Kate Middleton, për herë të parë në publik pas lajmit të shtatëzanisë!

Qëkur u bë publike shtatëzania e tretë e Dukeshës Middleton ajo nuk kishte dalë më në publik për arsye shëndetësore.

Ajo ka dalë për herë të parë e shoqëruar nga princ William e princ Harry gjatë një pritjeje në Buckingham Palace për Ditën Botërore të Shëndetit Mendor.

Dukesha ishte elegante e mahnitëse si gjithmonë, e veshur me një fustan të kaltër dantelle me mëngë të gjata dhe mbante në dorë clutch-in e saj klasik të zi.

Kate e kishte plotësuar paraqitjen me një make up natyral e flokët me onde. Trioja mbretërore, Kate, William dhe Harry kanë qëndruar në shoqërinë e të ftuarve nga organizatat e shëndetit mendor.

CLOSE
CLOSE
logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤