Kastro Zizo, Njeriu nuk jeton dot pa tradhtinë

kastro1

…dhe ata që nuk e bëjnë, janë njerëz pa fantazi, i quan Kastro Zizo. Megjithatë beson ende te martesa, që e quan zgjedhje por asesi zgjidhje, ose të paktën e mbështet. Divorci? Një dhimbje e pasiguri…Por gruaja duhet të dijë patjetër të gatuajë. Lexoni  sesi e percepton gruan në 21 pyetje këngëtari! 

 

1-         E mbani mend dashurinë e parë? Kur ka ndodhur? Ku është ajo?

Nëse mund të  quhet dashuri ka qenë  diku nga mosha 11 -12 vjeçare. Një gjë fëmijërore shumë e pastër dhe e dëlirë që  ta ‘bllokonte’  frymëmarrjen. Ajo sot është lumturisht e martuar, me  femijë dhe jeton diku në  një shtet të  planetit.

2-         Po të fundit, apo e para është edhe e fundit?

E fundit nuk di ku ndodhet momentalisht…Di që nuk është më.

3-         Çfarë kanë biondet që brunet s’e kanë?

Naivitetin dhe magnetizmin që shfaqin. Të  tërheqin në  moment,  por i harron shpejt. Brunet janë fatale pastaj…Dhimbjet qe jep apo merr nga ato të  mbesin  gjatë  në  shpirt.

4-         Kur dëgjoni është ‘një grua e mirë’ çfarë u vjen në mend? Një grua, e kuruar apo e duruar?

Natyrshëm më  vjen ‘e duruar’…

5-         Ç’do të thotë për një burrë “dashuria kalon nga stomaku?

Do të thotë qe ajo duhet të dijë  patjetër të  gatuajë. Nuk i dua femrat që  s’dinë…Gatimi është sexy

6-         Martesa, zgjedhje apo zgjidhje?

Zgjedhje se për zgjidhje s’duhet të  ishte krijuar fare. Prapë  unë e mbështes shumë.

7-         Tradhtia, pashmangshmëri e natyrshme apo devijim i paparashikueshëm?

E para. Njeriu nuk jeton dot pa tradhtinë. Ata që s’e bëjnë s’kanë  fantazi dhe bëjnë kot sikur janë të  dashuruar.

8-         Divorci, stacion apo ndërprerje e dhimbshme?

Të dyja…nuk është e lehtë  të  divorcohesh. Kur ke kohë  që  ndan çdo gjë me një njeri thyerja në  mes të  shkakton dhimbje dhe pasiguri të  mëdha…

9-         Kur dëgjoni fjalën ‘grua’, cili është asosacioni i parë: Ajo apo Nëna?

Nëna,  pa diskutim.

10-       Sikur gruaja të ishte një këngë, cila do të ishte ajo?

Folk jugu. J

11-       Dhurata e fundit që keni bërë për një grua?

Nuk e mbaj mend. Ka kohë  që  s’kam bërë.

12-       Aventura, ka emrin grua apo shkon përtej saj?

Sigurisht përtej…gruaja është e limituar dhe si një tullumbace shfryhet shpejt dhe nuk ke ç’t’i marrësh më.

13-       Kur i thoni një gruaje që e doni?

Kur e dua.

14-       Emma Bovary, heroinë apo viktimë? (Flober shkroi në hyrje të romanit të vet: ‘Zonja Bovari jam unë”. A je ti një ‘zonja Bovari?’)

Nuk e gjej shumë veten.

15-       Lady Macbeth, fatalitet apo shans në jetën e një burri? Ose e thënë ndryshe, Lady Macbeth ose gruaja që të shtyn drejt pushtetit apo suksesit absolut, çfarë i bën një burri?

E fundos …të paktën shpirtërisht.

 

16-       Po t’ju ndodhte të binit në dashuri me një prostitutë, do të vepronit si Richard Gere tek “Pretty Ëoman”? A do të braktisnit një biznes, karrierën, një betejë për një dashuri?

Nuk jam më  aq pasionant, jam më racional…s’e besoj se do e bëja.

17-       Më mirë një shef apo një shefe?

Të  dy,  s’e kam problem. Më mirë  një shef se të paktën nuk do  flirtoja.

18-       Bota ndryshohet para apo pas martese? Po një burrë?

Botës nuk i ndodh asgjë, një burri po. Ai kthehet në ketër.

19-       Çfarë konsideroni seksi te një grua?

Bythët.

20-       Nëse do t’i bënit një gruaje një pyetje të vetme, cila do të ishte?

Sa lekë  ke në  bankë?

21-       Mendoni se gratë bëjnë shumë pyetje?

Ndonjëherë kam njohur edhe gra që s’para flisnin…të prekura nga shurdhmemecëria!

Kastro

Arkiv MADAME MAPO

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

CLOSE
CLOSE
logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤