Karakteristikat e shenjave të horoskopit.

horoskopi-astrologji

DASHI
Keni shpirt lideri, jeni inatçor dhe veproni duke ndjekur instinktin.
Jeni plot pasione. Vdisni për mendime dhe iniciativa të reja.
Keni ndjenja, ndërgjegje dhe vendosmëri shumë të fortë po në marrëdhëniet personale duhet të bëni mirë llogaritë..
E keni zakon të mos e zgjasni fjalën, të prekni temën kryesore kjo ju bën të flisni hapur.
Prekeni shumë shpejt, dhe kur përgjigjeni mund të ofendoni bashkëbiseduesin..
Nuk duroni të keni askënd si padron në krye, preferoni më mirë një organizim personal, ose të paktën të jeni kryesuesi në një fushë të re. I bëni të tjerët të pranojnë ato që thoni, veproni si ndjeni dhe jeni të padurueshëm. Lini përshtypjen sikur shpejtoni përherë.
Megjithëse nxeheni shpejt nuk e mbani gjatë inatin.
Dëshironi drejtësi, liri dhe vendime personale.

Meshkujt e shenjës së Dashit në përgjithësi janë të çiltër, flasin hapur, liridashës, tipa që i dalin vetë për zot punës. Janë të hapur, të gëzuar, kurajoz dhe tipa të hedhur.
Megjithëse keni shumë besim te zgjuarsia juaj po humbisni shpesh për arsye se veproni me nxitim. Do të dilni më të fituar nëse për çdo gjë të prisni pak, të mendoni serish para se të merrni një vendim.
Jeni të drejtë. Ndonjëherë miqtë tuaj shqetësohen pasi thoni të vërtetën..
Shpesh herë mund të bini pre e zemërimit tuaj. Indinjimi që ndjeni është shumë shkatërrues.
Keni shoqëri dhe diskutim të pëlqyeshëm dhe jeni shumë të ndjeshëm. Nuk dini të mbani paranë pasi jeni dorëlëshuar. I keni zili të afërmit por nuk e shprehni hapur këtë ndjenjë.

Femrat e shenjës së Dashit ashtu si meshkujt janë krenare. Janë bashkëshorte ideale dhe i duan shumë femijët. Ato që nuk kanë pasur mundësi ti kenë deshirojnë tua japin fëmijëve të vet. Pasi bëhen me fëmijë fillojnë ta organizojnë çdo gjë sipas interesave të fëmijëve.

Të lindurit në shenjën e dashit janë të nxituar dhe e thonë çdo gjë si ta kenë në mendje, kjo mund që ti bëjë edhe agresivë dhe kokëfortë duke dashur të nxjerrë në pah mendimin e vet “Ky jam unë”
Kërkojnë të tregojnë se kush janë me sjelljet dhe veprat e tyre. Ndërsa për dëshirat dhe nevojat e tyre preferojnë të mos flasin po ti futen punës vetë.
E kanë të vështirë të kontrollojnë energjinë e tyre dhe për të është e rëndësishme të përqëndrohen në një temë të caktuar deri sa të dalë diçka tjetër më e rëndësishme ose tërheqëse.
Edhe zilia dhe egoizmi shfaqen në këtë shenjë, për ta është e rëndësishme të jenë të parët.
Për ta fama dhe respekti janë më të rëndësishme se pasuria e rahatia kështu që preferojnë poste të rëndësishme dhe karrierën, por shpesh hasin vështirësi. Kanë natyrë lideri por karakteri emocionant, veprimet agresive, nxitimet e panevojshme dëshirë për të qenë autoritar dhe besimi i tepruar në vetvete nuk i lë që ti përshtaten dhe të kenë marrëdhënie shumë të mira. Nëse nuk janë shumë me përvojë dhe të ndërgjegjshëm mund të bëjnë veprime të marra. Humbjet nuk i pranojnë dhe e rifillojnë një punë me më vendosmëri e me forca. Janë mjeshtra në gjetjen e rrugëzgjedhjeve të reja. Janë energjik dhe i japin gëzim jetës. nëse mundin ndjenjat e egoizmit, sillen më ngrohtë me, mendojnë e nuk nxitohen mund të jenë shumë më të suksesshëm.

DEMI 

Ju pëlqen ti bëjnë punët kur tju dojë qejfi. Janë shumë të duruar. Kur punët shkojnë si duhet janë të sjellshëm dhe përulen por nëse provokohen nevrikosen dhe është vështirë ti qetësosh. Veprojnë me plan, janë organizues dhe i mendojnë lëvizjet por nuk u jepet shumë për gjëra origjinale. Dëshirojnë të ecin në rrugë të sigurta të cilat i kanë provuar edhe të tjerë më parë. Në kohë të këqia ndryshojnë tiparin e të qënit të gatshëm e të durueshëm, bëhen inatçorë dhe të mërzitshëm. Influenca e Diellit në shenjën e Demit i bën të lindurit e kësaj shenje ti besojnë vetvetes dhe të jenë këmbëngulës. E pëlqejnë rehatinë dhe konfortin. Venusi në shenjë i bën që të jenë përkrahës të paqes dhe ju jep bukuri natyrale. ju pëlqejnë argëtimi, muzika, arti dhe librat e bukur. Jeni të durueshëm ndaj sprovave dhe tregoni interes ndaj vlerave materiale. Jeni në dijeni të fuqive të trupit tuaj, shumë të kujdesshëm me ato që posedoni dhe jeni të gjallërueshëm.

Për ju është shumë e rëndësishme të doni dhe të duheni, paraja për ju nuk është një synim por një nëvojë për të jetuar të lumtur. Jeni të dashur por dhe shumë inatçorë. Në të njëjtën kohë jeni edhe xhelozë, diçka ose dikë që e doni e shihni si pronën tuaj dhe nuk mund të duroni që të tërheqë vëmendjen e të tjerëve.

Dëshironi të kaloni jetë aktive dhe jeni të lidhur ngushtë pas shtëpisë. Vetëm në shtëpi mund të arrini qetësi shpirtërore. Por megjithatë i kini shumë qejf shëtitjet dhe argëtimin. Për arsye se jeni të lidhur pas pasurisë vetëm kur keni pasuri arrini të keni besim në vetvete. Nuk sëmureni shumë shpesh, keni rezistencë dhe shpeshherë një ushqim i shijshëm mjafton për tju bërë të lumtur. Shenja e Demit simbolizon vendosmëri dhe trajtim të jetës me vetëdije. Demi meqë është shenjë e elementit Tokë, njerëzit e kësaj shenje janë mjeshtra në konceptimin dhe vlerësimin e vlerave materiale. Për ta është e rëndësishme të shtien në dore diçka. Vlerat që kanë në të qenit praktik nuk diskutohen. Jetojnë anën praktike të jetës dhe anën shpirtërore kerkojnë atë që është e drejtë. Ju pëlqejnë lehtësirat, rehatia dhe fitimet në jetë. Argëtimi dhe rehatia janë të rëndësishëm për ta kështu që per të arritur këto bejnë të pamundurën edhe nëse kjo kërkon shumë punë dhe energji. Një fjalë e përshtatshme për ta do të ishte “Une kam”. Janë të famshëm për inatin e tyre. Nëse kanë arritur diçka që e kanë dëshiruar shumë bëjnë të pamundurën për ta mbrojtur atë, askush nuk mund ta tërheqë vëmendjen e tyre në diçka tjetër. Për këtë arsye dyshojnë tek të tjerët. Janë edhe imitues dhe pak të varur nga të tjerët, nuk ngurrojnë të imitojnë diçka që u ka pëlqyer. Ua dinë vlerën dhe dinë ti mbrojnë gjerat e vyera. Për ta është i rëndësishëm besimi edhe në anën materiale edhe në atë shpirtërore. Përpiqen ti ruajnë marrëdhëniet me sa të munden për sa kohë përfitojnë diçka nga to. Ngaqë janë të besueshëm me miqtë u pëlqen të merren me problemet e tyre. Ndjenjat dhe problemet e tyre sikur i ndjejnë dhe jetohen edhe nga ata vetë. Për arsye se janë tepër inatçore mund të hyjnë edhe në kriza inati. Kjo rrjedh nga nevoja për besim tek të tjerët. Kur e ndiejnë veten të pasigurtë bëhen pak të papërmbajtshëm dhe të pabesueshëm. Nëse martohen me një më të lartë se vetja mund ta ndiejnë veten të trishtuar dhe bëjnë kapricio. është shumë e vështirë të shpjegosh jetën shpirtërore të tyre. Për ta nuk është shumë e rendësishme të njohin vetveten. Një ndër vetitë e tyre intersante është se janë të aftë të bëjnë plane afatgjata që mund të zgjasin vite të tëra. Kanë sjellje autentike (origjinale) dhe është e vështirë ti ndryshosh. Ndër shenjat e horoskopit më të lumturit janë ata të shenjës së Demit, yjet gjithashtu i favorizojnë dhe u sjellin fat.

BINJAKET 

Shquheni si komunikues ndër shenjat e tjera të horoskopit. Bini në sy lehte për meritë të menjdjes së shpejtë, zgjuarsisë së mprehtë dhe aftësisë për të biseduar. Njerëzit e kësaj shenje punojnë në fusha që përfshijne gazetarinë, shprehje opinionesh fusha të cilat kërkojnë të shkruash e të nërrosh mendime ose ku ja diskutim. Jeni tipa që emocjonoheni shpejt, me mendje të gjalleruar dhe që nuk mposhteni lehtë. Përpiqeni të bëni çdo gjë ashtu si dini vetë. Nëse personat me të cilit keni të beni nuk durojnë e pranojnë pa kushte natyrën tuaj të ndryshueshme e pak a shumë me dy karaktere, do ta kenë të vështirë të merren vesh me ju. Jeni ekspertë në gjetjen e rrugëve të lira e pa shpenzime për transportim mallrash. Keni aftesinë të përdorni mir% dhe dorën e djadhtë dhe të majtën, jeni të shakthët dhe përshtateni lehtë, por mund të tendoseni më tepër se çduhet, jeni tepër kuriozë dhe arrini deri aty sa të harxhoni kot energjitë tuaja.

Ndër të metat më të medha të Binjakëve është karakteri i ndryshueshëm dhe të qenit të pabesueshëm. Favoret dhe mirësitë ju ndikojnë shumë. Keni aftësi të mëdha të menduari e reflektuari dhe ndiheni krenar me zgjuarsine tuaj dhe zgjuarsia në përgjithësi. Kur Dielli ndodhet në shenjën tuaj duket sikur fluturoni e nuk jeni me këmbe ne tokë por ashtu si Virgjëresha edhe ju ju pëlqejnë faktet, detajet e rëndesishme, për këtë arsye mund të bëheni një detektiv i mirë. Në këtë luan rol edhe afësia në konceptin e fjalëve të degjuara e të lexuara. Jeni nga ata që ua thonë te tjerëve ato që mësojnë vetë.Për ju ështe e vështirëntë ruani sekretet. Gjithashtu e keni qejf shumë edhe shkencën edhe jeni tipa që dëshironi tëmësoni e lexoni. Mund të bëni dy pune ne të njëjten kohë pa vështirësi. Keni fantazi të zhvilluar e cila mund tju ndihmojë por edhe mund tju prishë punë. Megjithatë mund të arrini në përfundime të vështira në të cilat jo shumëkush mund të arrijë me lehtësi të madhe. Në përgjithesi jeni njerëz zemermirë, me qëllime të mira e të kuptueshëm (tolerant). Jeni idealist e keni njdjenja e intuitë të fortë e cila ju udhëheq. Ju pëlqen të jeni të zëne e të merreni vazhdimisht ne dicka. Nuk i humbisni anjëherë ambiciet. Shumica e problemeve me të cilat pëballin burojën nga karakteri juaj i dëshirës për ndryshime dhe shumëllojshmëri. Ylli juaj, Mërkuri simbolizon zgjuarsinë dhe lëvizjen. Në sajë të zgjuarsisë suaj jetoni në rehati përherë. Jenj të lumtur, dialogues, me aftësi për humor me një fjalë tipa që nuk i mërzisni të tjerët. Kur filloni të flisni shumëkush nuk do tju ndërpriste fjalën e do të dëshirontë tju dëgjonte më tepër. Për këtë arsye mund të bëheni edhe një artist ose biznesmen i suksesshëm. Për sa kohë qe vini në punë zgjuarsinë tuaj të veçantë mund të arrini me sukses të bëni vepra të mëdha.

Jeni shumë te lëvizshëm, madje është e vështirë tju shihni vazhdimisht në një vend. Merziteni nga punët monotone. Shpeshëherë ankoheni se jeni të merzitur. Të lindurit e kësaj shenje mund të marohen 2-3 herë. I duan shumë fëmijët. Kur flasin me ta harrojnëmoshën dhe përshtaten moshës së fëmijëve. Si mashkulli dhe femra e shenjës së Binjakëve pelqejnë shumë udhëtimet. Jeni tipa shumë aktivë, te shkathët në përgjigje, të gëzueshëm, të zgjuar, komunikues e me humor të hollë, tila që nuk kuptohen lehtë.

GAFORRJA 

Hëna, më e shpejta e trupave qiellorë ushëheq të lindurit e shenjës së Gaforres. Kur Dielli ndodhet në shenjën e Gaforres, të lindurit e kësaj shenje bëhen të ndjeshëm, të ndryshueshëm dhe të turpshëm. Edhe nëse mundoheni ti fshihni ndjenjat tuaja jeni plot ndjenja, plot mirësi, të menduar dhe veprimet tolerante ju ndikojnë. Trembeni nga kritikat dhe vënia në lojë. Gjendja shpirtërore ndryshon shpesh. Megjithëse dukeni sikir keni besim në vetvete keni nevojë per mirëbesim e siguri. Ashtu si simbolizuesi i shenjës suaj gaforrja edhe ju keni një shtresë të ngurtë qê mbron e fsheh veten tuaj, ndjenjat tuaja dhe butësinë tuaj. Ju tërheqin vëmendjen temat mbinatyrale, misterioze, ju pëlqen astrologjia dhe ndodhitë misterioze në natyrë. Ju pëlqejnë edhe ato që kanë lidhje me detin. Ndikoheni lehtë jo vetëm nga njerëzit por nga cdo gjë rreth e qark jush. Ju pëlqen një strehë e rehatshme ku mund të prisni herë pas here derisa të rifitoni mësimin në vetvete. Mbani pranë vetes diçka për të pirë ose për të ngrënë në shtëpo ose në udhëtim. Jeni të dhënë pas ushqimeve. Mbase jenj njohur me profesione të ndryshme pasi jeni tipa të ndryshueshëm. Jeni të kujdesshëm e punëtorë. Punoni shumë dhe mundësisht e ruanj një pjesë te parasë. Memorjen e keni të fuqishme dhe nuk harroni lehtë një fjalë të mirë apo të keqe që ju është thënë. E doni vendin, shtëpinë dhe familjen tuaj. Keni respekt për fisin e paraardhësit tuaj. Shumë nga patriotët ose filluesit e pasurive të mëdha janë të kësaj shenje. Të lindurit e kësaj shenje janë gjithashtu të dhembsur dhe me qëllime të mira.

Megjithëse janë ëndërrimtarë dhe të ndjeshëm i administroni shumë mire paratë por nuk jeni dorështrënguar. Dilni përherë kundër padrejtësive. Megjithatë jeni mjaft tē mbyllur dhe kjo mund të kuptohet nga miqtë si mendjemadhësi e ftohtësi. Kujtoni mirë çdo gjë qe ju intereson por nuk i kushtoni asnjë rëndësi diçkaje që nuk ka lidhje me ju. Kur bëni pazare jeni të pavendosur. Nëse diçka ju pëlqen e merrni atë kur shkoni në shtëpi nuk jeni shumë të kënaqur. Në një gjendje të tillë mund ta bëni dhuratë atë çfare keni blerë.

Falë prezencës së Hënës në shenjën tuaj humori juaj do të përmirësohet dhe do të jeni më luftarak. Në çështjet e zemrës do të ndiheni në qëndër të vëmendjes

LUANI 

Kjo shenjë udhëhiqet nga Dielli, simboli juaj ështe krenaria ashtu si Luani. Jeni të sinqertë, e thoni hapur çdo gjë dhe jeni doredhënë. Urreni të merreni me vogëlsira dhe dëshironi të beni punë të mëdha. Të lindurit e kësaj shenje arrijnë ti kontrollojnë ndjenjat edhe dashuritë e tyre. Jeni të sinqertë në dëshirën tuaj përti sjellë lumturi në jetë atyre që doni, ia dini vlerën dashurisë që tregohet ndaj jush dhe kërkoni të përgjigjeni me të njejtën monedhë. Jeni lindur për tu bëre lider, prijë s, e ndjeni që juve ju përket të jeni në krye të ndonjë insitucjoni, të jeni në një vend me pozitë. Nuk i nënvlerësoni dëshirat tuaja për tu bëre drejtues. Por ndjenja juaj e krenarisë mund tu duket shumë kërcënuese dhe stresuese nga miqtë e tjerë. Mund të keni plot miq të cilët ju kanë zili për sjelljen tuaj të vendosur, te pavarur dhe ambicjoze. Nevrikoseni shumë shpejt. Por ashtu si Dashi edhe Shigjetari pajtoheni shpejt. Ju pëlqen të vini në pah bukurinë trupore që nuk ju mungon. Keni aftësi për shpikje, keni intuitë dhe ju pëlqen të merreni me sport dhe jeni energjik. Të qenit të sinqertë, dorëdhënë dhe natyra juaj e hapur do tju ndihmojë të ngjisni shkallët e suksesit. Nuk njihni perngesa, dhe ju kanë zili për energjinë tuaj. Urreni pabesinë dhe jeni pak mendjemadh. Nëse ju fyejnë ndryshoni menjëherë, nëse ju kanë prekur në sedër nuk nguroni ti thyeni zemren edhe më të afermve tuaj. Shpeshëherë mund të shpenzoni me shumë se çduhet por e dini mirë se po të përdorni pak trurin di te fitoni sërish para pa shunë vështirësi. Kërkoni gjatë dikë me të cilin mund tënlidheni dhe nëse me të vërtetë dashuroheni nuk doni tia dini për kënd tjetër. Dëshironi që njeriu që doni të jetë jo dosido por i vecantë.

Një shprehje e përshtatshme për të lindurit e shenjës së Luanit do të ishte “Unë dua (të kem)”. Për arsyen se duan të duken dhe të fitojnë fespekt tremben mos nuk mund tu përgjigjen pyetjeve të castit, për ta duhet që çdo gjë të ketë një zgjidhje, një përgjigje. U pëlqen të jenë në qëndër të vëmëndjes, të njihen e të duhen nga të tjerët dhe ia arrijnë qëllimit me të folurën dhe veprimet e tyre. Kur e kuptojnë që ja kanë arritur qëllimit kërkojnë edhe më tepër rrugë të tjera. Për të tërhequr vëmëndjen. Kanë aftësinë të marrin me mend karakterin e njerëzve të tjerë dhe kjo i dnihmon ata. Nëse kur merren me një problem, nuk arrijnë të gjejnë zgjidhje, pikërisht në ato momente arrijnë të gjejnë rrugedalje të tjera dhe i zgjidhin problemet me mjeshtëri. Mund ti quash me fat nga kjo anë. Nuk ngurojnë të harxhojnë paranë, kohën dhe dijet e tyre për të dashurit e tyre pa pritur asgjë si shpërblim për këtë. E ndiejnë veten shumë pranë gjinisë së kundërt, dhe nëse arrijnë të ballancojnë dashurinë e tyre, impulset natyrale mund të arrijnë në një lidhje të përshtatshme. Nëse nuk e arrijnë këtë do të dalin në pah dëshirat e tyre në mardhëniet dypalëshe dhe kjo do të jetë shkak për prishjen e lidhjes ose te jetëgjatësisë së vogël të saj. U besojnë shpejt të tjerëve. Në diskutim edhe dialogë nuk mund të durojnë dot që të tjerët ta “dredhin muhabetin”, ose të përsërisin fjalët, bie në sy të qenit i padurueshëm, kokëfortë emonocjonimi i tyre. Nëse nuk keni të njëjtat mendime me ta, kini kujdes, miqësia juaj nuk do të zhgjasë shumë. Vetëm nëse keni të njëjtat mendime me ta mund ti drejtoni ata. Mund të shtiren dhe të bëhen dramatikë me lehtësi por nëse shtiren gjate kjo gjendje mund të bëhet një realitet pë ta. Për ta është e rëndësishme rehatia nëse e ndiejnë që u prishet rehatia edhe e ndiejnë se janë nën presion mund të mos bëjnë si duhet punën që u takojnë por u besohet dicka përpiqen ta bëjnë atë sa më mirë.

Mundohuni që të qëndroni sa më pranë familjes tuaj. Hëna dhe Urani janë në pozicion jo të favorshëm dhe do tu bëjnë nervoz, e më të çrregullt se zakonisht. Do të qartësoni një keqkuptim të vjetër.

PESHORJA

Karakteristikat që bashkojnë të lindurit e shenjës së Peshores.
Jashtëzakonisht të fortë përsa i përket sensit të drejtësisë dhe respektit ndaj kërkesave e të drejtave të tjetrit. Përdorin diplomacinë, taktin e mirësjelljen për të zbuluar përfeksionin tek të tjerët. Frika se mos gabojnë është një nga difektet karakteristike të kësaj shenje: çdo veprim i tyre është gjithmonë i kontrolluar nga një mendje “gjykatës i rreptë”, por edhe gjithmonë i gatshëm për të tjerët, sidomos me ata që ka pranë, por me kusht që hapësira e vet “e shenjtë” të respektohet.

Do të jenë të shumtë planetët që do t’i keni në pozicion të favorshëm: Plutoni dhe Neptuni për shembull do t’ju propozojnë raste të mira për të jetuar në mënyrë kreative. Saturni do t’ju mbajë nga larg nën vëzhgim deri në ditët e para të qershorit dhe vetëm në muajt në vazhdim do të zërë një pozicion të qëndrueshëm karshi jush. Jupiteri, nga ana tjetër, do të jetë në pozicion të favorshëm deri në fund të gushtit, më pas influenca e tij do të dobësohet. Urani do t’u bëjë shoqëri deri në muajin mars, periudhë në të cilën do të fillojë të spostohet drejt shenjës së Peshqve. Në pjesën e parë të vitit do të keni influencën më të mirë që do të dëshironit, me ndonjë ulje-ngritje të parëndësishme; janari do të jetë një muaj mjaft i këndshëm për fushën e dashurisë; shkurti do të shënojë kënaqësi të shumta në punë; marsi do të jetë i lodhshëm për punën, por argëtues për dashurinë. Ndërmjet prillit e majit kontaktet personale do të jenë herë të besueshme e të sigurta, herë mosbesuese e të pasigurta. Në qershor, përkundrazi, nuk do ta vrisni shumë mendjen, do të jeni në humor të mirë dhe konstruktiv, do të keni dëshirë të njihni fusha të reja kulturore, të udhëtoni, të njihni njerëz të rinj, dhe veçanërisht në dashuri do të bëni shumë plane që do të mund t’i realizoni. Pas kësaj periudhe do të mbërrijë Saturni i cili do sjellë në jetën tuaj një notë më serioze, duke evidentuar detyrime dhe përgjegjësi që do t’ju ngarkohen. Humori juaj i mirë do të vazhdojë deri në korrik, më pas do të zbehet ca për shkak të ndonjë problemi në familje, në punë e në dashuri. Dielli do të kthehet të shkëlqejë në gusht, por ndërmjet shtatorit e tetorit, Dielli, Venusi dhe Mërkuri do të kalojnë në shenjën tuaj, duke formuar kombinime të pakëndshme me Saturnin, gjë që mund të sjellë ndonjë ngatërresë në familje, në raportet me të tjerët e me partnerin tuaj. Kini kujdes me shpenzimet që do t’ju duhet të përballoni në fund të vitit, e mos e anashkaloni shëndetin. Nëntori do t’ju kthejë gjallërinë dhe jeta do të bëhet më e këndshme, ndërsa në dhjetor ndonjë e papritur mund t’ju shqetësojë e do t’ju duhet t’i bëni ballë pa u trembur.

AKREPI

Karakteristikat që bashkojnë të lindurit e shenjës së Akrepit.
Janë të vetëdijshëm se zotërojnë një cilësi të madhe, domethënë nuk dorëzohen dhe arrijnë t’i zgjidhin gjërat edhe kur pësojnë zhgënjime të mëdha. Ushtrojnë një lloj tërheqjeje tek njerëzit që i rrethojnë, falë inteligjencës së tyre të kthjellët e depërtuese. Janë shumë të rezervuar dhe nuk pranojnë kritika ose ndërhyrje në jetën e tyre private. Në punë kanë nevojë për stimuj të fortë që e bëjnë ta jetojë problemin (që duhet zgjidhur) si një sfidë e vazhdueshme. Kjo i lejon të nxjerrin në pah aftësitë me të cilat janë të pajisur.

Të reja pozitive në qiellin e këtij viti: Urani është duke e mbyllur aspektin e vet dominues në shenjë; ndërmjet marsit dhe shtatorit ky planet do të shfaqet në shenjën e Peshqve, duke premtuar raste të reja pozitive për progresin tuaj personal, këto premtime do të jenë mjaft të qarta në vijim të vitit. Edhe Saturni do të ndryshojë pozicion, deri në ditët e para të qershorit, duke formuar një trekëndësh pozitiv: kështu që do të fillojë për ju një fazë evolutive gjatë së cilës do të keni mundësi të gjeni një shpirt të shkëlqyer konstruktiv falë të cilit do të keni ndryshime të rëndësishme. Jupiteri, në fund të gushtit, nuk do të ndikojë më negativisht mbi ju, duke i lënë rrugën një fillimi të ri të mbarë në të gjitha fushat, por veçanërisht në planin ekonomik e profesional. Neptuni do të jetë planeti i vetëm i cili do të mbajë të pandryshueshëm pozicionin që ka zënë prej kohësh, duke bërë që të pësoni ndryshime të rëndësishme si në jetën tuaj të përditshme ashtu edhe në mënyrën tuaj të të jetuarit. Nga mesi i qershorit deri në mesin e dhjetorit mund të keni besim në influencën e Marsit i cili do t’u japë shumë energji dhe forcë. Influencat më pozitive do të jenë të përqëndruara në pjesën e dytë të vitit. Në janar ju këshillohet më shumë kujdes sepse mund të ketë ndryshime të papritura si për shëndetin, për situatën financiare apo edhe për dashurinë. Edhe në muajin maj deri në mesin e qershorit do të jetë mirë të bëni kujdes, ndërkohë që me ardhjen e verës qielli juaj do të fillojë të kthjellohet dhe korriku, në veçanti, do të jetë i mbarë për të bërë projekte në dashuri, për të programuar udhëtime, për të marrë iniciativa të reja në punë. Muajt në vazhdim do të jenë të shkëlqyer, me një formë të mirë fizike, energji të dukshme, përparësi në çdo rrethanë pa qenë nevoja të stresoheni. Ndërmjet gjysmës së tetorit dhe gjysmës së nëntorit do të jetoni periudhën më të rëndësishme të vitit, sepse Venusi dhe Mërkuri në shenjën tuaj, në pozitë të mirë me Marsin, Jupiterin e Saturnin, do t’ju dhurojnë emocione të forta në dashuri dhe të ardhura të kënaqshme në fushën financiare.

SHIGJETARI

Karakteristikat që bashkojnë të lindurit e shenjës së Shigjetarit.
Natyrë e shoqërueshme, spontane e bujare (shumë të sigurtë në vete) nuk kanë frikë të marrin iniciativa ambicioze. Besojnë në idealet e tyre dhe janë koherentë, duke e mbajtur ambientin që i rrethon të gjallëruar dhe humanisht pozitiv. Optimistë nga natyra, arrijnë të mbajnë të qëndrueshëm situatat kolektive duke i përballuar me ndershmëri e diplomaci. Në punë janë gjithmonë “në vijën e parë”, përherë dinamikë, të gatshëm të shfrytëzojnë suksesin për të arritur pozicione prestigjioze, të cilat i synojnë.

Shenja juaj do të jetë e interesuar nga lëvizjet e ndryshme planetare, përjashtim bën planeti Pluton, i cili tranzit në shenjën tuaj do t’i interesojë vetëm të lindurve nga data 9 deri në 13 dhjetor, ndërsa Neptuni, akoma në kënd me shenjën tuaj, do ta mbajë të hapur mendjen tuaj ndaj ideve e projekteve të reja. Të shohim pra se ç’do të ndryshojë. Urani, ndërmjet marsit e shtatorit do t’ju rrijë pranë, sidomos nëse keni lindur në dhjetëditëshin e tretë. Jupiteri, përkundrazi do të jetë shumë bujar deri në fund të gushtit, vetëm në periudhën në vazhdim do të spostohet në një pozicion më pak të drejtëpërdrejtë me ju. Pra, fati do të jetë me ju në pjesën e parë të vitit. Janari dhe shkurti do të jenë muajt më intensivë e të pasur me të reja, me Venusin e Marsin në shenjë, që do t’i bashkohen Plutonit e do të formojnë lidhje harmonike me Jupiterin, Uranin e Neptunin. Evenimentet më të rëndësishme do të jenë pikërisht në këtë periudhë e të gjithë do të ndihen të gëzuar, qoftë për sferën afektive ashtu edhe për atë praktike, sidomos për të lindurit e mesit të dhjetorit. Gjysma e dytë e vitit do të jetë e karakterizuar nga një klimë e trazuar, për faj të Marsit që, nga mesi i qershorit deri në mes të dhjetorit do të ndihet jo harmonik në shenjë. Ruani kontrollin e reagimeve tuaja, pa e lëshuar veten që t’ju rrëmbejë puna. Kujdes edhe shëndetin, evitoni pakujdesitë e çdo lloji. Në gjysmën e dytë të qershorit do të ketë të reja të paparashikuara për të lindurt e nëntorit, por vera do të ofrojë raste të mira për të lindurit e dhjetorit. Në nëntor do të jetë një klimë mjaft e shqetësuar, me tensione, ndryshime në jetën afektive dhe në fushën e miqësisë. Duhet të bëni kujdes gjatë udhëtimeve apo nëse praktikoni sport ose ndonjë aktivitet me rrezik.

BRICJAPI 

Karakteristikat që bashkojnë të lindurit e shenjës së Bricjapit.
Guximi e besimi në ato që bëjnë, i lejojnë atyre të kapërcejnë çdo pengesë që paraqitet në rrugën që ata përshkojnë. I përballojnë situatat me një logjikë të ftohtë dhe llogari të bëra mirë; nuk e vënë kurrë në rrezik sigurinë me zgjedhje të nxituara ose impulsive. Janë të brishtë emocionalisht edhe pse në dukje mund të duken të ftohtë. Mbrohen gjithmonë duke u nisur nga logjika e arsyetimi. Stabiliteti ekonomik është një platformë për t’u ndier të sigurtë e për të bërë llogaritë për strategjitë në të ardhmen. Dëshirojnë të punojnë në mënyrë autonome, pa u mbështetur në ndihmën e askujt dhe janë gjykatës të rreptë edhe të vetvetes. Nuk e pranojnë debulesën, parregullsinë, papërgjegjshmërinë dhe budallallëkun.

Planetët nuk do ta ndryshojnë pozicionin e tyre, përveç Uranit, i cili ndërmjet muajve mars e shtator do të shfaqet në shenjën e Peshqve, harmonik në shenjën tuaj, duke u larguar nga Ujori. Nëse keni lindur në dhjetor, një rilindje në të gjitha aspektet parashikohet për ju në një të ardhme të afërt. Të rejat më të rëndësishme do t’i sjellë Saturni dhe Jupiteri; Saturni në ditët e para të qershorit do të hyjë në shenjën e Gaforres, përkundrejt shenjës tuaj, dhe kjo gjë do të sjellë për ju një fazë mjaft impenjative, sepse do t’ju duhet të analizoni në thellësi gjithçka keni bërë deri në këtë moment. Keni nevojë për një përkujdesje dhe forcë shpirtërore të madhe, sepse provat që do t’ju vërë përpara Saturni janë gjithmonë të vështira; duhet të keni ndershmërinë dhe forcën për të pranuar se çfarë jeni në gjendje të përballoni dhe çfarë jo. Nga fundi i gushtit do t’ju afrohet Jupiteri, i cili do të formojë një trekëndësh të bukur, dhe gjithçka do të jetë më në fund në favorin tuaj; do të keni progrese të reja, aprovime dhe sukses, megjithë punën e madhe që duhet të bëni për t’i arritur. Këto do të jenë më të ndjeshme për të lindurit e dhjetëditëshit të parë e të dytë. Ndërmjet muajve shkurt dhe prill kalimi i Mërkurit, Venusit e Marsit në shenjë do ta gjallërojnë jetën tuaj, duke i bërë këta muaj më të gjallët e vitit. Kjo do të jetë periudha e duhur gjatë së cilës do të do të bëni projekte për sferën e dashurisë dhe për jetën tuaj të përditshme. Nga mesi i qershorit deri në mes të dhjetorit, Marsi në shenjën e Peshqve do t’ju ndihmojë t’i kaloni me lehtësi vështirësitë e nxjerra nga Saturni. Përveç kësaj, do të ndjeni se keni gadishmërinë e duhur për të përfituar nga rastet me fat që ju propozon Jupiteri. Nga fundi i gushtit deri në mesin e shtatorit do të jetë periudha më interesante e verës, shumë me fat në projektet dashurore. Korriku, përkundrazi mund të jetë më pak i këndshëm sepse si humori, si forma fizike do të jenë të kushtëzuara nga ndodhi të papëlqyeshme. Në dhjetor, Venusi në shenjën tuaj do të formojë një trekëndësh me Jupiterin dhe Mërkurin, por do të jenë në opozitë me Saturnin: në dashuri kjo periudhë do të jetë mëse impenjative, sidomos nëse keni lindur në dhjetëditëshin e dytë, prandaj kini kujdes sepse edhe sektori financiar dhe ai praktik në përgjithësi, do të kërkojnë impenjim të madh nga ana juaj. Nëse keni lindur në dhjetëditëshin e dytë, përkudrazi, do t’ju paraqiten raste të shkëlqyera për të realizuar dhe kënaqur dëshirat tuaja, si në fushën e dashurisë ashtu edhe në atë praktike.

UJORI 

Karakteristikat që bashkojnë të lindurit e shenjës së Ujorit.
Janë gjenialë në çdo fushë; e shohin krijimtarinë e tyre me aq përpikmëri sa të tjerëve u duken të të paarritshëm. Përgjithësisht duan të rrinë vetëm, i respektojnë të drejtat dhe detyrat e miqësisë, megjithatë preferojnë të jenë të rezervuar. Ndjekin idealet fisnike dhe janë të gatshmën të shpëtojnë botën. Gratë: në dashuri duan të jenë vigjilente në gjithçka që i rrethon; nuk i shpëton asgjë nga sjellja e qëndrimi i njeriut që kanë pranë.

Nëse keni lindur në dhjetëditëshin e dytë, duhet të dini që Neptuni do të fillojë të interesohet për ju, duke favorizuar ndryshime të thella brenda jush, por kini kujdes e mos flutoroni pas ëndrrave e projekteve utopike. Urani do ta lërë shenjën tuaj dhe ndërmjet marsit e shtatorit do të hyjë në shenjën e Peshqve; pra është në fazën e përfundimit të një periudhe të gjatë që ju ka sjellë jo pak surpriza e që, këto shtatë vitet e fundit, ka shënuar mjaft ndryshime të rëndësishme në jetën tuaj. Plutoni do të qëndrojë pingul mbi shenjë edhe për shumë kohë, ndërsa Saturni do të jetë i pranishëm deri në ditët e para të qershorit. Këta dy planetë do të stimulojnë tek ju kreativitetin dhe durimin e nevojshëm për t’i kthyer idealet tuaja në realitet, dhe kjo do të jetë e vërtetë veçanërisht për të lindurit e shkurtit. Jupiteri, ende në kontrast me ju deri në fund të gushtit, do të vendoset më pas në pozicion neutral; kjo do të thotë që në tetë muajt e parë të vitit ambiciet tuaja mund të bllokohen për shkak të ndërhyrjeve nga jashtë të kontrollit tuaj apo nga persona të tretë. Duke patur parasysh këtë, jini të kujdesshëm për 15 ditët e para të janarit, por sidomos në maj, kur marsi në shenjë kundër Jupiterit, bashkohet me Neptunin dhe mund t’ju shtyjë të rrezikoni më shumë seç duhet. Pranvera do të jetë jo e favorshme përsa i përket kontakteve sociale, studimit, udhëtimeve, pra duhet të jeni maksimalisht vigjilentë në çështjet ligjore e fiskale, sidomos nga prilli deri në mes të qershorit. Në vazhdim gjërat do të fillojnë të rrjedhin më natyrshëm dhe në mënyrë më të këndshme, në dashuri, në lidhje shoqërore, miqësore dhe familjare, sidomos periudha nga mesi i qershorit deri në ditët e para të korrikut do të jetë mjaft e bukur dhe e këndshme. Nëse keni lindur në dhjetëditëshin e tretë, gushti do t’ju gjejë duke tentuar aventura e pasione të shumta. Me mbarimin e verës do t’i ktheheni përsëri interesave tuaja, pa i hapur vetes telashe të kota. Por periudha më e mirë për ju do të jetë nga fundi i shtatorit deri në mesin e tetorit. Javën e fundit e dhjetorit, Venusi në shenjë do t’ua bëjë të gëzueshme periudhën festive. Në datën 30 dhjetor Urani do të dalë përfundimisht nga shenja juaj, kështu që mund të bëni një bilanc të ndryshimeve që ky planet ka sjellë këtë vit për ju, e sigurisht do t’i jeni mirënjohës.

PESHQIT 

Karakteristikat që bashkojnë të lindurit e shenjës së Peshqve.
Evidente është inteligjenca e dallueshme dhe e përshtatshme me çdolloj situate, gjë që i lejon t’i përballojnë me lehtësi çdo vështirësi që u del në jetë. Bujarë, të disponueshëm e të ndjeshëm në lidhje me të tjerët, por jo gjithmonë i besojnë këshillat që ata vetë ua japin të tjerëve. Tepër të ndjeshëm dhe tepër emotivë arrijnë të kombinohen mirë me të lindurit e shenjës së Virgjëreshës, Bricjapit dhe Demit. Femrat e kësaj shenje shprehin një sens të mirë të ritmit e muzikalitetit.

Ky do të jetë për ju një vit me plot të reja. Urani është duke e lënë shenjën e Akuariumit dhe nga mesi i marsit deri në mesin e shtatorit do të bëjë një parakalim të shpejtë, duke ju mbështetur në çdo moment. Urani, për të lindurit e shkurtit, do të mund t’ju ndryshojë jetën. Të lindurit e dhjetëditëshit të tretë e dinë se do të kenë një fillimviti mëse impenjativ, për shkak të pozicionit të Saturnit, por që duke filluar nga ditët e para të qershorit gjërat do të përmirësohen ndjeshëm, sepse Saturni do të formojë një trekëndësh të bukur. Të lindurve të shkurtit dhe atyre të ditëve të para të marsit, Saturni do t’i ofrojë mbështetje dhe këshilla, gjëra të cilat do të kenë me të vërtetë nevojë. Marsi, nga ana e tij, do t’ju mbështesë nga mesi i qershorit deri në mesin e dhjetorit, duke ju pajisur me një energji të madhe dhe me një dëshirë të madhe për të vepruar, por megjithatë ju duhet të jeni të reflektueshëm në maksimum. Ju, që keni lindur në shkurt kini parasysh që: Marsi në shenjën e Peshqve në pjesën e dytë të qershorit, do të bashkohet me Uranin, në kënd do të ketë edhe Saturnin, dhe kjo do të jetë periudha më e mirë për të realizuar qëllime të rëndësishme, ndërsa në korrik Marsi dhe Urani do të formojnë një trekëndësh me Venusin, duke vënë në plan të parë dashurinë, duke organizuar takime ose edhe ndonjë “goditje rrufeje”. Edhe një kombinim tjetër do të formohet në muajin gusht, ndërmjet Marsit e Saturnit, kombinim që do të përsëritet edhe në muajin nëntor, dhe kjo do të mbajë lart shanset tuaja, imazhin tuaj profesional, objektivat tuaja. Jupiteri në fund të gushtit do të vendoset kundër Uranit, ndërsa në shtator e nëntor, kundër Marsit. Kjo do të thotë që këto periudha do të jenë mjaft të shpërndara dhe të lodhshme, prandaj kujdes. Kuadrati që do të formohet në nëntor, me Marsin, Plutonin, Venusin dhe Mërkurin, do të influencojë si në jetën praktike ashtu edhe në atë sentimentale. Për këtë, duhet të tregoheni të kujdesshëm në shpenzime dhe në dashuri, nëse nuk doni të keni komplikime. Viti 2017 do të mbyllet për ju me një ngjarje të rëndësishme: Urani do të hyjë përfundimisht në shenjën tuaj më 30 dhjetor, duke ju premtuar që surprizat më të mëdha duhen pritur edhe pak.

loading...
No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤