Karakteristikat e nxehta të tri shenjave të zjarrta të horoskopit…

auto_couple-laughing-e14201653437161486246107

Akrepi

Zotërues i seksit! Nuk ka dyshim. Nëse ndonjëherë keni pasur lidhje me Akrepat, atëherë e dini që ata kanë forcë të papërballueshme të joshjes. Madje edhe akrepat më pak të bukur kanë forcën të theksuar manipulimi të cilën e shfrytëzojnë për t’i detyruar të tjerët të bëjnë atë që ata donë.

Po qe se ju konsiderojnë partner ideal, me siguri do t’ju bëjnë për vete. Shpesh në dashuri mund të zgjedhin tipa të papërshtatshëm dhe mund të përfundojnë në një dashuri tragjike. Bashkë me joshjen e fuqishme, pjesëtarët e kësaj shenje janë jashtëzakonisht miq besnikë, heronj të mëdhenj dhe të besueshëm në punë.

Akrepat kanë një shpirt të thellë si oqeani dhe vetëm shumë pak të privilegjuar mund ta njohin atë. Ata kanë dëshirë të njihen me njerëz të veçantë të shkathët dhe të bukur.

Luani

Pjesëtarët e kësaj shenje i njohin të gjitha vendet interesante në qytet. Nëse dëshironi të kënaqeni duke u argëtuar, kërkoni një Luan dhe nuk do të zhgënjeheni… Do t’ju lënë pa kokë me gjërat të cilat do t’i bëjnë për ju dhe do t’ju bëjnë për veten tërë jetën. Shumicës së njerëzve kjo masë e kujdesit u është vendimtare për të rënë në dashuri.

Përveç kësaj, ata çdo gjë e bëjnë më mirë se të tjerët, ndërkaq juve ju takon që t’u sajoni sfida. Adhurimi joshës dhe seksi me shpejtësi plumbi, janë pikat më të forta të Luanit drejt qëllimit. Siç edhe thuhet shpesh … një fillim i mirë është gjysma e betejës.

Arma më e fuqishme e Luanëve është buzëqeshja e tyre, e cila ndonjëherë mjafton që të përfundoni me të në shtrat.

Gaforrja

Arma sekrete e Gaforreve nuk është buzëqeshje, por humori. Përveç kësaj, personat e kësaj shenje janë shumë emocionalë dhe kurrë nuk do të harrojnë përvjetorin tuaj, ditëlindjen apo ndonjë datë tjetër të rëndësishme.

Dobësi u është gjendja shpirtërore e ndryshueshme, për ç‘shkak ndonjëherë do të keni ndjenjën që do t’ju bëjë të përfundoni në çmendinë. Admirojnë lojërat seksuale dhe fantazitë dhe nuk ngurrojnë të jenë pak të vrazhdët, nëse ju kërkoni nga ai.

Është e njohur që Gaforret janë me fantazi gjatë aktit seksual. Kreativiteti i tyre manifestohet në mënyrë spontane kur gjejnë një partner me një sens ‘loje’ gjate seksit. Nëse dëshironi që ta bëni për vete personin e shenjës së Gaforres, lirisht qani para tij, nuk duhet të ndiheni keq, sepse ata ndihen shumë mirë kur ju ngushëllojnë.

loading...
No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤