Juli Xhokaxhi; Të ngasësh me instinkte

View Gallery
2 Photos
Juli Xhokaxhi; Të ngasësh me instinkte
juli-4

Juli Xhokaxhi; Të ngasësh me instinkte
juli-1

 

I ka hyrë në punë në momente të vështira kur ka sprovuar veten si drejtuese e  përgjegjshme. Sepse ajo e di që si në gazetari ashtu edhe në vozitje instinkti është i rëndësishëm.

 Vozitjen  e nisi si një eksperiment. Për të minimizuar dëmet vendosi ta  ngasë makinën buzë detit. Por shpejt u ndje e sigurt dhe doli në rrugë automobilistike.” Le të themi, që ngisja në mënyrë instiktive. Vetëm me marsh të parë” – kujton  gazetarja. Ishte viti  2000  kontakti i parë me makinën, por me licencën e drejtuesit të automjetit u pajis dy vite më vonë, vetëm pasi përfundoi kursen e rregullt.

Sot pas  17 vitesh e konsideron veten shofere të zonjën, kjo falë edhe instinktit.  “Kam instinkt të mirë dhe kam manovruar mirë në momente të vështira” – zbulon Juli.  Aventurën e vozitjes e nisi me një Opel Corsa dhe gjatë kësaj kohe ka ndërruar vetëm tri makina.  Dëshira për të pasur një makinë më të mirë është gjithmonë, por nuk e kam obsesion. Më pëlqejnë të mëdhatë. Kanë hapësirë, sidomos për të udhëtuar, të japin siguri më shumë në rrugë. Më shumë më tërheqin klasikët, por edhe sportiveve nuk u them jo. Vetëm se sportivet është më vështirë t’i mbash”- rrëfen.

Sapo ngjitesh në makinën e saj, një Peugeot 308,  vëren një rruzare të pasqyra, të cilën e mban si fatsjellëse, një ndihmë ekstra mbi instinktet dhe përvojën në timon. Ndërsa lajmet në radio janë një zakon i pashmangshëm, që  shoqërohen edhe me muzikë më pas. Përpos zakoneve që i quan të mira, rrëfen se i ka edhe ca të këqija, si tymosja e cigareve brenda në makinë apo të shkruarit mesazhe në telefon ndërsa nget.

Kur vjen puna te mjeshtëria e instinkteve në betejën e  madhe gjinore në timon, Juli Xhokaxhi nuk mendon se meshkujt janë më të zot në timon. “ Shpesh më duhet t’u hap rrugë meshkujve, që nuk janë në gjendje të manovrojnë siç duhet në rrugë të ngushta. Por e pranoj që ka edhe femra, që nuk dinë të lëvizin në rrugë”.

Por këto episode nuk e nervozojnë më. “Jam e qetë në përgjithësi. Por ndodh edhe të shaj nëpër dhëmbë, kur shoh si hyjnë , ose si bllokojnë rrugën”. E qetë është edhe në përballje me policët rrugorë. “Kam kuptuar një gjë; nëse i përshëndet me një buzëqeshje dhe përgjigjesh qetë, edhe ata sillen me dashamirësi”.

Në rrugën e përsosjes së shqisave të ngarjes së automjeteve kujton edhe episode qesharakë

“Ishte një rast, kur makina më tregonte diçka në gjermanisht me dritë të kuqe dhe jepte sinjal zanor alarmi. I telefonova teknikut të Peugeot-së dhe i tregova ç’po ndodhte dhe përgjigja e tij ishte “Ul frenat e dorës!””.

Por nuk ka pasur vetëm ndodhi që i kujton me të qeshura. “Episod i  frikshëm ka qenë kur më thyen pasqyrën rrugës për Greqi…dhe halli më i madh ishte të merreshe vesh njerëzisht me dy djem, që sikurse thanë, nëse do isha burrë do të më vrisnin. Po erdhi policia dhe u ndamë në paqe. Nervozizmi i momentit këtu te ne rezulton fatal ndonjëherë.  Megjithëse ishin djem të mirë, thjesht reagonin keq”.

Në udhëtimet e gjata që i pëlqejnë, por edhe e lodhin i pëlqen të ecë shpejt e ta shijojë shpejtësinë, sidomos kur në makinë nuk ka pasagjerë vecc vetes.

“Eci shpejt, dëgjoj çfarë muzike të dua, etj. Është një lloj lirie. Kur jam me njerëzit e shtëpisë,  kam pak ankth. Jam shumë e kujdesshme. Me shoqërinë është lezetshëm, por më lodhin bisedat në timon”.

Udhëtimin më të gjatë mbi timon e ka bërë deri në Lefkadha të Greqisë. “Më pëlqen të ngas makinën jashtë vendit. Ka rregulla të tjera. Dhe shumë më tepër siguri. Është i lezetshëm edhe përdorimi i GPS-it. Duket sikur ke një kujdestare në makinë”.

Sapo e ndez motorin e makinës  ndjen tingullin që ka liria, ajo në timon. “Më duket se një moment shkëputem nga gjithçka. Sidomos kur kam udhëtuar darkave vonë dhe vetëm. Rruga bosh të jep një ndjesi çlirimi dhe adrenaline”, përfundon Juli, që si në gazetari ashtu edhe në vozitje do i besojë gjithnjë instinkteve.

 

 

SKEDA TEKNIKE

Emri: Juli Xhokaxhi

Patenta: Viti 2000

Makina e parë: Opel Corsa

Makina aktuale: Peugeot 308

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤