Jonida Shehu: Të ngremë zërin e muzikës së shpirtit

View Gallery
6 Photos
Jonida Shehu: Të ngremë zërin e muzikës së shpirtit
jonida-shehu1

Jonida Shehu: Të ngremë zërin e muzikës së shpirtit
jonida shehu

Jonida Shehu: Të ngremë zërin e muzikës së shpirtit
jonida shehu

Jonida Shehu: Të ngremë zërin e muzikës së shpirtit
jonida shehu

Jonida Shehu: Të ngremë zërin e muzikës së shpirtit
jonida shehu

Jonida Shehu: Të ngremë zërin e muzikës së shpirtit
jonida shehu

Soirée është programi më i ri në Top Channel i Jonida Shehut. Ajo rikthehet me një emision që vjen ndryshe dhe na fton për të kaluar një mbrëmje të qetë para ekranit me muzikë dhe shoqëri të mirë. Çdo të mërkurë në orën 22:00 ju bën një ftesë për të mos e humbur. Për gazetën Mapo, ajo thotë se ideja për realizimin e një programi të tillë ka qenë e vjetër, por është bërë e re pas takimit me drejtorin e Top Channel, Ben Blushi. “Qëllimi është të mbledhësh një herë në javë, pavarësisht nga preteksti, njerëz të dashur”, thotë ajo.

Jonida, rikthimi në ekran vjen në një emision mbrëmjeje. Përse kjo zgjedhje, e kujt ishte ideja?

Ishte një ide e vjetër, por që u bë e re me zhvillimin e ngjarjeve dhe pas takimit me Ben Blushin. Kam shije të mirë nga mbrëmja me eksperiencat e mëparshme dhe mendova që duhet ta provoja sërish.

‘Soiree’ të fton për t’u qetësuar pas një dite të lodhshme. Ky është qëllimi kryesor?

Qëllimi është të mbledhësh një herë në javë, pavarësisht nga preteksti, njerëz të dashur. E rëndësishme është që të gjithë të rehatohen, të miqësohen me njëri-tjetrin, të harrojnë që janë në TV dhe të dëgjojnë muzikë e të bisedojnë me njëri-tjetrin dhe me mua. Atmosfera është shumë e rëndësishme, dhe mua më pëlqen të mbledh njerëz në mbrëmje të tilla dhe do të kisha shkuar me qejf edhe nëse do isha e ftuat.

Si kanë qenë reagimet e para për emisionin? A jeni brenda pritshmërive?

Më mirë se ç’prisja. Njerëzit çuditërisht kanë kuptuar atë që është më e rëndësishmja për ne: që është diçka ndryshe në TV dhe shija është shumë e mirë.

Beteja e ekraneve është gjithmonë e më e ashpër. Ju mendoni se jeni vendosur në një fashë orari më komode?

Nuk ka fasha komode në TV, çdo fashë ka sfidat e saj. Unë mendoj si për vete që në orën 22:00 jam gati të fokusohem në ekran dhe të mos më shpërqendrojë asgjë. Ndërkohë që besoj që projektet televizive realizohen me qetësinë sikur ta shihje vetë në ekran, dhe nëse arrin të realizosh atë që mendoje dhe ty të pëlqen edhe njerëzit do ta shohin (kuptohet ata njerëz qe ti ke pasur në mendje kur ke krijuar programin).

Muzika është pjesë e pandashme e jetës sonë. Megjithatë thuhet se gjithmonë e më pak njerëz kanë muzikë në shpirtin e tyre. A ndani këtë mendim?

Joo, mendoj që të gjithë njerëzit kanë muzikë dhe shumë muzikë në shpirtin e tyre, por mbase nuk arrijnë të dëgjojnë muzikën e tyre dhe të të tjerëve. Thjesht kësaj muzike i duhet ngritur zëri. Ne duam të ngremë zërin e muzikës së shpirtit të njerëzve.

Nëse do i hidhni një vështrim gazetarisë televizive shqiptare, çfarë do kritikonit dhe çfarë do vlerësonit?

Nuk marr përsipër të analizoj, por mua do më pëlqente të shihja më shumë terren, njerëz më të vërtetë, dhe nuk më pëlqen fare që jemi në epokën kur bëhet TV për të dalë në portale apo thjesht për të shitur reklamë.

Thuhet se të gjithë njerëzit mendojnë në shumicën dërrmuese të kohës për të ardhmen. Ju ku e shihni veten pas pak vitesh?

Unë s’mendoj shumë për të ardhmen, në kohët dhe vendin ku jetojmë s’kemi luksin të bëjmë projeksione afatgjata. E shoh në Shqipëri duke u përpjekur të bëj gjëra të vogla dhe të mëdha. Nëse do të jetë kështu do të isha shumë e lumtur.

loading...
No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤