Jonida Lloha: Në kontakt me çdo gjë me anë të komunikimit..

Jonida Lloha, ish-nxënëse e Liceut Artistik të Tiranës, nisi të luante muzikë në Violonçel që në moshën 6-vjeçare. Zgjodhi pikërisht muzikën sepse e ka pasion artin, është rritur në një familje ku arti ishte gjithnjë i pranishëm. Mamaja e saj, një pedagoge violine në Liceun Artistik të Tiranës dhe gjyshi i saj, muzikolog. Dëshira e saj ishte të studionte Violonçel pasi ka një tingull shumë melodioz dhe të ndjerë, shprehet Jonida. Sipas saj Violonçeli do të mbetet një instrument unik dhe një eksperiencë e bukur e jetës së saj. Për të, 14 vite të arta në muzikë do të mbeten të paharrueshme, çdo ditë është ushqyer, edukuar dhe e rritur me art, krijime miqësish që ende vazhdon t’i ketë dhe kujtime të paharrueshme.

“Të bësh art është diçka që jo të gjithë dinë ta bëjnë dhe të jesh artist, është fjala më e bukur që mund ta identifikojë atë”. Gjatë kohës sime në Liceun Artistik kam marrë pjesë në koncerte të ndryshme, në konkurse dhe master class-e nga çelistë të ndryshëm ku jam vlerësuar me shumë çmime të para”, – shprehet Jonida.

Tashmë ajo zgjodhi ta ndryshonte pak drejtimin e studimeve të saj. Aktualisht ajo ka filluar studimet në Universitetin Europian të Tiranës në degën Komunikim-Multimedia. Këtë degë studimi Jonida e ka zgjedhur nga dëshira dhe pasioni që ka për të qenë në kontakt të vazhdueshëm me komunikimin dhe me njerëzit.

Ëndërr e saj është që në të ardhmen të jetë pjesë e televizioneve dhe mediave dhe sipas saj ajo ka bërë zgjedhjen e duhur për ta bërë ëndrrën realitet.

“Aktualisht studioj për Komunikim – Multimedia dhe arsyeja se përse zgjodha këtë degë studimi është sepse gjithmonë më ka pëlqyer të jem në kontakt me çdo gjë me anë të komunikimit” –shprehet Jonida.

Përse pikërisht Universitetin Europian të Tiranës? Për këtë Jonida Lloha shprehet se është ndër universitetet më prestigjioze dhe me pedagogë të kualifikuar.

“Dëshira ime më e madhe është të jem pjesë e Televizionit e të Mediave, kështu që besoj se kam bërë zgjedhjen e duhur për të bërë ëndrrën time realitet duke zgjedhur UET-in. Një universitet i cili të jep pa fund mundësi zgjedhjesh ku ti mund ta njohësh më shumë veten dhe aftësitë ku ti priresh”.

Ajo ka patur eksperienca si prezantuese dhe koordinatore në disa projekte të ndryshme. Kjo ka qenë arsyeja që e ka shtyrë më shumë për të qenë pjesë e UET dhe pikërisht degën e studimit Komunikim-Multimedia për t’u përballur më shumë me komunikimin. Dua ta arrij atë që dua, jam e sigurt që falë aftësive dhe komunikimit të mirë që unë kam do ta arrij, por sigurisht që jam dhe e bindur që Universiteti Europian i Tiranës është vërtet prestigjioz dhe mbështetës.

Jonida shprehet se “Universiteti Europian i Tiranës të ndihmon dhe të mbështet në rrugën drejt së ardhmes”. Plot vizion dhe pasion Jona shprehet se po punon fort për të arritur ëndrrën e saj që është moderimi në televizion. “Do punoj fort për ta arritur këtë dhe jam e sigurt që me mbështetjen e UET dhe me mundësitë e panumërta që të ofrohen do e realizoj këtë dëshirë”, – përfundon Jonida.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤