Jam rregulluar 7 ditë sipas këshillave të gjyshes sime: Kam mbetur e shokuar! Provojeni

gjyshe-grandma-prind

Nëpër shekuj ideali i bukurisë femrore ka ndryshuar, por është konstante dëshira e çdo gruaje të bëhet e bukur dhe e rregulluar. Rregullimi ka evoluar nëpër shekuj kur bëhet fjalë për kozmetikë dhe preparate, por fakti është se gratë edhe me gjëra shumë më të thjeshta kanë qenë të bukura. Viktoria Murkhaus ka tentuar t’i përdorë disa këshilla që i ka mësuar në shkollën e bukurisë gjyshja e saj rreth gjysmës së shekullit të kaluar, ashtuqë lexoni nëse koha i ka shkelur.

Kurrë nuk e harroj se si gjyshes sime nga babai i vinte era e sapunit të verdhë, marka e të cilit nuk më kujtohet dhe se në të tetëdhjetat e saj i theksonte sytë e saj me hije të kaltërt dhe gjithmonë ka mbajtë kapele. Mirëpo, kur bëhet fjalë për gjyshen nga mamaja, kujtimet për të janë të zymta dhe të kota. Nuk më kujtohet si e ka lyer buzëkuqin as që i vinte erë e “Chanel 5” kur më përqafonte.

Gjyshja ime nga mamaja ka vdekur kur kam pasur pesë vjet dhe kurrë as që kam menduar që do të zbuloj diçka për rutinat e saj kur bëhet fjalë për bukurinë, si p. sh. që ka lyer fytyrën me vazelinë para fjetjes – kurse tani e kam librin e saj të rregullimit dhe bukurisë të viteve të pesëdhjeta, nga i cili ka mësuar kur para martesës ka vijuar shkollën e kozmetikës në New York.

Kopertinat e saj po shpërbëhen, skajeve të fletëve dhe në ato të zbrazëta ka shumë mbishkrime të zverdhura, të cilët kam tentuar t’i deshifroj, kurse këto janë këshillat më interesante nga shekulli i kaluar të cilat dua t’i ndajë me ju.

Mësimi 1: Krehja e flokëve

Më duket se po e bëj këtë tërë jetën gabim. Libri thotë se më parë duhet me pjesën e jashtme të brushës të preket kupa e kokës, pastaj me pjesën tjetër të brushës të preket lëkura e kokës, duke shtypur, deri sa ta përshkoni e tërë gjatësinë e flokëve. Duhet ti krehni flokët para larjes me shampon “që të hequr pluhurin dhe papastërtitë, si dhe nga lëkura e kokës shtresat yndyrore dhe ndotjet”. Mendoja se kjo është e kotë dhe humbje kohe, por kuptova se krehja e tillë në fakt është një mini-masazh.

Mësimi 2: Shamponimi

Karakteristikat e shamponimit apo larjes së suksesshme? “Sapun i mirë, ujë i mirë dhe teknika e mirë”. Më është dashur t’i lexoj faqet për atë se çka mund të bëjë një “sapun-shampon” i përshtatshëm rreth 17 herë dhe akoma jamë e hutuar. E vetmja që më ka mbetur është se viteve të pesëdhjeta sapuni me vaj ulliri është konsideruar si më i miri për flokët dhe lëkurën, dhe nuk kam mund të gjejë asnjë rresht të vetëm për vlerën e balsamit, e as për atë se si rigjenerohen flokët e dëmtuara. Mospërdorimi i balsamit më duket si torturë. Këtë e kam bërë në mënyrën time.

Mësimi 3: Shpëlarje me vezë

Sigurisht e dini trukun e vjetër ‘bëjeni vetë’ se larja e flokëve me vezë i jep shkëlqim flokëve. I tërë kapitulli i kushtohet shpëlarjes së flokëve me vezë, e cila gjoja është përdorur për revitalizimin e flokëve të thata, të keqngjyrosura. Maska përbëhej nga përzierja e të bardhës dhe të verdhës së vezës bashkë dhe aplikimi i saj në flokë. Vezët janë të shtrenjta, kurse unë jam kokëfortë (si gjyshja) dhe këtë e tejkalova.

Mësimi 4: Lyerja me llak e thonjve

“Thonjtë e lyer me llak të shkëlqyer të gjatë, të mprehtë në gishtat e gjërë, të ngjeshur apo dorën e shkurtër duken si kthetrra”.

Ky është një libër i vrazhdë nga bukuria. Unë kam thonjë neoni-vjollcë, kurse libri më thotë se thonjtë natyral janë më atraktiv në formë bajame, ashtuqë në vend të kësaj, thonjtë e mi i ngjyrosa me llak ngjyrë rozë të errët. E mërzitshme, por s’ka lidhje. (Të shkruhet në regjistër: gjyshja ime gjithmonë ka pasur thonjë të gjatë, të fortë.)

Mësimi 5: Aplikimi i skuqësit, pardon buzëkuqit

Jo skuqës por – buzëkuq. Kjo është e njëjta gjë, por ne ndjekim rregullat. Si ta zgjedhë nuancën më të mirë të ngjyrës për lëkurën time, libri më thotë ta shtypë lëkurën në pjesën e pasme të kyçit deri sa të bëhet e kuqe. Çfarëdo lloj ngjyre që merr lëkura ime, duhet të përdorë të kuqen – pardon buzëkuq – në nuancë të njejtë. E vrazhdë, por efikase: nuanca është rozë e errët dhe më është thënë që skuqësin ta aplikoj në formë të zgjëruar të gjysmëhënës nga pjesët e plota të faqeve nga mesi i syve edhe atë me gishtin e dytë afër të voglit. Përfundimi? Ngjyra e skuqësit çuditërisht më ka pëlqyer. Mirëpo proçesi është pa lidhje.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

CLOSE
CLOSE
logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤