Jala, perla e Jugut të Shqipërisë

Edhe pse me çmime disi të kripura dhe me një shtrirje jo shumë të madhe, Jala mbetet një prej destinacioneve të preferuara turistike për shumë shqiptarë dhe të huaj.

Uji i detit Jon në këtë plazh jo shumë larg Dhërmiut është i kulluar dhe bluja mahnitëse të merr sytë në këtë peizazh tipik mesdhetar.

Për ata që nuk duan të kalojnë vetëm një ditë pushimi duke u rrezatuar dhe kriposur, apo duke provuar specialitetet e gatimeve të detit, ka edhe varacione kulturore.

Pasi që nga Kalaja e Ali Pashës në Porto Palermo, e deri te fshtarët e vjetër të Dhërmiut, Vunoit, Borshit e Himarës, zona është e mbushur me dëshmi të kohës, si kisha, manastire, rrënoja fortifikimesh e kështjella.

Dhe mund të kryhen ecje apo pedalime mahnitëse me biçikleta nëpër kodrate e malet e thepisur të zonës, nga ku mund të shijohet një pamje mahnitëse në horizont përtej detit.

Përveç shtëpive dhe hoteleve, zona ka edhe disa kampingje me çadra, ku çmimet janë më të lira./Mapo

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

CLOSE
CLOSE
logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤