“Jackie”, një portret psikologjik i Zonjës së Parë

auto_14798464207551481975845

Në filmin e tij psikologjik “Jackie”, regjisori kilian Pablo Larrain pikturon një portret impresionist të zonjës së parë Jackie Kennedy në ditët e para pas vrasjes së bashkëshortit të saj John Kennedy më 22 nëntor.

Filmi bazohet në gojëdhëna, në ngjarje të raportuara në gazetat e kohës, por edhe materiale arkivore. Ai përbën më shumë një përpjekje të kinematografisë për të nxjerrë në pah kompleksitetin e personalitetit të zonjës së parë, sesa të dokumentojë vrasjen e presidentit John F. Kennedy.

Regjisori Pablo Larrain, përdor tragjedinë për të nxjerrë në pah kompleksitetin e figurës së Jackiet. Ai ndërton fytyrat e ndryshme të saj, atë të ikonës së modës, bashkëshortes, nënës, gruas me shijen e veçantë në dekorimin e Shtëpisë së Bardhë dhe vejushës të fshehur pas trashëgimisë së bashkëshortit të saj.

“Ka shumë gjëra që ne dimë prej burimesh të ndryshme dhe i sollëm në film. Ka shumë të tjera që nuk i dimë dhe i krijuam, ndaj ky është një film dhe jo dokumentar”, –thotë regjisori Pablo Larrain gjatë një interviste për “Zërin e Amerikës”.

Skenaristi Noah Oppenheim thotë se ai i portretizoi personalitetet e ndryshme të Jacqueline Kennedy-t bazuar në materiale arkivore, por edhe në atë që ai vetë mban mend.

Fituesja e Oscarit, Natalie Portman, ofron me mjeshtëri një interpretim të zonjës së parë enigmatike, shpesh të ndrojtur, e në raste të tjera, dinake, ambicioze dhe të inatosur. Filmi “Jackie” ngjan më shumë me një dramë psikologjike sesa një biografi. Kujtimet e saj mbi “Camelotin”, variantin e idealizuar të administratës së Presidentit John F. Kennedy, risjellin momente të lumtura, por dhe një anë të errët të çiftit ku tradhtia bashkëshortore dhe presioni politik lustroheshin prej stilit, pasurisë dhe ambicies.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤