Ivanka Trump: Hillary Clinton e re në Shtëpinë e Bardhë?

ivanka

Pyetja se Kush është Ivanka e ka ndjekur atë qysh prej fillimit të sagës Trump. A është ajo një demokrate Manhatani që mbart barrën ideologjike të republikanëve vetëm për të mbështetur të atin? A është ajo një feministe e fshehtë që po planifikon të shprishë instinktet më të këqija të seksistit të njohur në Shtëpinë e Bardhë, një ambientaliste e fshehtë që punon për të shpëtuar botën nga ngrohja globale? A ka ajo një axhendë krejt të vetën dhe nëse po, cila është?

Qysh kur Ivanka Trump foli në Konventën Kombëtare të Republikanëve, njerëzit kanë qenë të hutuar. Duke u shfaqur e hatashme në një prej veshjeve të saj dalluese (ajo shpejt do të postojë tweet se si të “përftosh look-un”), e bija e miliarderit të njohur seksist e rrëmbeu skenën, në një natë të nxehtë në Cleveland, ndërsa foli rreth grave që punojnë dhe nevojave të tyre. Trazimi menjëherë krijoi sëmbime në sallën e konventës, ku duartrokitjet ishin të sjellshme, por të përmbajtura.

Pamja në shumë portrete dukej sikur thoshte: “A mos vallë e dëgjova të thoshte “kujdes i përballueshëm për fëmijët?” Kur e lanë të hyjë këtë demokraten feministe? Mbylleni diku! Pyetja se Kush është Ivanka e ka ndjekur atë qysh prej fillimit të sagës Trump. A është ajo një demokrate Manhatani që mbart barrën ideologjike të republikanëve vetëm për të mbështetur të atin? A është ajo një feministe e fshehtë që po planifikon të shprishë instinktet më të këqija të seksistit të njohur në Shtëpinë e Bardhë, një ambientaliste e fshehtë që punon për të shpëtuar botën nga ngrohja globale? A ka ajo një axhendë krejt të vetën dhe nëse po, cila është?

ivanka-trump-fjalimi

Njëqind ditë pas administratës Trump, Ivanka mbetet një kod. Tingëllon e njohur?

Ajo është gjithashtu një pushtet pa portofol në Shtëpinë e Bardhë, teksa punon pas skene në një sërë çështjesh të ditës, nga politika e jashtme te tregtia. Ajo është aq e bindur te mirësia e saj, saqë është e pavëmendshme ndaj sfidave etike. Ajo madje ka nisur fondacionin e saj dhe po kërkon donatorë të huaj. Pas njëqind ditëve, përgjigja se Kush është Ivanka, është e qartë: Thuajse gjithçka rreth politikave apo stilit të saj politik është diçka që e kemi parë më përpara. Në fakt, kohët e fundit. Le të shohim ngjashmëritë e habitshme të saj me Hillary Clinton!

Siguron mbulim për Seksizimin. Ivanka nuk është e martuar me një gruar serial. Nuk ke pse i mbyll brenda bijat e tua kur sheh Jared Kushnerin duke ardhur. Por ashtu si Hillary me Billin gruar, Ivanka shërben t’i bëjë– për të sajuar një eufemizëm –të afërmit e saj presidencialë, të sfiduar nga feministet, më të pëlqyeshëm për gratë. Dhe mes një farë segmenti të popullsisë femërore, të cilat kanë qenë të neveritura nga regjistrimi i Billy Bushit, premisa dhe prania e Ivankës ka sinjalizuar se i ati nuk ka dashur të thotë, fjalëpërfjalshëm, se do i kapë gratë nga p*çka.

Pushtet pa kufij në Shtëpinë e Bardhë. Në Krahun Perëndimor, Ivanka është bërë shpejt një qendër e pushtetit në Shtëpinë e Bardhë. Trumpi ka thënë se e bija e ndihmon me çështjet e grave, por detyra e saj nuk ka kufij.

ivanka-trump

Në pjesën më të madhe të presidencave në Shtëpinë e Bardhë, bashkëshortet figuronin diku në grafikun e menaxhimit, por kur Hillary u shfaq stafit të Shtëpisë së Bardhë iu desh të përballej me interesin e fortë të të afërmit të pazgjedhur në çdo çështje. Ivanka mund të mos jetë në atë nivel ende, por duket se nuk ka kufij për çështjet me të cilat merret. Dhe ajo ka atë sasi kohe përballë me presidentin si askush tjetër.

E nisur nga Baza e Tretë falë Burrit të saj. E mbani mend kur Hillary Rodham Clinton i kujtoi të gjithëve se nuk ishte aty, në krah të burrit, për të pjekur biskota?! Ajo ia ka dalë vetë, madje edhe duke përfshirë “Rodham”, të paktën derisa Arkansasi prapanik bëri të ditur në kutitë e votimit se nuk e pëlqente këtë. E megjithatë, ruajtja e mbiemrit të vajzërisë nuk do ta fshinte se ajo ishte në Shtëpinë e Bardhë dhe në të gjitha politikat, falë martesës. Në mënyrë të ngjashme Ivanka –që me siguri nuk do e ndërrojë mbiemrin –shpesh ka nënkuptuar se e ka fituar vetë perandorinë e saj të biznesit dhe tani, qëndrimin politik, falë punës së saj të madhe sipas modës së vjetër. Ajo madje ka ndërtuar një markë dhe po shkruan një libër duke e identifikuar veten, siç e vendos ajo #womenwhowork (#graqëpunojnë).

Ndihmë grave të varfra të shesin sa më shumë shporta. Këtë javë, në Gjermani, Ivanka foli në emër të fuqizimit sipërmarrës të grave në të gjithë botën. “Statistikat dhe rezultatet tregojnë se kur investon te gratë dhe vajzat është në dobi të ekonomive të zhvilluara dhe atyre në zhvillim” ka thënë ajo në një intervistë. “Gratë janë një burim i pamasë i pashfrytëzuar, me shumë rëndësi për rritjen e të gjitha vendeve”. Një fjalim i tillë është cut-and-paste, i miratuar nga Davos, zgjidhje me bazë tregu për pabarazitë gjinore i synimit të dallueshëm dhe arritjes së sekretares së shtetit Hillary Clinton. Ajo madje krijoi një ambasadore për gratë dhe vajzat, Melanne Verveer, që kaloi katër vite duke i rënë rreth e qark planetit për të shtyrë liderët ndërkombëtarë të ftonin më shumë gra në ekonomitë e tyre. Hillary promovoi fuqizimin ekonomik në vend të përdorte podiumin për të folur kundër mizogjinisë tradicionale e të legalizuar në vende si Arabia Saudite, ku dolën se banonin shumë donatorë të Fondacionit Clinton. Ngjashëm, Ivanka duhet ende të shtojë peshë për të luftuar seksizimin e jashtëzakonshëm të arabëve në Gji, ku ajo ka përparuar një sërë projekte Trump.

Në kërkim të Donacioneve të Huaja për një Fond Privat. Këtë javë në Gjermani, Ivanka zbuloi se kishte nisur të zhvillonte një “fond masiv” në përfitim të sipërmarrëseve femra nëpër botë. Si një stazh global, fondi do të sigurojë kapitalin farë për sipërmarrje të vogla e të mesme, të cilat kualifikohen. Dhe po mbështetet te donatorët e huaj. Kanadezë, gjermanë dhe disa vende të Lindjes së Mesme janë angazhuar, siç kanë bërë edhe disa korporata, i ka thënë një burim Axiosit, që nxori dhe historinë.

Një fajkua neokonservatore. Ditën pasi presidenti Trump hodhi 59 predha në një bazë ajrore siriane, i vëllai i Ivankës, Ericu, i tha një gazete britanike se ishte “i sigurt” se ajo e kish shtyrë të atin drejt sulmit. “Ivanka është mamaja e tre fëmijëve dhe ka ndikim. Jam i sigurt, se ajo i ka thënë: “Dëgjo, kjo është çështje e tmerrshme”, ka thënë ai. Në një konferencë, Sekretari për Shtyp i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer, nuk e ka pohuar as e ka mohuar atë ide, por ka thënë se nuk “ka dyshim” që ajo ka pasur peshë në të.

E sfiduar në etikë. Gabimet etike të Hillaryt, nga Whitewater te Fondacioni Clinton kanë qenë të mirënjohura, por të zbërthesh ato ngatërresa është amatore krahasuar me “moçalin etik” ku Ivanka e gjen veten si një këshilltare në Shtëpinë e Bardhë dhe një grua me një biznes shumëkombësh të vetin. Tani, si një punonjëse federale që punon pa një rrogë, ajo po mban një aksion në hotelin Washtingon të trumpëve, shërbimet me pesë yje të të cilit janë parë nga personalitetet e huaja dhe stafet e tyre si një biletë për të fituar favore nga Trump. Por, për një punonjës federal është vepër penale të marrë pjesë në çështje ku ka interes financiar. Nuk është e qartë se si dhe nëse ajo mund ta ndajë veten nga linja e saj e veshjeve dhe bizhuterive. Qysh prej tweet-it të kompanisë së saj-për të cilin më pas u penduan- se si ta blinin byzylykun që ajo mbante në TV disa ditë pas zgjedhjeve, ajo ka reshtur së bëri marketing të pacipë. Por ajo është ulur në mbledhje me liderë kinezë e japonezë ndërsa kompania e saj po mbyllte marrëveshje biznesi me këto vende.

Një kod. Ashtu si Hillary, ka diçka të panjohur dhe të mistershme rreth Ivankës, mbase për shkak se të dyja gratë janë në pozicione të shtrembëruara në mbështetje të burrave, sjellja e të cilëve me gratë ka qenë tejet e qortueshme, në rastet më të mira dhe në rastet më të këqija, e paligjshme. Si Hillary, Ivanka është thellësisht dhe në mënyrë të panatyrshme, e kujdesshme. Ka shkruar se ka zhvilluar një guaskë të fortë pasi duroi turpërimin e divorcit të prindërve në Nju Jorkun e infektuar nga paparacët dhe të çmendur nga tabloidët.

Në publik, fytyra e saj është e lëmuar, ende maskë, dhe nuk është fotografuar kurrë me flokë të shpupuritur (ndryshe nga Hillary) apo me gojën të hapur në mes të fjalimit. Dhe ashtu si Hillary, që mbështetej te ndihmat e vajosura të sharmit të saj personal dhe dëgjesave publike për të baraspeshuar mosbesimin me pozicionin e saj vetëmbrojtës, Ivanka përdor një profil Instagram, mbushur me foto të angazhimit të saj në detyrat e nënës dhe bashkëshortes për të bllokuar realitetet e jetës së saj shumë të pushtetshme. Vetëm koha do ta tregojë nëse, si me Hillaryn, t’i bësh rezistencë dëshirës së pashmangshme të publikut për ta çarë atë mburojë bëhet një mani.

(*Marrë nga Newsweek )

CLOSE
CLOSE
logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤