Isida Mollaymeri; Dancing in my car  

 

3isida

Balerina e njohur rrëfen një tjetër talent…Atë të vozitjes. E bën aq mirë sa duket sikur vallëzon. Ecën shtruar, me kujdes, ruan qetësinë, kontrollon shpejtësinë …Me pak fjalë me duart  e saj në timon të gjithë që e njohin ndjehen të sigurt. Aq sa duket sikur ka aktivizuar pilotin automatik, kjo për shkak se aq e shtrirë sa rri sedilja e saj, bëhet thuajse e padukshme për sytë e të tjerëve. Këto e të tjera, Isida i rrëfen në këtë intervistë .

Foto:Florion Goga/Mapo Image

 

Kur ke mësuar ta ngasësh makinën?

Makinën e kam marrë që ditën që mbusha 18 vjeç. E adhuroja ndaj mezi prisja ta merrja.

A ka qenë i vështirë fillimi ?

Jo aspak e vështirë , e kisha shume qejf, kështu që çdo gjë ishte shume e thjeshte për mua, pasi isha e vëmendshme dhe mezi prisja ta mësoja…

Po patentën kur e more?

E mora që me provimin e parë.

A e përkufizon veten shofere të mirë?

Të gjithë ata që kanë hipur në makinë me mua si në rrugë të shkurtra,  ashtu edhe në ato shumë të gjata, thonë se  unë jam një shofere shumë e mirë dhe shumë e kujdesshme dhe e ftohtë  në makinë…

A mendon se meshkujt kanë të drejtë kur thonë se femrat janë të rrezikshme në timon?

Meshkujt thjesht nuk janë të aftë të mendojnë çfarë ka poshtë hundës së tyre dhe të pranojnë qe ka femra që mund të bëjnë gjera shumë të mira, duke përfshirë edhe të jenë shofere shumë të zonjat. Statistikat tregojnë se aksidentet më të shumta me makinë bëhen nga meshkujt. Jo se zotësia e shoferit matet nga numri i aksidenteve, por meshkujt i bëjnë aksidentet nga vetëkënaqësia, shpejtësia, i japin në gjendje të dehur, etj. Nuk dua te përgjithësoj, sepse ka si meshkuj ashtu edhe femra që janë shofere shumë të mirë, ashtu siç ka edhe femra e meshkuj që dështojnë në këtë drejtim. Nuk mund t’i futim të gjithë në një thes. Aftësia është çështje individuale dhe jo çështje gjinie.isid1

Kur e ke blerë makinën e parë dhe ç’markë ishte?

Makina ime e parë ka qene një Nissan Micra. Ishte e vogël, me 4 dyer, katrore, e kuqe si nga jashtë dhe nga brenda (sediljet). Ngjante si makinë kukullash… Makina e dytë ishte  një Renault Clio, blu me 4 dyer.

Po makina aktuale çfarë modeli është?

Makina aktuale është makina ime e preferuar; BMW seria 1, e zezë me 4 dyer.

A i ndryshon shpesh makinat?

Jo nuk i ndryshoj. Me makinën aktuale jemi bashkë prej 6 vjetësh.

Sportivet, klasiket, të mëdha, të vogla…cilat makina të pëlqejnë më shumë?

Më pëlqejnë vetëm BMW. Këtë markë e kam shumë qejf dhe tani vetëm këtë Range Evouge, por sportivet më shumë edhe pse tani pikërisht kam dëshirë ta ndërroj me një pak më të lartë… më fuoristradë do të thosha.isid2

A  Mban ndonjë hajmali, apo lodër pelushi?

Jo, thjesht te leva e marshit mbaj një varg rruazash që i kam dhuratë nga një njeri i veçantë për mua. Gjithashtu një medaljon ku është gdhendur fjala Zot, të cilin e kam dhuratë  nga një mikeshë e imja, të cilën e konsideroj si motër…

Çfarë muzike preferon të dëgjosh, të përzgjedhur apo të rastësishme nga radioja?

Varet si të jem me humorin. Zakonisht dëgjoj muzikën që kam në telefon, por ndonjëherë dhe radion. Gjithmonë me volum të lartë.

A të pëlqejnë udhëtimet e gjata?

Po më pëlqejnë shumë, e shijoj makinën pafund kur bëj udhëtime të gjata… Makina më jep pushtet, është pavarësi, ndjehem shumë e lumtur kur i jap makinës…idis4

Kur nervozohesh më shumë gjatë ngarjes?

Nuk nervozohem kur jam në makinë, ndjehem shumë rehat, madje as në trafik nuk mërzitem. Ata qe më njohin habiten të gjithë që unë nuk nervozohem në  trafik, por unë në fakt e kam anti- stres makinën, ndaj jam shumë rehat në timon…

A ke pasur ndonjëherë konfrontime në trafik?

Jo, në përgjithësi jo. Vetëm ndonjëherë kur dikush bën si i shkathët dhe do të parakalojë pa lidhje… Aty më vjen pak inat dhe them me vete: “Po këtij (këtë në përgjithësi e bëjnë meshkujt) i duket vetja më i zgjuar sesa ne të tjerët që po presim në radhë që futet kështu ?” Por në përgjithësi jo, jam rehat. Madje jam shumë e sjellshme me kalimtarët dhe biçikletat.

Po me policët rrugorë si i ke punët?

I kam ose shumë mirë , ose shumë keq. Gjithmonë në ekstreme. Madje me dikë jam zënë aq shumë sa më mori dhe patentën. Më acaron pafund ndonjë polic që as vetë nuk e di mirë rregulloren dhe bën si kompetent duke folur me fjalë të mëdha. Sigurisht që kështu nuk janë të gjithë, ë, të kuptohemi! Unë i respektoj policët e rregullt dhe korrektë.isida5

Mban mend ndonjë episod qesharak apo edhe të frikshëm duke ngarë makinën?

Në një rast, isha rrugës për në Prishtinë duke ecur me shpejtësi 220 km/orë dhe në një moment me rrëshqiti makina. E kam parë veten shumë keq… Fati që ishte rruga e gjitha e imja,  që jam shumë e ftohtë në timon e nuk më kap paniku dhe arrita ta kaloj me sukses. Që atëherë nuk e ngas kurrë më shpejt makinën.

Një rast tjetër ishte kur u zura me policin që më ndaloi në orën 4 të mëngjesit. Pyetja e tij e parë ishte: “E kujt është makina?” Unë iu përgjigja: “E komshiut ” E dyta: “Do bësh test për alkool!”, Ndërkohë që unë i thashë tri herë që nuk pi alkool , ai mu përgjigj shëmtuar: “Po pra, nuk pike ti alkool! Kujt do t’ia hedhësh ti?!” Unë u nervozova aq sa pranova ta bëja testin dhe i kam fryrë aq shumë sa më dhembi koka. Kur testi rezultoi negativ, i thashë policit: “Je kaq i pazoti të kuptosh një njeri esëll dhe një të dehur siç kisha miqtë mbrapa. Nuk arrin dot të bësh dallimin. Megjithatë, nuk po ofendohem nga ti, por ti ke nevoje të aftësohesh”. Dhe të qeshurat tona nuk pushonin…isida7

Të pëlqen shpejtësia kur nget apo më ngadalë më e sigurt?

Shpejtësia me pëlqen shumë dhe shpesh , kur kam qenë vetëm në makinë, i kam dhënë shumë shpejt, madje edhe në Qafën e Llogorasë e ngisja  shpejt. Por që kur e kam parë veten keq një herë rrugës për në Prishtine, nuk bëj më gafa të tilla, maksimumi 140 km/orë…

Kush janë pasagjerët e tu të preferuar ?

Të gjithë i kam të preferuar se nuk me bezdisin duke qene se janë rehat me mua në timon… Të vetmen bezdi që kane ata është se pas meje në makine nuk ulet dot njeri tjetër, sepse e mbaj sediljen shumë të larguar nga timoni dhe të shtrirë. Miqtë e mi thonë se makina ime duket sikur ecën vete (pa shofer) kur e shikon nga jashtë sepse unë jam si e shtrirë.isida8

 

Skeda teknike

Emri: Isida Mollaymeri

Patenta:18 vjeç

Makina e parë: Nissan Micra.

Makina aktuale: BMW seria 1, e zezë me 4 dyer.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

CLOSE
CLOSE
logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤