Irena Kita: Moda nuk e njeh fjalën “kurrë”

Një fashion blogger si ajo e di mirë ç ‘thotë, ndaj nuk nxiton me deklaratat që nisin me “kurrë” kur bëhet fjalë për veshje…E bukura e një fashionista-je qëndron te të eksperimentuarit. Ashtu siç bën edhe Irena me veshjet që poston në blog-un e saj në internet. Zbuloni sekretet e një avokateje me stil…


IMG_1472

Çfarë nuk do vishje kurrë?

Kurrë është një fjalë që në modë nuk pranohet, kështu që i qëndroj shprehjes “Kurrë mos thuaj Kurrë!”.

Çfarë nuk mungon kurrë në çantën tënde?

Janë gjithmonë prezent parfumi, buzëkuqe të ndryshëm, karamele, çamçakëz dhe axhenda me stilolapsin.

Buzëkuqi i të gjitha kohërave?

I kuqi pa diskutim.

Ke një aksesor fatsjellës?

Jo për momentin. Kur studioja mbaja gjithmonë një elefant prej fildishi, i cili rastësisht më ka humbur.


IMG_1489

Cilës pjesë të trupit tënd i kushton më shumë kujdes dhe cila është linja e produkteve që përdor?

I kushtoj rëndësi çdo pjese pa përjashtim, pasi çdo pjesë e imja përfaqëson qenien time. Prej disa vitesh përdor Biologique Recherche, por edhe linja të tjera për fytyrën dhe trupin.

Parfumi i preferuar?

Eau des Merveilles i Hermes.

Blerja e fundit?

Një palë sandale.

Stili yt me tre fjalë?

Sensualitet, Femininitet dhe Elegancë, të përcjella të trija me pastërti.

Cilat nga tendencat e sezonit të fundit të ka pëlqyer më shumë?

Pa diskutim ngjyrat që i japin jetë çdo veshjeje.

Këpucët dhe çanta kult?

Chanel 2.55 dhe Christian Louboutin stiletto

Kur nuk ke ide shumë të qarta për një mbrëmje, cila është veshja e parë që të vjen në mend?

Një fustan i zi të shpëton gjithmonë.

Thuaj të drejtën, sa kohë të duhet për t’u bërë gati për një mbrëmje?

Shumë pak, diku te 20 minuta.

IMG_1517

Tre produktet bazë të grimit

Fondatintë, rimel dhe buzëkuq, të tre të MAC.

Çdo stinë ka tendencat e saj të ngjyrave të flokëve. U bindesh pikë për pikë?

Jo nuk më pëlqen të ndryshojë ngjyrë. Për shumë vite kam qenë tek ngjyrat mesdhetare të kafes së errët, por pëlqej shumë ngjyrën bionde dhe tashmë prej vitesh e kam zgjedhur si ngjyrën time.

Ke përdorur ndonjëherë maska frutash në shtëpi?

Nëse po, na jep recetën. Kam përdorur, por gjithmonë jam përcëlluar nga limoni dhe e kam lënë këtë në duart e specialistëve. 

Thonj natyralë apo fals?

Gjithë jetën natyralë dhe të pastër. Nuk hyjnë në preferencat e mia thonjtë fals.

Çfarë përdor për luftën kundër celulitit?

Ushqim të shëndetshëm, ujë dhe shumë sport.

Me çfarë syzesh dielli e mbron shikimin?

Kam disa palë, më pëlqejnë shumë trendet e fundit Fendi, Miu Miu, Ray Ban, Celiné etj.

“Uniforma” e fundjavës?

Xhinse, T-shirt dhe atlete.

Bizhutë, të vogla e të çmuara apo të mëdha e të dukshme?

Të vogla dhe të çmuara.

Xhinset, vetëm në fundjavë apo edhe në ditë të zakonshme dhe cili model të përshtatet më shumë?

Për shkak të profesionit më bie t’i vesh në fundjavë, por do preferoja t’i vishja shumë më shpesh. Boyfriend me bel poshtë dhe të ngushtat me bel lartë.

Koha më e gjatë që ke kaluar në një sallon bukurie?

Ditën kur jam bërë nuse, rreth 3 orë.

Cilit stilist do t’i besoje fustanin tënd ideal?

Zac Posen.

Ikona e padiskutueshme e stilit?

Janë dy në fakt, Jackie O dhe Grace Kelly.

Aksesori që nuk del kurrë nga moda?

Çantat.

Në ç’vend i ke kaluar pushimet më të bukura deri tani?

Jugu i Francës ka shënjuar në kujtimet e mia.

Në cilin qytet do të doje të jetoje?

Bolonjë, aty ku kam kaluar pjesën më të bukur të jetës studentore.

Ushqimi që i bën mirë trupit dhe mendjes?

Dashuria për jetën për ta jetuar dhe çdo gjë që bëhet në varësi të saj.

Kokteji ideal për të shoqëruar një natë me miq?

Do thosha një gotë verë e mirë.

Parfumi i preferuar?
Eau des Merveilles i Hermes

Linja për fytyrën dhe trupin?
Biologique Recherche

IMG_1529

 

 

loading...
No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

CLOSE
CLOSE
logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤