Igli Tare, edhe dy vite të tjera me Lazio-n

View Gallery
2 Photos
Igli Tare, edhe dy vite të tjera me Lazio-n
tare

Igli Tare, edhe dy vite të tjera me Lazio-n
tare

Presidenti i Lazio-s Claudio Lotito ka rinovuar kontratën e drejtorit sportiv të Lazio-s deri në vitin 2020 me opsion për dy vite të tjera shtesë.

Një operacion i mbyllur në kohë pasi këto ditë skadonte kontrata e mëparshme, i bërë publik nga vetë Presidenti Lotito.

10 vite më parë ishte po vetë Presidenti që e donte si njeriun numër 1 në merkato teksa Tare përfundonte karrierën si futbollist tek Lazio.

Rinovimi i Tares është i rëndësishëm për strategjitë e klubit në një kohë që pritshmëritë janë më të mëdha.

I jepet kështu vazhdimësi programit të këtyre viteve të fundit pas disa blerjeve eficente të shqiptarit, si Milinkovic,Luis Alberto e Immobile.

Edhe pse ofertat ishin të shumta nga klubet e tjera, Igli Tare vendosi të qëndrojë tek Lazio. Shqiptari do të përfitojë diçka më shumë se 1 milion euro euro në sezon, me të drejtë rinovimi edhe për 2 sezone të tjera.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

CLOSE
CLOSE
logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤