I dhanë 2 vite jetë, ai jetoi për dekada: Kush ishte Stephen Hawking

Shkencëtari dhe fizikanti më i njohur i kohës Stephen Hawking ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare. Ai vdiq në orët e para të mëngjesit të sotëm, në mënyrë natyrale në shtëpinë e tij në Cambridge, shkruan BBC.

Lajmin për vdekjen e Hawking e dhanë fëmijët e tij, Lucy, Robert dhe Tim, të cilët në një deklaratë për mediat thanë: “Ne jemi të pikëlluar që babai ynë i dashur vdiq sot. Ai ishte një shkencëtar i madh dhe një njeri i jashtëzakonshëm, puna dhe trashëgimia e të cilit do të jetojë për shumë vite. Ai dikur tha: ‘Nuk do të ishte një univers nëse ai nuk ishte shtëpia e njerëzve që duam’. Ne do të na mungojë shumë.”

Stephen Hawking lindi më 8 janar të vitit 1942 në Oksford, të Britanisë së Madhe.

Që prej vitit 1963 ai u diagnostifikua me një një sëmundje të quajtur Amyotrophe Lateralsklerose (ALS), që e la atë në një karrige me rrota.

Por kjo nuk e ka penguar atë të vazhdojë pasionin e tij për shkencën.

Stephen Hawking, mendja e shkëlqyer e të cilit shkonte në kohë dhe në hapësirë edhe pse trupi i tij ishte paralizuar nga sëmundja, ka vdekur në moshën 76-vjeçare, tha një zëdhënës i familjes të mërkurën herët në mëngjes.

Fëmijët e tij, Lucy, Roberti dhe Timi thanë në një deklaratë se “ai ishte një shkencëtar i madh dhe një njeri i jashtëzakonshëm, puna dhe trashëgimia e të cilit do të jetojë për shumë vjet”.

Fizikani më i njohur teorik i kohës së tij, Stephen Hawking ka shkruar kaq qartë për misteret e hapësirës, kohës dhe vrimave të zeza saqë libri i tij “Një histori e shkurtër e kohës” u bë një nga librat më të shitur ndërkombëtar, duke e bërë atë një prej të njerëzve më të famshëm të shkencës që prej Albert Einstein-it.

Zoti Hawking ishte një fizikan me ide të guximshme. Puna e tij ishte përqendruar në tejkalimin e hendekut mes teorisë së relativitetit të Albert Einstein-it – e cila shpjegon se si forca e rëndesës kontrollon lëvizjen në hapësirë të objekteve të mëdha si yjet dhe planetet – dhe teorisë së fizikës kuantike, e cila merret me vetitë e grimcave subatomike.

Stephen Hawking ishte pothuajse tërësisht i paralizuar nga skleroza anësore amiotrofike, një sëmundje nervore e pashërueshme.

55 vjet më parë u diagnostikua nga kjo sëmundje dhe i dhanë vetëm dy vite jetë. Por ai jetoi edhe mbi 5 dekada.

Hwking përdorte karrige invalidësh dhe i duhej të flasë me ndihmën e një kompjuteri. Kur ishte 65 vjeç, atij i dhuruan diçka të veçantë: një udhëtim në një avion që simulon mungesën e forcës së rëndesës, si në rastin e astronautëve në hapësirë.

“Ishte e mrekullueshme, dhe nuk pata asnjë problem. Mund të kisha vazhduar pa fund”, tha ai atëbotë.

Stephen Hawking e kishte trupin të paralizuar, por mendja e tij endej e lirë. Në vitin 2008, gjatë një ceremonie me rastin e 50-vjetorit të Agjencisë Amerikane të Hapësirës, NASA, ai bëri thirrje për fillimin e një epoke të re në eksplorimin e hapësirës prej njeriut, e krahasueshme, tha ai, me udhëtimet evropiane në “Botën e Re” më shumë se 500 vjet më parë.

Paralajmërimet e fundit të Hawking për njerëzimin: Duhet të largohemi…

“Njerëzit duhet të largohen nga Toka në 200 vitet e ardhshme nëse duam të mbijetojmë”.

Ky ishte paralajmërimi që Profesor Stephen Hawking dha për njerëzimin, disa muaj para se të vdiste sot në moshën 76-vjeçare.

Fizikanti legjendar besonte se jeta në Tokë mund të shfarosej shpejt nga një fatkeqësi, si goditjet e asteroideve, alienët, mbipopullimi dhe ndryshimet klimatike.

Ai besonte se nëse speciet tona do të kishin ndonjë shpresë për mbijetesë, brezat e ardhshëm do të duhej të krijonin një jetë të re në hapësirë.

Ndryshimet klimatike

Një nga frikërat kryesore të Hawking për planetin ishte ngrohja globale.

“Burimet tona fizike po shterojnë në një shkallë alarmante. Ne e kemi çuar planetin tonë në një gjendje katastrofike të ndryshimeve klimatike”, paralajmëroi Hawking në korrik.

Profesor Hawking tha se Toka do të duket një ditë si planeti Venus 460 ° C (860 ° F) nëse nuk reduktojmë emetimet e gazrave serë.

Fizikani gjithashtu besonte se vendimi i Presidentit Donald Trump për t’u tërhequr nga Marrëveshja e Klimës së Parisit ka dënuar planetin tonë.

Goditjet e asteroideve

Nëse ngrohja globale nuk na shfaros, Hawking besonte se Toka do të shkatërrohej nga një goditje asteroide.

“Kjo nuk është fantashkencë. Është e garantuar nga ligjet e fizikës dhe probabilitetit”, tha ai.

“Përhapja në hapësirë do të ndryshojë plotësisht të ardhmen e njerëzimit. Ajo gjithashtu do të përcaktojë nëse në fakt do të ketë të ardhme”.

Ai besonte se shpresa jonë e vetme ishte të largohemi nga Toka.

Hawking besonte se raca njerëzore nuk duhej “t’i linte të gjitha vezët në një shportë”.

Alienët mund të zëvendësojnë njerëzit

Profesor Hawking pohoi se alienët së shpejti do të arrijnë në një nivel ku do të kenë një formë të re jetese që do të tejkalojë njerëzimin.

Ai shkoi aq larg sa të thoshte se alienët mund të zëvendësojnë plotësisht njerëzit, edhe pse ai nuk specifikoi një afat kohor për parashikimet e tij.

Komentet e frikshme ai i bëri gjatë një interviste të kohëve të fundit.

Ai tha: “ Kam frikë se alienët mund të zëvendësojnë plotësisht njerëzimin”.

Gjatë intervistës, Profesor Hawking u kërkoi edhe më shumë njerëzve që të interesoheshin për shkencën, duke pretenduar se do të kishte ‘pasoja serioze’ nëse kjo nuk do të ndodhte.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤