Humoristi i madh shkodran pëson atak kardiak

Humoristi i mirënjohur shkodran, Besnik Çinari, ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Mësohet se ai gjatë ditës së djeshme ka pësuar një atak kardiak.

Ai është sjellë në Tiranë, ku fatkeqësisht mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Mjeshtri i Madh i humorit shkodran ka pësuar mbrëmjen e kaluar infarkti.

Gjendja e tij shëndetësore nuk është aspak e mirë ndërsa mësohet se është dërguar me urgjencë drejt spitalit ‘Nënë Tereza’ në Tiranë.

Menjëherë është në sallën e reanimacionit dhe mjekët i kanë vendosur një unazë duke bërë koronaren ndërsa do të duhet që t’i vendosin edhe një unazë tjetër.

Ai ende ndodhet në zonë rreziku dhe gjendje e aktorit të madh të humorit nuk është stabilizuar. Prej ditësh Besnik Çinari nuk ndodhej në gjendje të mirë shëndetësore dhe tashmë mbrëmë ka marrë një goditje në zemër duke pësuar infarkt.

Kjo ngjarje vjen menjëherë pas premierës ‘Humor me Shkollë të Mesme’ ku Besnik Çinari ishte regjisor dhe aktori kryesor i asaj shfaqjeje në teatrin ‘Migjeni’ për katër ditë me radhë.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

CLOSE
CLOSE
logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤