Huacachina, qyteti magjik në Peru

Jo, nuk është mirazh. Është një qytet i mrekullueshëm që lulëzon në një prej vendeve më të thata në tokë. Ky qytet piktoresk quhet Huacachina në Peru dhe është i fshehur mes një shkretëtire. Huacachina ka 96 banorë dhe karakterizohet nga hotele të thjeshtë, dyqane madje ka edhe nga një bibliotekë.

Huacachina 1

Picture 1 of 14

Vizitorët mund të shijojnë perëndimin mbi duna, mund të lundrojnë me varka në liqen dhe mund të shijojnë natyrën e mrekullueshme që të ofron ky vend i veçantë. Huacachina karakterizohet nga palma, gjelbërim, dhe një liqen, i cili thuhet se ka edhe fuqi kuruese, bën të ditur e përditshmja britanike Daily Mail.

Ky qytet magjik gjendet në shkretëtirën Atacama në Peru. Liqeni i ndodhur ne mes të këtij qyteti është i formuar në mënyrë natyrale, por ka edhe një legjendë, sipas së cilës një princeshë po lahej në këtë vend dhe u zbulua nga një gjahtar. Ajo u arratis duke lënë pas një pellg uji, ndërsa manteli i saj thuhet se krijoi dunat. Tashmë banorët e këtij vendi jetojnë duke pritur vizitorë të cilët janë kuriozë të shohin këtë vend të veçantë. Në qytetin piktoresk, ashtu siç ndodh nëpër shkretëtira, temperatura është e lartë, koha me diell dhe shumë rrallë bie shi.

loading...
No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤