Horoskopi, 6 dhjetor 2016

skop

Dashi 21/3 – 20/4

Shfrytëzojeni sa më shumë që të mundeni sot kohën kur të jeni pranë partnerit. Beqarët nuk do kenë aspak fat dhe do mbeten përsëri vetëm. Kujdes në planin financiar.

Demi 21/4 – 21/5

Nëse partneri ju kërkon me tepër kohë para se të hidhni hapa me rëndësi, pranojeni sepse nuk keni për të dalë të zhgënjyer. Beqarët do jenë të fiksuar pas dikujt dhe do bëjnë të pamundurën për ta bërë për vete.

Binjakët 22/5 – 21/6

Do bashkëpunoni fort me partnerin tuaj sot dhe do e shihni ndryshe të ardhmen. Mbrëmja do jetë më emocionuese dhe plot ngjyra. Beqarët ka rrezik të jenë viktima të dikujt që do kërkojë të tallet me ta.

Gaforrja 22/6 – 22/7

Dëgjojini me kujdes këshillat që do iu japë partneri juaj gjatë kësaj dite, sepse vetëm në këtë mënyrë do mund të ruani një marrëdhënie të ngrohtë. Në planin financiar të afërmit do ju mbështesin fort.

Luani 23/7 – 21/8

Marrëdhënia juaj me partnerin do jetë shumë e ngrohtë sot. Do dini si të ruani një komunikim të ngrohte dhe do toleroni më tepër nga më parë. Beqarët do zhgënjehen nga persona që në dukje ishin perfekte.

Virgjëresha 22/8 – 23/9

Priten momente të lumtura sot për të gjithë ju që jeni në një lidhje. Do ndiheni mjaft të kënaqur në krahët e partnerit dhe nuk doni të ndaheni për asnjë çast.

Peshorja 24/9 – 23/10

Tregohuni më të duruar me partnerin tuaj sot, sepse ai nuk do jetë në humor dhe mund të bëjë gjëra të gabuara pa u menduar gjatë. Beqarët do vazhdojnë të qëndrojnë vetëm edhe për disa kohë.

Akrepi 24/10 – 22/11

Çështjet e zemrës nuk do ju ecin keq gjatë kësaj dite, megjithatë ka edhe më mirë. Shfrytëzojeni çdo moment kur të jeni pranë atij që doni dhe shprehini sa të mundni ndjenjat.

Shigjetari 23/11 – 22/12

Mos u tregoni kokëfortë sot në jetën tuaj në çift dhe pranoni herë pas here të hapni rrugë.Partneri nuk do jete në humorin e duhur dhe mund të acarohet për gjithçka.

Bricjapi 23/12 – 20/1

Jeta juaj në çift do përmirësohet mjaft gjatë kësaj dite. Do jeni më të butë me partnerin tuaj dhe do kërkoni falje për disa gabime që keni bërë më parë.

Ujori 21/1 – 19/2

Fati do jetë në anën tuaj gjatë kësaj dite. Do shkoni nëpër vende të veçanta me partnerin dhe do përjetoni emocione e kënaqësi pa fund. Beqarët nuk duhet të nxitohen për asgjë.

Peshqit 20/2 – 20/3

Dita do fillojë mirë sot për ata që janë në një lidhje, por shumë shpejt situata do ndryshojë tërësisht për shkak të disa personave të jashtëm që do ndërhyjnë.

loading...
No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤