Horoskopi, 5 janar 2017

skop-1

Dashi 21/3 – 20/4

Gjatë kësaj dite do ndiheni të lumtur ju që jeni në një lidhje. Do jeni tejet sensuale dhe do bashkëpunoni për gjithçka. Beqaret do kenë konflikte të shumta me familjarët dhe nuk do e kenë mendjen tek krijimi i një lidhjeje.

Demi 21/4 – 21/5

Do kaloni me tepër çaste intime me partnerin tuaj dhe marrëdhënia mes jush do mbetet e kënaqshme. Ne mesdite do i bëni edhe surpriza njëri-tjetrit.

Binjakët 22/5 – 21/6

Nëse jeni ne një lidhje do keni një ditë të paqëndrueshme. Herë pasioni do jetë i zjarrtë dhe kënaqësitë të papërshkrueshme dhe herë konfliktet do jenë vrastare.

Gaforrja 22/6 – 22/7

Nëse nuk mundoheni t’i bëni gjërat me shpejtësi, ato mund të ecin mirë mes jush dhe partnerit tuaj gjatë kësaj dite. Në rast të kundërt debatet dhe problemet do mbizotërojnë.

Luani 23/7 – 21/8

Ambienti yjor do jetë i qetë gjatë kësaj dite për ju që jeni në një lidhje. Do merreni vesh mirë me partnerin dhe gjërat do funksionojnë më së miri.

Virgjëresha 22/8 – 23/9

Mos e provokoni aspak partnerin tuaj gjatë kësaj dite sepse ai nuk do jetë në humor të mirë dhe mund t’iu lindin probleme serioze. Beqarët më mirë t’ia lënë gjërat kohës nëse nuk duan që të bëjnë gabime.

Peshorja 24/9 – 23/10

Nëse jeni ne një lidhje, ka rrezik që rutina t’iu pushtojë gjithë kohës sot dhe të mos keni dëshirë të bëni asgjë të re. Kujdes sepse po vazhduat kështu do e shkatërroni lidhje.

Akrepi 24/10 – 22/11

Jeta juaj ne çift do ketë përmirësime të njëpasnjëshme gjatë kësaj dite. Do jeni më të kuptueshëm dhe do kërkoni falje për gabimet që keni bërë.

Shigjetari 23/11 – 22/12

Pas një periudhe delikate dhe të mbushur me probleme në jetën tuaj në çift, gjerat do fillojnë të përmirësohen disi. Do jeni më optimistë. Beqaret do bien në dashuri pa e menduar.

Bricjapi 23/12 – 20/1

Kujdes me ashpërsinë dhe kokë- fortësinë në çift gjate kësaj dite pasi situata mund t’iu dalë tërë- sisht jashtë kontrollit dhe mund të vije një ndarje e mundshme.

Ujori 21/1 – 19/2

Jeta juaj ne çift do varet tërë- sisht nga sjellja që do keni me partnerin tuaj. Nëse gjeni gjuhën e përbashkët dhe merreni vesh çdo gjë do ecë si duhet.

Peshqit 20/2 – 20/3

Jeta juaj në çift do jetë gjate gjithë kohës e qëndrueshme. Nuk do grindeni për asgjë me personin që keni në krah dhe do ndiheni mirë.

loading...
No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤