Horoskopi, 19 shkurt 2017

skop-1

Dashi 21/3 – 20/4

Disa persona do mundohen t’ua prishin harmoninë në çift gjatë kësaj dite, por dashuria që ju keni për njeri-tjetrin do i bëjë ballë çdo gjëje.

Demi 21/4 – 21/5

Do keni nevojë në çdo moment për partnerin tuaj sot në mënyrë që të merrni frymë lirisht. Ai nga ana tjetër do ju përgatisë surpriza të njëpasnjëshme.

Binjakët 22/5 – 21/6

Asgjë katastrofike nuk ka për të ndodhur sot në jetën tuaj në çift. Merrini gjërat si t’iu vijnë dhe bë- ni atë që ndjeni. Beqarët nga ana tjetër do kenë mundësi reale për të ndryshuar statusin.

Gaforrja 22/6 – 22/7

Do e keni të vështirë t’i rezistoni tundimit gjatë kësaj dite dhe ka rrezik ta tradhtoni që në mesdite partnerin tuaj. Do i hapni telashe vetes dhe do vuani tej mase. Në planin financiar do jeni mirë.

Luani 23/7 – 21/8

Çdo gjë që keni dashur do ju plotësohet sot juve që jeni në një lidhje prandaj do ndiheni më mirë se kurrë më parë. Partneri do ju gjendjet në çdo moment pranë. Financat do jenë goxha të mira.

Virgjëresha 22/8 – 23/9

Do ndiheni shumë të turbullt gjatë kësaj dite juve që jeni në një lidhje dhe nuk do dini çfarë hapash të hidhni. Mirë do jetë të mbani paksa distancë nga partneri derisa të qartësoheni.

Peshorja 24/9 – 23/10

Priten ndryshime të mëdha sot në jetën tuaj në çift. Do jeni më të hapur me partnerin dhe do sqaroheni për to. Beqarët do fillojnë një jetë shumë më ndryshe falë takimeve të mahnitshme që do realizojnë.

Akrepi 24/10 – 22/11

Vazhdoni të tregoheni tolerantë dhe të kuptueshëm me partnerin tuaj sot në mënyrë që gjërat t’iu ecin si duhet. Beqarët do kenë një ditë të zakonshme. Nuk do mungojnë aspak takimet.

Shigjetari 23/11 – 22/12

Ditë mjaft interesante kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do i shtoni dozat e intimitetit dhe do kaloni më tepër kohë me partnerin. Beqarët nuk duhet të tregohen shumë kapricoze, sepse ka rrezik që të humbasin mundësi të mira.

Bricjapi 23/12 – 20/1

Do ndiheni më mirë se një ditë më parë sot prandaj do merrni edhe vendime me rëndësi. Të dy do keni të njëjtat ide dhe mendime lidhur me shumë gjëra.

Ujori 21/1 – 19/2

Nëse kohët e fundit gjërat nuk kanë ecur mirë me atë që keni në krah, duhet patjetër të flisni hapur. Në planin financiar do keni goxha probleme, për shkak të borxheve.

Peshqit 20/2 – 20/3 Dita e sotme nuk do jetë aspak e qëndrueshme për ata që janë në një lidhje. Secili do ketë idetë dhe mendimet e tij lidhur me disa çështje dhe asnjeri nuk do hapë rrugë.

loading...
No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤