Horoskopi, 19 Janar 2017

skop-1

Dashi – Në mundësi e mirë për punë mund t’ju vijë sot. Është mirë të shikoni me vëmendje çdo vendim që do të merrni. Një lajm i mirë do të bëjë të mundur që të zgjidhni një problem financiar që ju ka shqetësuar prej kohësh. Sa i përket anës sentimentale tregoni pak më shumë vëmendje ndaj partnerit.

Demi – Problemet dhe momentet e krizës tanimë do të mbeten thjesht një kujtim. Ka ardhur koha që të ndërtoni një të ardhme të mirë. Përsa i përket dashurisë gjithçka shkon mirë.

Binjakët – Sot do të ndiheni konfuz dhe të dëshpëruar. Kjo për faj të neglizhencës tuaj ditë më parë. Mundohuni t’i jepni vetes tuaj mundësi të reja në mënyrë që ta shikoni ndryshe të ardhmen tuaj. Marrëdhëniet me miqtë dhe me të dashurën janë mirë.

Gaforrja – Mos falni gjithçka, jo të gjithë e meritojnë. Jepini vetes pak kohë për t’u relaksuar, në këtë mënyrë do të mund t’i riktheni vetes qetësinë shpirtërore. Në punë çdo gjë do shkojë mirë.

Luani – Dita do të jetë e mbushur me momente tensioni. Mos ndiqni vetëm egon tuaj, pasi jo gjithmonë mund t’ju ndihmojë për të zgjidhur situatat. Kujtoni se personat inteligjentë jetojnë në një botë inteligjente.

Virgjëresha – Dita e sotme do të jetë e mbushur me ide dhe mundësi të reja. Nëse jeni çift jetojeni lidhjen sikur të ishte dita e fundit. Nëse jeni vetëm, sot do të keni një mundësi të mirë për të gjetur gjysmën tjetër të zemrës.

Peshorja – Mundësitë e mirë vijnë gjithmonë në momentin që nuk e pret. Mos i neglizhoni dhe mos u tregoni frikacakë. Nëse jeni single do të keni një ditë të veçantë.

Akrepi – Fillimi i ditës së sotme do të jetë i vështirë. Projekte të reja dhe ndryshime në punë, të cilat do t’ju prishin programin e ditës. Bëni mirë të rifilloni palestrën, pasi e përdorni edhe si pjesë të meditimit.

Shigjetari – Dita do të jetë e mbushur me plot angazhime, sa nuk do të dini çfarë të bëni më parë. Kujdes, merreni me qetësi, në mënyrë që të zgjidhni çdo punë ashtu siç duhet.

Bricjapi – Do të gjeni mundësitë e duhura për të shijuar një ditë plot romanticitet. Ana profesionale ju ofron qetësi dhe projekte të cilat i keni fare të lehta për t’i zgjidhur.

Ujori – Nëse ka diçka që nuk shkon me familjen, kjo do të jetë dita e duhur për t’ju kërkuar falje dhe për të rinisur marrëdhënie të reja.

Peshqit – Dita e sotme do të ketë një fillim të vështirë. Projektet kërkojnë ambicie të reja në mënyrë që t’i vini në jetë. Mos u bëni egoistë dhe superiorë, pasi nuk zgjidhni asgjë. Palestra do të jetë një zgjidhje ideale për t’u relaksuar.

loading...
No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤