Holta Heba: Edhe të kundërtat më të mëdha kanë të përbashkëtat e veta

I aftë për të komunikuar, për të zgjidhur dhe realizuar kërkon ndërgjegje të qëllimshme. Mungesa e kësaj të fundit shkakton paaftësinë për të kuptuar dhe realizuar qëllimin e kërkuar ose mosdëshirën për të komunikuar.

Edhe kur njerëzit komunikojnë në të njëjtën gjuhë, hasin vështirësi në komunikim. Punë më vete dhe kjo aftësia për të të kuptuar tjetri. Hesap më vete dhe kjo e vetëdijshmja për të pranuar se tjetri edhe pse përdor të njëjtën gjuhë me tënden ka vështirësi të të kuptojë.

Paaftësia për të kuptuar apo ndjekur dikë në bisedë pengon që lidhja të përparojë. Të qenurit i aftë në komunikim lidhet me të qenurit i mirë përgatitur nga ana konjitive dhe nga ana e sjelljes për të kuptuar se gjërat duhen lënë të rrjedhin. Fakti që jemi të ndryshëm me disa nuanca ngjashmërie deri diku na bën që të bëhemi specialistë të nxjerrjes në pah të elementeve të përbashkëta, në mënyrë që t’i vijmë në ndihmë interesit të përbashkët për të komunikuar.

Nuk kisha gjëra të përbashkëta me shoqen time të bankës, madje mendoja se ishim të kundërta deri diku, por dashuria për muzikën na mbante të lidhura dhe lejonte që shoqëria jonë të rridhte natyrshëm ndër vite, duke huazuar nga njëra-tjetra elemente të ndryshme. Edhe pse të kundërta, pika kthesë e ngjashmërisë teksa komunikonim, bëri të mundur vijimësinë e një shoqërie disavjeçare.

Duke u kapur fort te pikat e ngjashme fillon aktiviteti i bashkëpunimit për të komunikuar edhe pse të ndryshëm. Profesori i matematikes nuk kishte asgjë të ngjashme me profesorin e sociologjisë. Të dy tipa të kundërt duke u nisur që nga impostimi në auditor dhe deri te fushat e ekspertizës që mbulonin secili prej tyre. Të dy vinin nga kultura dhe formime të ndryshme. Njëri tifoz i flaktë i shkencave ekzakte dhe tjetri i shkencave sociale. Kur rastisi të uleshin në kafe së bashku, kapërcimin e pengesave në komunikimin me njëri-tjetrin e realizuan duke u mbështetur fort te ngjashmëritë e pakta që kishin me njëri-tjetrin.

Të dy kishin metodologji të njëjtë mësimdhënieje. Pika kthesë e ngjashmërisë përparon bashkëbisedimin midis tyre dhe kafetë së bashku bëhen të përsëritura. Qëndrimet dhe pritshmëritë e ndryshme të fillimit largohen dhe duke shmangur qëndrimin se tjetri është ndryshe nga ti të çon në atë që ti dhe ai u kuptuat mirë me njëri-tjetrin. Përderisa ekziston pika kthesë e ngjashmërisë, natyrshëm mendohet se ekziston edhe pika kthesë e ndryshimeve.

Të gjithë përpiqen të kenë marrëdhënie të mira me gjithkënd duke u kuptuar, por kuptimi nxjerr në pah kur tjetri do të qëndrojë apo do të largohet. Në një klasë të gjithë përpiqen të shkojnë mirë, megjithatë nuk anashkalohen dot ekzistencat e ndarjeve të grupeve më të vogla. Grupe shokësh të së njëjtës klasë që dalin bashkë jashtë mësimit.

Ata ndahen nga grupi i madh i klasës në bazë të interesave të përbashkët. Asnjëherë nuk deklarohet se kush nuk është i mirëpritur në grup, por kjo gjë vetëkuptohet. Pika kthesë e ndryshimit deklaron hapur se nuk ka vend për marrëdhënie bashkëpunuese. E drejtë, kemi gjëra të përbashkëta, por mjafton një element qoftë edhe i vogël i ndryshëm dhe pika kthesë e përkeqësimit të marrëdhënies bëhet me e dukshme, madje e deklaruar hapur për mosdëshirë kuptimi dhe komunikimi.

Me ndërgjegje të qëllimtë dhe në të njëjtën kohë, tërhiqemi nga të ngjashëm dhe të kundërt në të njëjtën kohë për të kuptuar nëse duam ose jo të komunikojmë në marrëdhënie të forta apo marrëdhënie të ndera.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

CLOSE
CLOSE
logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤