Bota

Historike: Kinezët mbjellin bimë në Hënë, nis lulëzimi






               Publikuar në : 10:26 - 15/01/19 |
mapo.al

Lajmi se kinezët kanë ulur një sondë në anën e largët të Hënës ka bërë bujë, jo vetëm pse tregon se Kina po futet fuqishëm në garën e eksplorimit të hapësirës.


BBC thotë se kinezët kanë mbjellë fara në Hënë dhe ato kanë nisur të lulëzojnë.

Kjo është hera e parë që një materie biologjike është rritur në Hënë dhe shihet si një hap i rëndësishëm drejt eksplorimit afatgjatë të hapësirës.

Misioni kinez Chang’e 4 u ul në Hënë më 3 janar me instrumentet e nevojshme që të shqyrtojë gjeologjinë e Hënës.

Më përpara janë rritur bimë në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar, por kurrë në Hënë.

Sipas BBC, kjo ka rëndësi pasi aftësia për rritjen e bimëve në Hënë do ndihmojë edhe kur të nisë udhëtimi drejt Marsit pas dy vitesh e gjusmë.

Astronautët do jenë në gjendje që të rrisin dhe shfrytëzojnë ushqimin e tyre në hapësirë, pa pasur nevojë që të kthehen në Tokë për rifurnizim.

Në sondën kineze ka pasur fara pambuku, patateje, maja dhe vezë pilivesash.

Bimët janë të mbyllura në një kontejner. Ato do të synojnë krijimin e një mini-biosfere.

Të martën, mediat kineze thanë se tashmë farat e pambukut janë rritur dhe kanë çelur.


Etiketa: , , , ,

Pas