Historia e problemeve shëndetësore të Inva Mulës

Ndërkohë që në Pallatin e Kongreseve po mbaheshin netët e Festivalit të 57-të të Këngës në RTSH, nisi të qarkullonte nën zë lajmi se drejtoresha artistike e tij, Inva Mula, ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ishte “Blitz.al”, që dha lajmin se sopranoja e njohur ndodhej prej tre ditësh në spital, ditë që përkuan me netët e organizimit të Festivalit. Sipas të njëjtit burim u tha se artistja 55- vjeçare, kishte pësuar ishemi cerebrale, që ka të bëjë me mungesën e furnizimit me gjak dhe oksigjen të trurit.

Megjithatë, pas këtij problemi shëndetësor, Inva tashmë nuk është në rrezik për jetën, madje u tha se arriti t’i ndiqte nga spitali zhvillimet e festivalit, raporton Panorama Plus.

Nuk iu deshën as 10 ditë për t’u rikthyer në shtëpi, duke qenë se në datën 31 dhjetor ajo postoi një nga fotot e fundit artistike të shoqëruar me urimin: “Të dashur miq, ju uroj një vit të mbushur me shëndet, paqe, dashuri! Happy New Year!”. Dhe jo pa qëllim ajo ka vendosur shëndetin të parin në listën e urimeve për Vitin e Ri 2019, duke i dhënë kështu lamtumirën 2018-s, bashkë me problemin shëndetësor që kaloi.

Artistja 55-vjeçare jeton në Tiranë me partnerin Hetem Ramadani dhe vajzën e tyre Nina, ndërsa djali Anthony vazhdon të jetojë në Paris, ku ka nisur karrierën në fushën e muzikës elektronike.

Para një viti u përfol për një krizë bashkëshortore.

Ishte pikërisht periudha kur Inva mori vendimin për t’u kthyer në Shqipëri, pasi u bë pjesë e produksionit “Virtuozët” në “Tv Klan”. E tashmë që flitet se ka hequr dorë nga karriera operistike (duke qenë se këndon vetëm si e ftuar për ndonjë event), Inva është angazhuar në televizion si drejtore artistike e Festivalit të 57-të të Këngës në RTSH, ndërkohë menaxhon dhe barin e saj në Tiranë.

Ndërsa biznesmeni i komentuar për pasurinë e tij, përveç seancave të meditimit që ofron për të interesuarit, ka hapur tashmë klinikën e tij të mjekësisë alternative, ku ndjek dhe kuron pacientët pa nevojën e ilaçeve.

Një vit më parë, para se të çelte sezonin e ri artistik të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit me “Peshkatarët e Perlave”, edhe me rolin e regjisores, ajo sqaroi zërat në lidhje me një ftohje të marrëdhënies me bashkëshortin Hetem Ramadani dhe një divorci të mundshëm. Ndërkohë që së fundi ata shihen gjithmonë e më shumë në publik krah njëri-tjetrit.

loading...
No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤