Hilda Hilst, Markezi De Sade i Brazilit

Hilda-Hiilst-IV-30x30-Final1

Megjithatë akuzat për pornografi, të cilat Hilst nuk i mohoi, pak i qasen talentit të saj të thellë dhe shpirtit artistik në tërheqjen e një mënyre që mund të shfaqet armiqësore ndaj artit.

Hilda de Almeida Prado Hilst (21 Prill ,1930 – 4 Shkurt , 2004), e njohur si Hilda Hilst, ishte një poete, skenariste dhe romanciere braziliane, trilli dhe poezia e së cilës shpesh ka tërhequr tema të intimitetit delikat, njëherazi duke adresuar çështjen e marrëzisë e duke përfshirë ngjarje të mbinatyrshme. Disa nga veprat e saj të fundit përfshijnë elemente të realizmit magjik.

Hilda Hilst shkroi për mëse 50 vjet dhe koleksionoi çmimet më të rëndësishme letrare të Brazilit. Puna e saj vijoi në faza të ndryshme: e nisi si poete, duke botuar “Parandjenja” (Presságio) më 1950-ën; më 1967-ën nisi të botojë dhe të vërë në skenë pjesë dramatike; dhe kaloi në prozë më 1970-ën, me tekstin e saj eksperimental “Fluxo-Floema.”

Gjatë karrierës, duke nisur nga 1958, me Adoniron Barbosa, muzikantët kanë përzgjedhur poezi të saj për t’i kthyer në këngë. Më 1962-shin ajo fitoi çmimin “Prêmio PEN Clube of São Paulo”, për “ Shtatë këngët e Poetit për Engjëllin” (Sete Cantos do Poeta para o Anjo).

Më 1969-ën ,drama “Xhelati” (O Verdugo) fitoi çmimin “Prêmio Anchieta”, një nga më të rëndësishmit në vend për kohën. Shoqata braziliane e kritikëve të artit e vlerësuan “Trillimet” (Ficções ) si librin më të mirë të vitit. Më 1981-shin, Hilda Hilst fitoi Çmimin e Madh të Kritikës ( Grande Prêmio da Crítica) për “Bashkësia e Veprës” (Conjunto da Obra), po nga Shoqata braziliane e Kritikëve të Artit.

Më 1984-ën, Dhoma Braziliane e Librit (Câmara Brasileira do Livro) i akordoi çmimin “Jabuti” për “Këngë të humbjes dhe parapëlqimit” (Cantares de Perda e Predileção) dhe në të njëjtin vit i njëjti libër pretendoi çmimin “Prêmio Cassiano Ricardo” nga klubi i Poezisë së Sao Paolos. “Rútilo Nada”, “Shkëlqim asgjëje” i botuar më 1993 , mori çmimin “Jabuti” për tregimin e shkurtër më të mirë dhe në fund, më 9 gusht 2002 ajo u vlerësua në edicionin e 47-të të Çmimit “Prêmio Moinho Santista” në kategorinë e poezisë.

Nga viti 1982 deri më 1995, Hilda mori pjesë në Programin e Artistit në Rezidencë në Universitetin Shtetëror të Campinas-UNICAMP. Qysh prej 1995-ës dosjet e saj personale gjenden në këtë universitet dhe janë të disponueshme për kërkim e studim në të gjithë botën.

ORG XMIT: 394401_0.tif A escritora Hilda Hilst. (Campinas, SP, 23.06.1999. Foto de Lenise Pinheiro/Folhapress)

Në disa prej shkrimeve të saj, Hilst trajtoi çështje të debatueshme politike dhe sociale, si sjelljet e turpshme, homoseksualiteti dhe incesti. Tetralogjia që përfshin “Ditari rozë i Lori Lamby-t dhe Rrëfime qesëndisje”. Tekste groteske ( 1990), Letra nga një joshës ( 1991) dhe
Bufólicas (1992), përfshin material haptazi pornografik, për të mos thënë pornografi në vetvete. Ajo ka eksploruar edhe çështje teologjike në veprën e saj.
Në vdekjen e saj më 2004- ën Shkrimtarja braziliane kishte marrë një numër të madh të çmimeve më të rëndësishme letrare të vendit të saj, Brazilit, dhe kishte botuar më shumë se 12 libra me poezi, dramë dhe fiskion. Ajo çka brazilianët menduan menjëherë lidhur me emrin e saj, sidoqoftë ishte fama që buroi nga ajo çka kritikët e etiketuan tetralogjia pornografike e Hilst-it gjatë viteve 1990-1992 me romanin “Letra nga një joshës” i cili u konsiderua si kryevepra nga të katërta.
Megjithatë akuzat për pornografi, të cilat Hilst nuk i mohoi, pak i qasen talentit të saj të thellë dhe shpirtit artistik në tërheqjen e një mënyre që mund të shfaqet armiqësore ndaj artit. Te “Letra nga një joshës” Hilst angazhon ligjërata të shumëfishta, stile, forma dhe regjistra, duke përfshirë ato të një tradite epistolare libertine, duke evokuar vepra nga Pierre Choderlos de Laclos apo Merkezi Dë Sadë si edhe pararendës modernistë dhe modele të fundit të shekullit XX, për të krijuar një tekst polifonik postmodern që kapërcen kufijtë e romanit tradicional realist.

Përktheu:Suadela Balliu /Marrë nga Revista Poeteka nr:35 00_04_de_fevereiro_hilda_hilst_4

loading...
No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤