Heronj dhe lojëra virtuale në koleksionin e ri të Louis Vuitton.

Louis Vuitton Pranvere 2016 ne Paris Foto Pascal Le Segretain

Spektakël mes dizanjit dhe lojës virtuale. Drejtuesi kreativ Nicolas Ghesquière prezantoi një ‘look’ heroi fantazie të teknologjisë së lartë, duke vizatuar një metaforë pozitive midis lojës dhe modës.

lv1

Këto ditë, biseda për modën dhe teknologjinëështë përqendruar rreth efekteve tëçastit tëInstagram dheSnapchat, logjistikës gjithnjë në rritje të zinxhirëve shtesë globalë dhe ofrimit të tregtisë përmes internetit, “e-commerce delivery”. Por Nicolas Ghesquière ka ofruar një bisedë shumë më interesante për mënyrën se si ndërhyjnë bashkë teknologjia, moda dhe përvoja njerëzore.
Spektakli për “Pranverë 2016” i Loius Vuitton me drejtor artistik Nicolas Ghesquière, ktheu‘lentet’ e tij në botët virtuale dhe të hyjnive apo avatarëve, duke hequr një paralele ndërmjet lojërave kompjuterike dhe modës.Të ftuarit hynë në një hapësirë të errët, ku zhvillohej shfaqja, të ndarënë rreshta xhamash të mbështjella nga dy burime drite gjysmëpërçues—sipërfaqe që nuk e projektonte shkëlqimin por kishte kabllo dhe pjesë elektrike të mbështjella me plastikë, qëjepnin të dhëna për temën e spektaklit.

LV3

Kur spektakli filloi, ekranet u ndezën në një mishmash të gjallë lëvizës, në një përrua ngjyrash që dallgëzoheshin.Një video e një njeriu lundronte në botën virtuale, ndërsa ofrohej një realitet virtual përmes kufjesh nga Facebook që i çonte pjesëmarrësit e spektaklit në vitin e ardhshëm.

LV4

Imazhet ishin aq të shkëlqyeshëm dhe të shpejtë, sa shumë nga të ftuarit nuk e panë modelen e parë ndërsa ecte me një moto-xhaketë lëkure rozë dhe fund të zbukuruar me rruaza heraldike, me flokë të gjatë rozë, stil manga në tualetin e syve (stil i librave komikë dhe novelave grafike japoneze) dhe një rrip metalik në ballë, që e bënte të dukej si manifestim në jetën reale i disa heronjve të lojërave elektronike. Ajo u pasua nga modele, që dukeshin si luftëtare fantazie.Tek këto ‘heroina’ dizenjot ishin ndërthurje teknike qëi ngjanin parzmores, të përbërë nga unaza metali të ngjitura bashkë, me rruaza që ngjanin të ashprra,me funde lëkure të endur dhe xhaketa lëkure të stampuara mbi bluzat, fustanet dhe fundet e bardhë të fryrë.

LV5

lv10

lv9

Nga fundi i spektaklit, Ghesquière prezantoi një seri fustanesh holografikë të argjendtë,jo më pak heraldikë se të mëparshmit, që dukeshin sikurishin formuar nga printera 3d. (Dhe është për tu habitur që nuk ishin.)

lv7

lv8Një nga objektet kryesore të lojërave ‘online’ si, “World of Warcraft” ishte ‘frymëzuese’ për këtë spektakël, duke siguruar gjëra që e bëjnë heroinën tuaj të duket “cool” dhe ngjall zilinë e lojtarëve të tjerë, një metaforë shumë e goditur kjo për dyqanet e luksit.

lv21

lv20

lv11

Por Ghesquière hoqi një paralele më pozitive: Ashtu si heronjtë hyjnë në një kërkim fantastik, “moda gjithashtu merr pjesë në të njëjtin udhëtim të vetë-njohjes, lirisë dhe të zbulimit të personalitetit tonë,” shenjoi ai. Është një botë që lejon lirinë totale në “krijimin” e heroit ose të imazhit dhe liria për të bërë këtë, sipas Ghesquière është e mundshme në dyqanet “Louis Vuitton”.

lv18

lv17

lv16

lv19

lv14

lv15

loading...
No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤