Hans- Joachim Lanksch; Nga kiameti i madh kisha me shpëtue Komedinë Hyjnore

View Gallery
11 Photos
Hans- Joachim Lanksch; Nga kiameti i madh kisha me shpëtue Komedinë Hyjnore
hansjoackimlanksch

Hans- Joachim Lanksch; Nga kiameti i madh kisha me shpëtue Komedinë Hyjnore
77244056-352-k583488

Hans- Joachim Lanksch; Nga kiameti i madh kisha me shpëtue Komedinë Hyjnore
gilgam10

Hans- Joachim Lanksch; Nga kiameti i madh kisha me shpëtue Komedinë Hyjnore
D. 28922_E9787_I_002

Hans- Joachim Lanksch; Nga kiameti i madh kisha me shpëtue Komedinë Hyjnore
OldTestament01

Hans- Joachim Lanksch; Nga kiameti i madh kisha me shpëtue Komedinë Hyjnore
18801281130

Hans- Joachim Lanksch; Nga kiameti i madh kisha me shpëtue Komedinë Hyjnore
Gullivers_travels

Hans- Joachim Lanksch; Nga kiameti i madh kisha me shpëtue Komedinë Hyjnore
15622207088

Hans- Joachim Lanksch; Nga kiameti i madh kisha me shpëtue Komedinë Hyjnore
22627634_10212474868921070_2020908835_n

Hans- Joachim Lanksch; Nga kiameti i madh kisha me shpëtue Komedinë Hyjnore
1200x630bb

Hans- Joachim Lanksch; Nga kiameti i madh kisha me shpëtue Komedinë Hyjnore
41WzbUSH2rL._SY344_BO1,204,203,200_

Me një gegnishte të patëmetë përkthyesi gjerman i letërsisë shqipe zbulon librat e dashur, autorët më të pëlqyer, zakonet e të lexuarit, autografin më të shtrenjtë dhe në ditën e fundit të botës, nëse do kishte mundësinë të shpëtonte ndonjë prej kryeveprave botërore të letërsisë do të zgjidhte pa u mëdyshur  gjatë Komedinë Hyjnore,  një antologji të madhe të poezisë italiane nga fillimet e para deri më sot, Kangën e Kangëve dhe  Psalmet…

Libri më i vjetër që keni në bibliotekë…
Prof. Dr. Julius Fürst: Hebräisches und chaldäisches Schul-Wörterbuch über das Alte Testament, 658 faqe, Leipzig 1884.

Nji fjalor i hebraishtes biblike që e bleva më 1961 për 3,50 DM në nji antikvariat, kur në gjimnaz mësoja hebraishten e vjetër. Nji fjalor shumë i mirë që e përdor shpesh edhe sot e kësaj dite.

Librat i zgjidhni nga autori apo zhanri?
Nga zhanri.

I keni lexuar të gjithë librat që keni në bibliotekë?
Jo. Marr shumë libra nga autorë shqiptarë dhe nuk më del me i lexue të gjithë.

Libri i parë që keni lexuar…
Ndonjë libër për fëmijë, nuk më kujtohet.

Libri i parë që keni kursyer për ta blerë…

Nuk kisha nevojë. Prindërit kishin një bibliotekë. Kur desha me pasë nji libër për vete, e bleva. Nuk i kishim problem paratë, jam rritur në kapitalizëm.
Me kë i keni ndarë librat?
I lexoja për veten time. Kam kenë vetmitar. Kisha vetëm nji shok të klasës në shkollë me të cilin ndaja pllaka me muzikë. Isha dhe jam shumë i dhanun mbas muzikës klasike.

A keni pasur kartë anëtarësimi në Bibliotekën e qytetit?
Jo. Qyteti ku jetova, Wolfenbüttel në Veri të Gjermanisë, nuk kishte nji bibliotekë të zakonshme. Kishte nji bibliotekë të madhe dhe të famshme në të cilën ka kenë bibliotekar dramaturgu i madh iluminist me prejardhje hebré, Gotthold Ephraim Lessing (Got’holt Efraim Lesing). Aty shkova me lexue në sallën e leximit libra të rrallë në italishten e vjetër. Më interesonin poetët e “Scuola siciliana” dhe “Dolce stil nuovo”. E kisha mësue italishten e vjetër apostafat për me lexue Danten.

A shkonit në Bibliotekë dikur, dhe a vazhdoni ta frekuentoni edhe sot?
Sot nuk shkoj ma. Lexoj në shtëpi.

I keni marrë ndonjëherë një mikeshe apo miku një libër dhe me ndërgjegje nuk ia keni kthyer më? Nëse po, cili është ai libër?
Jo.

Keni humbur libra që i keni pasur shumë të dashur?
Po. Antologjinë poetike “O moj Shqypni dhe lirika të tjera” të poetëve  rreth gazetës “E për7shme”, mirëpo, nji shok ma gjeti nji ekzemplar tjetër. Përveç kësaj humba mjaft libra të dashtun me rastin e ndamjes nga e shoqja e parë.

Dhurimi i librave është një rit që e vlerësoni, apo librat preferoni t’i zgjidhnit vetë, nuk u besoni shumë shijeve të të tjerëve?
Ma së shumti i besoj shijes sime….

Cilat janë zakonet tuaja të leximit? Lexoni shtrirë në kurriz, përmbys, në tryezën e punës… ?
Lexoj duke ndejtë në divanin në dhomën time të punës.

A lexoni në banjë?
Këtë e kisha adet ma parë. Më ka pëlqyer jashtë mase. Me nji qiri të ndezun pranë kadës. Mirëpo, jo rrallë bija në gjumë gjatë leximit në ujin e ngrohtë, libri u lag…

Në çfarë gjuhe tjetër përveç gjermanishtes dhe shqipes lexoni?
Në anglisht dhe italisht, në gjuhët e ish Jugosllavisë.

Ç’libër keni në duar aktualisht?
“Autobiografija e nji Jogi” nga Paramahansa Jogananda.

Mbani shënime kur lexoni?

Jo, më dhimbset libri.
Në letërsi ju tërheq më shumë proza apo poezia? Kur shënjoni një autor të preferuar, lexoni gjithçka të tij apo të saj?
Pa mëdyshje poezia. Nga autorë të përcaktuem provoj me lexue sa ma shumë apo krejt, ama varet edhe nga sa kanë shkrue…

Cilët janë ata libra apo autorë që ju rekomandoni se duhen lexuar patjetër?
Eposet dhe  lirikat e mëdha të letërsisë botnore si Mahabharata, Eposi i Gilgameshit, Libri i të vdekunve, Shah name, Rumi, Attar, Hafiz, Li Bo, Matsuo Basho, Kanga e kangëve, Psalmet dhe shumë të tjera. Klasikët dhe modernët europianë,  amerikanë dhe shqiptarë lexohen nga gjithkush pa rekomandime. Na duhet me zgjanue horizontin letrar. Letërsitë indiane, kineze, japoneze, persiane, egjiptiane, hebraike etj. shpalosin thesare (neoshqip: assete) të vyeshme letrare dhe kulturore që nuk ban me i mospërfillë.

A ka një libër që ju e konsideroni si Librin Total?
Deri diku TANAKH, bibla e hebrenjve apo “ Dhiata e Vjetër”, poashtu  La Divina Comedia. Në këta libra ke pothuaj gjithçka – dashuni, seks, tradhti, urrejtje, paqe, luftë, krime nga ma të ndryshmet, të mirat e të këqijat e shpirtit njerëzor e të jetës njerëzore. Majat dhe humnerat e ekzistencës së individit dhe e popujve. Botën e këtejme dhe botën transcendentale.

Po t’ju thonë se në Arkën e Noes së Librave duhet të shtini 3 libra për t’i shpëtuar nga Apokalipsi cilët do ishin?
Mendoj se fjala “Apokalips” shpesh përdoret gabimisht. Në këtë kontekst kisha me preferue fjalën “kiamet”. Nga Kiameti i madh kisha me shpëtue patjetër Komedinë Hyjnore, një antologji të madhe të poezisë italiane nga fillimet e para deri më sot, Kangën e Kangëve plus Psalmet.

Na thoni një maksimë për librat që e mbani mend ose e përsërisni shpesh…
All the world’s a stage…

Na thoni një varg të preferuar poezie…
Tërë kalendari i verës vetëm me një të shtunë

Dhe tërë e shtuna vetëm me një puthje!

(Frederik Rreshpja)

Cili është personazhi i preferuar i romaneve që keni lexuar?
Nji Houyhnhnm. Jonathan Swift, Gulliver’s Travels, pjesa e katërt “Udhëtimi për në vendin e Houyhnhnm-ëve” (botimi origjinal, jo ai për fëmijtë).

Autografi më i çmuar apo më i çuditshëm që keni në bibliotekën tuaj?

Autografi i Martin Camajt.

 

 

 

CLOSE
CLOSE
logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤