Gruaja pas Puthjes së  Klimt

Emilie Floge,  ishte më shumë sesa një objekt kalimtar i epshit dhe përzemërsisë së Klimt-it. Jo thjesht një tjetër modele që vërdallosej e zhveshur në studion e tij. Emilie-ja ishte partnerja, muza dhe shoqja e tij për shumë vite, deri në vdekjen e tij , më 1918 –ën .E paqartë mbetet nëse marrëdhënie e Klimt-it dhe Emilie-së ishte romantik dhe seksual apo thjesht platonik dhe profesional. Por besohet se Emilie-ja ishte modeli femëror në veprën e famshme të Klimt-it, “The Kiss” (Puthja), që sugjeron qartë një marrëdhënie seksuale.

 

Të thuash se gratë ishin subjektet e preferuara artistike të Klimt-it do të ishte një nënvlerësim i madh. Në të vërtetë Klimt-i  ishte një piktor peizazhesh i jashtëzakonshëm , por pikturat me  modelet femërore janë krijimet e tij më të famshme dhe më të paharrueshme. Ai veproi duke ndjekur fiksimet e tij me gratë, guximshëm, dhe ato obsesione ishin të gjalla dhe kundërshtuese jo vetëm në telajo por edhe në jetën e tij personale. Ky burrë kishte një oreks të egër seksual.

Floge At Attersee 1910 Autochrome Friedrich WalkerEmilie Floge, megjithatë ishte më shumë sesa një objekt kalimtar i epshit dhe përzemërsisë së Klimt-it. Jo thjesht një tjetër modele që vërdallosej e zhveshur në studion e tij. Emilie-ja ishte partnerja, muza dhe shoqja e tij për shumë vite, deri në vdekjen e tij , më 1918 –ën .

Ata u njohën më 1891 –shin kur motra e Emilie-s,  Helena u martua me Ernst Klimt, të vëllain e Gustav –it.  Pasi Ernst vdiq beftë një vit më pas, Klimt-i mori rolin e kujdestarit për Helene-ën dhe u bë i afërt me atëherë 18 –vjeçaren Emilie dhe kunatën e tij. Emilie ishte një rrobaqepëse e talentuar dhe bashkë me të motrën, Helene-ën dhe motrën e madhe Pauline-ën, nisën një kompani veshjesh , specializuar në haute couture.

Klimt ishte një shfrytëzues i pajustifikueshëm i pabarazisë seksuale, një Adam i vjetër. Floge mbahej si një zonjushë e vjetër n ditët e saj, megjithatë ishte edhe një person me përgjegjësi financiare që përkushtohej për t’ i përdorur talentet si një Evë e re.

photo 3Gustav Klimt nuk u martua kurrë , por historitë e tij të dashurisë ishin të panumërta.

Mendohet se ai ka pasur  14 fëmijë jashtë martese.  Emilie-së  i duhej të përballej me historitë e dashurisë së Klimt-it  me  gra  të tjera, por i qëndroi besnike jo vetëm gjatë kohës që ai ishte gjallë, por dhe pasi ai vdiq. Ajo nuk u martua kurrë.Alma Schindler qëlloi një femër fatale për të, duke u kthyer në muzën e tij djallëzore, siç  edhe u bë më pas edhe për shumë meshkuj të tjerë si Mahler, Franz Ëerfel, Kokoschka, Schoenberg.

Pasi mori vesh se Gustavi i propozoi asaj për martesë, Emilie-ja tentoi të vrasë veten duke pirë hape  gjumi.

tumblr_miqzvhE7RR1rxxk52o1_1280Emilie-ja vendosi t’i kërkojë ndihmë doktorit të famshëm, Frojd. Psikanalisti i hodhi një sy pikturave të tij dhe u shpreh: “Neurozë e rëndë seksuale, mundohet të rregullojë kompleksin e Edipit. Dhe me një zë ati, i tha: “Ti zemër, duhet t’i qëndrosh larg Gustavit!”

Emilie-ja e ndoqi këshillën e Frojdit dhe u largua. Hapi një atelie të sajën të quajtur  “Sisters Louise Floge”.

Pas 1891-shit Klimt e pasqyroi atë në shumë piktura. Ekspertët besojnë se piktura e tij e famshme “The Kiss” pasqyron ata të dy si të dashur.

klimtflogeEmilie dhe Gustav ishin aq të afërt sa fjalët e fundit të tij ishin: “Çoji lajm Emilie-së!”. Ajo trashëgoi gjysmën e pasurisë së tij dhe gjysma tjetër i shkoi familjes. Emilie Louise Floge lindi në 30 gusht 1874 dhe vdiq në 26 maj 1952 në Vjenë. Kur Klimt vdiq, edhe vuajtja e Emilie mbaroi. Ajo qëndroi me pikturat e tij. Ato nuk shkaktonin dhimbje ose tradhti.

Në filmin biografik të realizuar   më  2006-ën, mbi jetën e Klimt-it, në qendër ishte   historia e zjarrtë me   Lea de Castro, lufta e tij për pavarësi artistike, shoqëria e ngushtë me piktorin Egon Schiele dhe Platonic dhe lidhja e një jete me Emilie Louise Floge –në .

Emilie-Floge-dress-1Kathe Frolich, e fejuara e dramaturgut Franz Grillparzer, i njihte të dy dhe shkruante: “ Forca thelbësore e Klimt-it ishte përshtypja  e fuqishme që linte te njerëzit dhe veçanërisht  te gratë në dhe pamja e tij  dukej sikur frymëmerrte një aromë të fortë toke…”

Por edhe ai e shfaqte atë thyerje që paralizonte angazhimin pa rezerva ndaj jetës; për shumë vite ai ishte i lidhur me një grua në një miqësi shumë të afërt dhe ishte i pazoti t’ia kushtonte veten krejtësisht asaj. Një lloj neurastenie erotike vinte përmes pikturave të tija më të ndjeshme nuk gabohesh nëse i sheh ato si përvojat më të dhimbshme”.

klimtfloge (1)

 

floge91Salloni i motrave

Salloni Flege i vendosur në zemër të Vjenës, ishte një sukses i madh. Emilie-ja ishte një grua e shkëlqyer biznesi dhe mendimtare e lirë, një stiliste vizionare. Ajo krijoi modën gjatë epokës më ekzaltuese dhe të lulëzuar të të gjithë epokave të arteve dhe dizajnit, kapërcimi i shekullit dhe fillimi i shekullit 20. Për veshjet e grave kjo do të thoshte një lamtumirë graduale e korseve dhe përqafimi i formave më të lirshme dhe stili më pak i detyrueshme, që u bë i njohur si “Fustani i Reformuar”.  Sjelljet po ndryshonin. Motrat Floge promovuan dizajnë dhe materiale më të theksuara, shumë prej tyre të stiluara nga partneri i Emilie-së, Gustav Klimt. Ai gjithashtu bënte fotografi mode, skiconte modele dhe stilonte vetë disa fustane. Pak nga admiruesit e Klimt-it si maço, piktor i dhënë pas grave  e dinë se ai ka kontribuuar në botën e modës. Edhe veshjen e tij në ngjyrë tymi me të cilën është fotografuar e ka stiluar vetë.

Gustav_Klimt_049

E paqartë mbetet nëse marrëdhënie e Klimt-it dhe Emilie-së ishte romantik dhe seksual apo thjesht platonik dhe profesional. Por besohet se Emilie-ja ishte modeli femëror në veprën e famshme të Klimt-it, “The Kiss” (Puthja), që sugjeron qartë një marrëdhënie seksuale. Megjithatë të dy kanë pasur lidhje shumë të fortë. Qëllimi i tyre artistik dhe ndjeshmëritë bohemiane i bënë një çift impresionues , të kërkuar nga shoqëria e lartë vjeneze për artin me porosi dhe modën e bërë sipas kërkesës.  Emilie Floge (1874-1962) njihej për dispozitën e saj nervore dhe në vitet e fundit konsiderohej shumë e ftohtë. Përgjegjësia që kishte ndaj motrave i kishte peshuar në freskinë dhe në natyrën pa pretendime që miqtë ia admironin. Ajo u bë një shofere entuziaste që në fillim dhe shihej shpesh me makinën e saj të verdhë sportive. Dy herë në vit ajo udhëtonte drejt Parisit për të parë garat dhe për të blerë pëlhura.

2.-1914-Gustav-Helene-and-Emilie

 

 

loading...
No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤