Gruaja e Trump shkëlqen, por akuzohet për plagjiaturë

Gruaja e Donald Trump, sllovenia Melania, ishte në qendër të vëmendjes së medias në ditën e parë të Konventës së Partisë Republikane.

Ajo u akuzua se një pjesë të fjalimit e kishte vjedhur nga Michelle Obama.

Komentatorët thanë se kishte ngjashmëri mes fjalimit të saj me fjalimin e zonjës Obama në vitin 2008.

“Prindërit e mi më kanë rritur me vlerat për të cilat ju punoni fort për atë që doni në jetë: që fjala është lidhja juaj dhe që ju bëni atë që thoni dhe i mbani premtimet: që ju i trajtoni njerëzit me respekt”, tha Melania.

Kurse Michelle në vitin 2008 tha: “Dhe unë e Barack jemi rritur me të njëjtat vlera: që të punojmë fort për atë që duam në jetë, që fjala është lidhja jonë dhe që ju bëni atë që thoni: që i trajtoni njerëzit me dinjitet dhe respekt, edhe nëse nuk i njihni dhe nuk jeni dakord me ta”.

Fjalimi i zonjës Trump vazhdonte: “Prindërit më kanë mësuar të tregoj vlerat dhe moralin në jetën e përditshme. Ky është leksioni që vazhdoj ta kaloj tek djali ynë. Dhe ne kemi nevojë të përçojmë këto mësime për gjeneratat që do të vijnë, për shkak se ne duam që fëmijët e këtij vendi ta dinë se i vetmi kufi për arritjet e tyre është fuqia e ëndrrave dhe vullneti për të punuar për to”.

Zonja Obama tha: “Barack Obama dhe unë i kemi ndërtuar jetët të udhëhequr nga këto vlera, dhe ua kalojmë gjeneratave që vijnë. Për shkak se ne duam që fëmijët tanë, dhe të gjithë fëmijët e këtij vendi, të mësojnë se i vetmi kufi për arritjet e tyre më të larta është shtrirja e ëndrrave dhe vullneti për të punuar për to”.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

CLOSE
CLOSE
logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤