“Grinduni, që të qëndroni më gjatë e të lumtur bashkë”

Një sondazh i kryer në më shumë se 1.000 të rritur tregoi se, personat që nuk e kanë problem ta shfaqin hapur pakënaqësinë e t’i hyjnë debateve me partnerin, qoftë edhe me tone të larta, kanë 10 herë më shumë mundësi të jetojnë një jetë të lumtur e të shëndetshme, sesa ata që përpiqen t’i anashkalojnë problemet me pretendimin se nuk ekzistojnë, apo se iu druhen pasojave.

“Shumë çifte kanë besimin e gabuar se shmangia e diskutimit mbi çështje të një ndjeshmërie të lartë do t’i bëjë mirë marrëdhënies në çift, – thonë ekspertët.

Por shmangia është gabimi më i madh që ata bëjnë, sepse nuk marrin në konsideratë ndikimin afatgjatë të këtyre veprimeve tek intimiteti, besimi dhe lidhja me partnerin”.

Më shumë se 4 në 5 persona të intervistuar e pranuan se komunikimi i çalë kishte luajtur një rol të ndjeshëm në dështimin e marrëdhënieve të tyre të mëparshme.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

CLOSE
CLOSE
logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤