Greqia ankohet në Bruksel për pronat në Himarë: Nuk ka integrim pa…

Ministria e Jashtme greke i ka kërkuar përfaqësueses së BE, Federica Mogherini-t dhe komisionerit Johannes Hahn që ta trajtojnë me seriozitet çështjen e minoritetit grek në Shqipëri.

Në letrën drejtuar nënkryetarit të parlamentit grek George Sourla, në lidhje me informacionin e kërkuar prej këtij të fundit, zv/ministri i Jashtëm grek, George Katrougalos shprehet se e ka trajtuar me seriozitet çështjen e pronave të minoritetit grek në Himarë dhe se po e ndjek atë me shumë kujdes.

Minoriteti pretendon se shteti shqiptar po ua merr pronat me të padrejtë.

Katrougalos thekson gjithashtu se i ka kërkuar përfaqësuesve të BE që t’i kushtojnë rëndësi çështjes së minoritetit grek, pasi është dhe një pikë që do t’i shërbejë integrimit të Shqipërisë në BE.

“Ministria e Jashtme greke po ndjek me shumë vëmendje çështjen e minoritetit grek në Himarë në lidhje me çështjen e parcelave të tokës. Ne kemi informuar përfaqësuesit e komunitetit kombëtar dhe në veçanti Frederica Mogherini-n dhe Johannes Hahn, të cilëve u kërkova që ta trajtojnë me seriozitet dhe t’i kushtojnë rëndësi gjendjes së minoritetit grek.

Dhe i kemi kërkuar dhe palës shqiptare që të respektojë të drejtat e e minoritetit grek jo vetëm për të ruajtur marrëdhënien dypalëshe, por edhe për shkak të integrimit në Bashkimin Europian”, thuhet në letrën e siguruar nga Vizion Plus.

loading...
No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

CLOSE
CLOSE
logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤