Greiss Petroviç: Pa punë nuk ka jetë…

View Gallery
4 Photos
Greiss Petroviç: Pa punë nuk ka jetë…
Greiss Petroviç 1

Greiss Petroviç: Pa punë nuk ka jetë…
Greiss Petroviç 2

Greiss Petroviç: Pa punë nuk ka jetë…
Greiss Petroviç 3

Greiss Petroviç: Pa punë nuk ka jetë…
Greiss Petroviç 4

Pa punë nuk ka jetë!
Greiss Petroviç prej më shumë se 10 vitesh është bërë pjesë e ekranit shqiptar, ndërkohë që është drejtuese e agjencisë së modeleve ‘Grace Models’. Ajo e ka nisur karrierën si modele dhe më pas arriti të krijojë një kompani, që mban emrin dhe autorësinë e saj, ku ajo i menaxhon dhe i ndihmon të bëhen të famshme modelet e reja. Së fundmi ajo është bërë mami e një vajze të mrekullueshme me emrin Emel. Emel këtë 5 nëntor bën 4 muaj dhe padyshim si fëmija i parë i familjes është bekimi më i madh për ta. Petroviç foli më shumë në këtë intervistë të fundit për marrëdhënien me vajzën, punën dhe mënyrën se si ajo arrin t’i alternojë familjen edhe punën, ndërkohë që studion për Komunikim në Universitetin Europian të Tiranës.

Greiss, për të patur një tablo më të qartë për një publik që nuk është tërësisht i informuar se si u bëtë ju e njohur fillimisht si modele dhe më pas arritët të krijonit një agjenci modelingu totalisht tuajën, a mund të na e thoni edhe një herë?

Modelingu nisi si një pasion, por shumë shpejt u bë dhe profesioni im. Unë rrjedh nga një familje që e dashuron artin.

Një shembull shumë i mirë për mua ka qenë gjyshja ime. Ajo ishte pianiste dhe kishte mbaruar Liceun francez, ndërkohë që aktivizohej edhe në teatër si aktore, dhe, gjithashtu, pikturonte.

Bota e Artit, në veçanti televizioni, spektaklet dhe moda kanë qenë preferencat e mia. Modelingun e kam nisur në moshën 15-vjeçare. Në fillim u trajnova në një kurs e më pas u bëra pjesë e shumë aktiviteteve, që kanë të bëjnë me botën e modelingut si sfilata, reklama, pjesë e disa konkurseve për modele si ‘Super Model of the World’, ‘Elite Model Look’ e më pas pjesë e televizionit, ku do të veçoja punën time në emisionin ‘E Diell’ në ‘Top Channel’.

Çfarë sfidash u janë dashur të kaloni për të mbërritur në këtë pozicion që mbani sot? A ka thënë ndonjëherë Greiss boll më?!

Sfidat kanë qenë të shumta, por kam arritur t’i kaloj falë mbështetjes dhe përkrahjes së familjes sime e më pas edhe të bashkëshortit tim, që besuan në dëshirat dhe ëndrrat e mia.

Ata më kanë dhënë forcën për t’i kaluar me qetësi por dhe kurajën për sfida të reja. Jo, nuk di të them JO në punë. Nuk është në karakterin tim të tërhiqem.

Cila është motoja që ju shoqëron gjithmonë, ose me të cilën ju zgjoheni çdo mëngjes?

Nuk kam një moto. E gjej shtysën dhe motivimin te dashuria për familjen time, tashmë edhe më e madhe, pasioni për punën dhe dashuria për vendin tim.

Origjina juaj e vjetër është kroate. Por a ndjen veten Greiss shqiptare dhe a jeni mjaftueshëm krenare që jetoni dhe jepni kontributin tuaj për këtë vend?

Po është e vërtetë, por unë jam lindur dhe rritur këtu. Patjetër që jam shqiptare dhe jam krenare për vendin tim.

Si i keni marrëdhëniet me median, rrjetet sociale? Duhet të kemi parasysh që jo gjithmonë mesazhi komunikohet ashtu siç duhet nga media të ndryshme duke aluduar dhe krijuar lajme të pavërteta. A e kanë ‘përdorur’ figurën tuaj le të themi për të arritur këto qëllime?

Kam një marrëdhënie shumë të mirë me median e rrjetet sociale po ashtu. Por muajt e fundit nuk kam qenë tepër aktive në to, sepse në jetën time erdhi Emel, tek e cila është përqendruar e gjithë vëmendja dhe kujdesi im, por shumë shpejt do të rikthehem plotësisht, sepse edhe vetë puna që unë kam është shumë e lidhur me median dhe rrjetet sociale.

Si arrin Greiss të menaxhojë familjen, punën dhe shkollën?

Mendoj se asgjë nuk është e pamundur. Nëse ne realisht e duam diçka, do gjejmë hapësirën për ta bërë, sado e kufizuar të jetë koha. Me shumë punë dhe dëshirë përpiqem që të gjej kohë për t’iu përkushtuar secilës.

Çfarë parimesh ndiqni për t’i kushtuar secilës hapësirën e nevojshme?

Punoj duke planifikuar dhe duke përcaktuar prioritetet. Planifikimi i punës dhe i ditës më ndihmon në menaxhimin sa më të mirë të kohës.

Më 5 korrik të këtij viti, trungut tuaj familjar iu shtua një anëtare e re, vajza juaj Emel. Na tregoni pak rreth shtatzënisë suaj, si shkoi kjo eksperiencë deri në sjelljen në jetë të vajzës, ndërkohë që ishit thuajse gjithmonë e pranishme edhe në auditorët e Universitetit Europian të Tiranës?

Shtatzëninë e pata të mbarë. Për rreth 8 muaj kam qenë aktive në agjenci duke ndjekur kurset dhe aktivitetet, si dhe duke ndjekur mësimin në UET. Gjithmonë kur e imagjinoja veten shtatzëne thoja, Greiss duhet të vazhdosh të bësh të njëjtin aktivitet sikurse edhe më parë, por me një ndryshim duke u kujdesur pak më shumë për veten dhe bebin. Dhe ashtu bëra.

Si ishte momenti i parë që morët vajzën në krah?

Momenti më i bukur, i papërshkrueshëm, lumturi, emocion pafund.

Falënderoj Zotin që më bekoi me një engjëll.

A është mami Greissi, një mami e përkushtuar?

Mendoj se po.

Dhe a po i kushtoni më shumë kohë tani Emelit pavarësisht çdo gjëje tjetër?

Pa diskutim, është dhe do mbetet më e rëndësishme se çdo gjë tjetër në këtë botë.

Si është një ditë e zakonshme e familjes Pajenga, me Emelin në qendër të vëmendjes?

Siç e thatë edhe ju, Emeli është qendra e vëmendjes që kur zgjohemi e deri sa flemë. Mëngjeset tona tashmë janë shumë më të vrullshme. Zgjohemi më herët se dikur, shpesh edhe gjatë natës kur Emel kërkon të pijë qumësht. Derisa të rritet dhe pak e t’i fillojë ushqimin lëvizjet e mia janë më të kufizuara larg saj. Në familje ndihmojmë njëri-tjetrin me qëllim që gjërat t’i bëjmë në kohë. Ngarkesën nuk e kam vetëm unë si nënë e re, por të gjithë ndihmojnë, si babi i Emelit edhe gjyshja, nëna Tefta.

Cila është arsyeja madhore që mund t’ju bënte të hiqnit dorë nga ajo që e keni pasion?

E dua shumë punën dhe profesionin tim. Pa punë nuk ka jetë, tani më vijnë ndërmend shumë thënie e fjalë të urta mbi punën, por po citoj njërën prej tyre: ‘Frymëzimi është vëllai i punës’, ka thënë Charles Baudelaire. Do të hiqja dorë vetëm nëse do ndodhte diçka e papritur madhore që do më detyronte në marrjen e këtij vendimi ekstrem. Lutem që kurrë të mos ndeshem me situata të tilla.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

CLOSE
CLOSE
logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤