Gratë luten që të rrihen … për të treguar dashurinë ndaj burrit

Një ceremoni fisnore gjatë së cilës vajzat e reja rrihen për të treguar sakrificat që bëjnë për burrat, vjen e ilustruar në një seri fotografish.

Etiopi 1

Picture 1 of 4

Anëtarët e fisit Hamar në Etiopi besojnë se plagët në trup tregojnë aftësinë e një gruaje të dashurinë ndaj burrit. Gratë rrihen si pjesë e ceremonisë ku anëtarët e familjes femërore shprehin dashurinë e tyre për të riun në zemër të festës. Pas ceremonisë djali lejohet të martohet.

Tabloiti britanik, “Daily Mail”, shkruan se: “Tradita brutale njihet si “Ukuli Bula”, dhe u kap nga fotografja Jeremy Hunter. Në vend që të iknin, gratë u luteshin njerëzve që t’i rrihnin përsëri gjatë ceremonisë, të mbajtur në luginën e lumit Omo”. Për burrat, dekorimi është më i thjeshtë, me përjashtim të pikturës në fytyrë që tregon status dhe progres.

Një element kyç i ceremonisë është frustrimi i grave të reja që janë anëtare të familjes ose të afërmve të djalit që ndërmarrin kalimin të djalit në burrëri. Gratë trumbetojnë dhe këndojnë, lavdërojnë virtytet e Jumperit, duke deklaruar dashurinë e tyre për të dhe dëshirën për t’u shënuar nga kamxhiku.

Ceremonia tenton të bashkojë familjen dhe është një demonstrim i aftësisë së grave për dashuri dhe në jetën e mëvonshme”.

Një nga ceremonitë më spektakolare në “Luginën e Poshtme të Omos” është ceremonia e “BULA-s së UKULI” të grupit fisnor Hamar. Është një rit i kalimit të djalit në burrëri dhe martesa. Për të arritur pjekurinë, djemtë Hamar duhet t’i nënshtrohen dy ritualeve: rrethprerja dhe kërcim mbi demat.

Kjo përcakton nëse i riu Hamar është gati të bëjë kërcimin social nga i ri në moshën e rritur. Në çdo ceremoni marrin pjesë rreth dyqind anëtarë të Hamarit (gjithashtu të shkruar Hamer) në këtë ngjarje që ndryshon jetën.

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤