Gosling ia dedikon çmimin Golden Globe kunatit të tij

auto_ryan1483984046

Aktori, Ryan Gosling çmimin e tij të parë Golden Globes ja ka dedidkuar vëlluat të ndjerë të bashkëshortes së tij, Eva Mendes.

Ai pasi ka pranuar çmimin si aktori më i mirë në rolin e tij në komedinë “La La Land” ditën e diel, ka nderuar Juan Carlos Mendes, që ka humbur betejën me kancerin në muajin prill.

“Derisa unë isha duke kënduar dhe vallëzuar e luajtur në piano, duke shijuar kështu një nga eksperiencat më të mira që kisha pasur ndonjëherë në jetë, gruaja ime ishte duke rritur vajzën tonë, dhe ishte shtatzënë sërish e në të njejtën kohë ajo po ndihmonte vëllaun e saj të luftonte me kancerin”, ka thënë aktori 36 vjeçar.

Ai ka thënë poashtu se po nuk do të ishte ajo që do të pranonte të kishte krejt këtë barrë mbi supe dhe të lejonte atë që të ndiqte pasionin e tij, në vend të tij do ta pranonte dikush këtë çmim.

“Prandaj e dashur, falemnderit. Vajzat e mia, Amada dhe Esmeralda, ju dua. Dhe nëse më lejoni, këtë çmim dua të ja dedikoj vëllaut të bashkëshortes sime, Juan Carlos Mendes”, ka thënë ai.

42 vjeçarja Mendes ka lindur fëmijën e saj të dytë me Gosling në muajin maj të vitit 2016, një muaj pasi ka vdekur vëllau i saj.

Juan Carlos ka vdekur në moshën 53 vjeçari pasi ishte diagnostifikuar me kancer në fyt në vitin 2014

loading...
No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤