Gloria Boba; Vintage addicted !

 

13933147_1560748467567558_185903722_n

Për piktoren e re moda është ajo pjesë e jetës që të braktis dhe të lë shpesh në pritje, pa asnjë ide. Ndaj ajo zgjedh stilin…ai i bërë për të. Me masa të mëdha dhe me shumë ngjyra. E sa më vintage të jetë, aq më mirë. Dhe vendi ku i ble është sekret…jo gjithmonë. Lexoni idenë e modës sipas Glorias !

 Moda për mua është pjesë  e rëndësishme e jetës, e cila nga një  sezon në  tjetrin të  braktis dhe të  lë  në  pritje,  pa asnjë ide.  🙂

Eleganca është jo vetëm veshje. Elegante një  femër është edhe kur lëviz dhe flet.

Stili im përbëhet nga  masa te mëdha, i lirshëm, përgjithësisht me ngjyra.

Nuk bëj dot pa … buzëkuq dhe vathë.

Stilistët e mi të preferuar janë Maison  Margiela dhe  Alexander Mcqueen.

Markat e mia fetish… e fiksuar pas modelit. Nëse do i rendisja janë shumë.

Të pashmangshmet bazike  për mua mbeten  bluzat njëngjyrëshe dhe  xhinset.

Jeta pa taka është e mrekullueshme, akoma më  shumë momenti kur i  heq takat pas një  mbrëmjeje.

Aksesori thelbësor për mua mbetet  çanta.

Veshja ideale është  fustani; nuk të mundon për kombinim,  akoma më  ideale nëqoftëse do të  ishte i zi.

Artikulli më i bukur i gardërobës sime  janë  xhaketat.

Shija e keqe është… veshje seri, aspak unike.

Çfarë më bën të bukur është të qenit  në humor, buzëqeshja.

Veshja për të joshur… sa më pak metër cohë.

Frymëzimet e mëngjesit  janë kafeja e gjerbur në shoqërinë e vetes dhe një  ditë pa diell. J

Ikonat e modës… sigurisht Marilyn  Monroe.

Ngjyrat e preferuara janë të gjitha përveç portokallisë dhe bojëqiellit.

Artikulli apo aksesori  që ndjej më shumë timin janë vathët,  s’mund të  bëj pa ato.

Peliçe, po apo jo? Po

Bizhuteritë, të vogla e të çmuara apo të mëdha? Të  vogla të mëdha dhe të  çuditshme.

Kurrë nuk do të vishja… fustan me një  krah.

Jam e varur nga   dyqanet vintage.

Vintage apo avangard ? Vintage.

13502679_1151160051571619_2872516112295607587_o

13521975_1151161234904834_5196521139974906810_n

 

13308384_1135695259784765_2840636080163023224_o

 

11141211_1519479511694454_831582533496767925_n

 

13940911_1560745880901150_1680880251_n

 

13936921_1560748407567564_1078743208_n

 

 

13568871_1151160984904859_1186287438113932819_o

 

11144932_1426103231032083_2782298515888124941_n

 

13517640_1151160058238285_5879188366261200355_o

 

loading...
No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤