Gjysma tjetër e Ina Zhupës

ina zhupa

Gjëja më e mirë që kam marrë nga jeta është që kam gjetur dashurinë me D të madhe. Fabi është gjeja më e mirë dhe e bukur në jetën time. Kam përkrah gjysmën tjetër që më plotëson në çdo gjë dhe falenderoj zotin çdo ditë. Dashuria jonë është çdo sekondë, çdo minutë, çdo orë sepse nuk kemi një ditë të veçantë që ja kushtojmë njëri-tjetrit po mundohemi që çdo ditë të jetë e veçantë kur jemi bashkë.

Tipari kryesor i karakterit tuaj?

Më karakterizon vullneti për tju shkuar gjërave deri në fund. Pavarësisht vështirësive që mund të dalin nuk e çoj ndërmend të dorëzohem por vazhdoj me këmbëngulje deri sa tja arrij qëllimit. Edhe nëse mund humb një sfidë ndonjëhërë jam e bindur që gjej vullnetin për të vazhduar dhe për tu ringritur.

Po ai për të cilin jeni më pak krenar?

Ju besoj shumë njerëzve, i besoj menjëherë dhe pa kushte duke besuar ndoshta në një botë më ideale seç është. Ky besim tek njerëzit mund të më çoj edhe në zhgënjime të thella nga miq që nuk e pret.

Cfarë do të ndryshonit tek vetja nëse do mundeshit?

Nuk do të ndryshoja gjë tek vetja, sepse jam mësuar të jetoj kështu siç jam  .Po edhe sepse besoj që Zoti është treguar bujar me mua, dhe prindërit kanë meritat e veta për atë që jam sot.

Terapia juaj kundër stresit?

Është shumë e thjeshtë muzikë e mirë në sfond gjatë çdo lloj aktiviteti që zhvilloj, kur është e mundshme normalisht. Preferoj atë klasike sepse me relakson dhe më fut idenë e harmonisë në çdo gjë, por megjithatë jam dëgjuese e çdo muzike të mirë.

886314_1013319892072750_7659703433822166985_o

Tre detajet bazike të veshjes suaj?

Klasike, komode, serioze.

C’është elegance për ju?

Eleganca për mua është sjellje, është stil dhe qëndrim.

Cfarë marrëdhënie keni me pasqyrën?

Pasqyrën e përdor por nuk më përdor dot. Nuk jam rob i saj por jam një përdoruese e mirë. Më kënaq pamja që shikoj në pasqyrë por nuk dashurohem me të.

Cilët do të ishin të ftuarit e një darke ideale në shtëpinë tuaj?

Në darkën ideale do doja të kisha të ftuar Margaret Thatcher, Ronald Reagan, Hannah Arendt , meqë jemi në ëndërr pse mos ëndërrojmë alla grande!

Cili personazh librash apo filmash ju frymëzon?

Si fanse e Agatha Christie që jam, më frymëzon Hercule Poirot. Me talentin e tij për të kuptuar karakteret, për të lidhur detajet, për të kapur informacion është një model suksesi për punën e vet ndaj më pëlqen shumë.

Dhurata që ju pëlqen të bëni?

Diçka të personalizuar, dua që kushdo të ngelet i kënaqur prandaj nuk kam një lloj dhurate po sipas tipit dhe stilit të secilit zgjedh dhuratën.

Për ju luksi është…?

Të kesh gjërat që të bëjnë të ndjehesh e veçantë dhe moskokëçarëse.

Cila është gjëja më e mirë që keni marrë nga jeta?

Gjëja më e mirë që kam marrë nga jeta është që kam gjetur dashurinë me D të madhe. Fabi është gjeja më e mirë dhe e bukur në jetën time. Kam përkrah gjysmën tjetër që më plotëson në çdo gjë dhe falenderoj zotin çdo ditë. Dashuria jonë është çdo sekondë, çdo minutë, çdo orë sepse nuk kemi një ditë të veçantë që ja kushtojmë njëri-tjetrit po mundohemi që çdo ditë të jetë e veçantë kur jemi bashkë.

Talenti që do të doje të kishe?

Do doja shumë të dija ti bija me mjeshtëri pianos.

Deri ku do arrinit për dashurinë?
Për dashurinë do bëja gjithçka, do sakrifikoja pafund sepse mendoj që nuk ja vlen jeta po nuk njohe dashurinë e vërtetë dhe lumturinë që të jep kjo ndjenjë. Besoj në shprehjen se masa e dashurisë është të dashurosh pa masë.

Fjalët që ju hutojnë?

Më hutojnë fjalët e hipokritëve dhe mashtruesve,sepse nuk e kuptoj ku e gjejnë forcën për të thënë gjëra që nuk i besojnë dhe për të thënë gjëra të ndryshme sa herë që duhet.

Cilat janë fjalët që do të donit të dëgjonit prej të tjerëve?

Të gjitha fjalët që shprehin dashuri, mirënjohje, vlerësim dhe respekt.

Në cilën epokë do të kishit dashur të jetonit?

Në epokën që do të vijë, sepse mendoj gjithmonë që e ardhmja do jetë më e mirë se tashmja.

Frika duhet fshehur?

Jo frika duhet përballuar.

Vdekja ju tmerron?

Për vdekjen nuk dua të mendoj, sepse kur ajo të vij unë do iki.

12670093_1016354405102632_2102539159544696587_n

Karrierë pastaj fëmijë apo fëmijë pastaj karrierë?

Unë tashmë kam nisur karrierën dhe nuk kam fëmijë kështu që e para më takon.

Po sikur të ishe film, si do të ishte titulli tij?

Sot është nesër.

loading...
No Comments Yet

Comments are closed

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤