‘’Gjuetia online’’, rrjetet sociale si instrument për të gjetur partnerë të rinj

Studimi i “Global Digital Statshot” vetëm pak kohë më parë nxori disa të dhëna interesante për rritjen e vrullshme që kanë marrë platformat sociale që nga Facebook, Instagram, WhatsApp, YouTube etj

Nga 7.5 miliardë e popullsisë botërore, 3.8 miliardë e njerëzve janë të lidhur me internet dhe më shume se 3 miliardë janë përdorues aktiv në rrjetet sociale, referuar kjo të dhënave të 6 mujorit të parë të 2017-ës.

Rreth 40% e popullsisë përdorin rrjetet sociale, të cilat kohët e fundit janë bërë edhe një instrument i pagabueshëm për të gjetur partnerë të rinj sepse praktikisht mund të dish çdo gjë për ta.

Facebook është tashmë një terren shumë i mbrojtur për t’u ekspozuar dhe duket sikur trendi i ri i ‘’gjuetisë online’’ me më shumë mundësi për tu ekspozuar është Instagram-i.

Megjithatë dominues në tregun e rrjeteve sociale vazhdon të jetë ‘’platforma blu e” Mark Zuckerberg, Facebook-u, që është rrjeti më i përdorur social në botë me më shumë se 2 miliardë përdorues aktivë mujorë.

loading...
No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤