Gjon Mili, shqiptari që fotografoi artistët më të mëdhenj të kohës së vet

View Gallery
3 Photos
Gjon Mili, shqiptari që fotografoi artistët më të mëdhenj të kohës së vet
mili1488203029

Gjon Mili, shqiptari që fotografoi artistët më të mëdhenj të kohës së vet
mili11488203031

Gjon Mili, shqiptari që fotografoi artistët më të mëdhenj të kohës së vet
mili21488203033

Gjon Mili ishte një shqiptar fotograf, që jetoi dhe punoi në Amerikë.

Atje ka pasur një studio të tijën dhe ka qenë një nga fotografët më të preferuar të kohës së vetë.

Mbahet mend për fotografitë që u ka bërë piktorëve të mëdhenj Pablo Pikaso apo Salvador Dali.

Ka lindur në Korçë dhe fëmijërinë e ka kaluar në Rumani, duke ndjekur kolegji kombëtar në Bukuresht. Më vonë emigroi në Shtetet e Bashkuara në vitin 1923.

Në 1939, Mili filloi të punojë si një fotograf për të siguruar jetën. Gjatë viteve ai u njoh me shumë artistë të shquar në piktura dhe në artin kinematografikë të Hollivudit.

Gjon Mili është marrë edhe me kinematografi, duke xhiruar me skenar të vet gjashtë filma dokumentarë.

Veprimtaria artistike e fotografit Mili përfshin me sukses shumë zhanre të fotografisë si peizazhin, reklamën, foton dokumentare, politike, atë të arteve (teatër, kinema, koncerte, vallëzime etj.), sportive, eksperimentale etj.

Ai ka pasqyruar në fotoportrete interesante figura të tilla të artit e kulturës botërore si regjisorin Hitchcock, kompozitorin Stravinski,

Ekspozitën e parë vetjake Mili e ka hapur me 1934, ndërsa të fundit, më të zgjedhurat e gjithë krijimtarisë me 140 foto, më 1980 në Nju Jork me rastin e 75-vjetorit të lindjes.

Për nder të tij, dhjetë vjet pas vdekjes, në fund të vitit 1994, në Haward Greenberg Gallery të Nju Jorkut u paraqitën punë të bëra prej tij në harkun kohor 1930-1970, si dhe objekte nga jeta dhe vepra e Milit në lëmë të fotografisë dhe filmit.

Ai mbeti gjatë gjithë jetës një amerikan me origjinë shqiptare, duke mos ndryshuar shumë gjëra, që nga emri i tij, të cilin e shkroi gjithmonë „Gjon”, duke thënë vet se „ai shkruhet dhe lexohet kështu vetëm në Shqipëri”, kombësinë dhe sidomos përdorimin e gjuhës shqipe të cilën e fliste dhe e shkruante saktë e bukur.

Gjon Mili vdiq në Stamford, Connecticut, ShBA më 14 shkurt të vitit 1984.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

CLOSE
CLOSE
logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤