Gjithçka që duhet të dini për kryeministren e re të Britanisë

 

article-0-134151C3000005DC-463_468x721

IMAGENAME-136391858496502601

Theresa-May-meets-Queen-Elizabeth-1024x682

Pasi David Cameron dorëzoi dje dorëheqjen, menjëherë pas fjalimit të tij prekës, zëvendësuesja e tij është  Theresa May. Ajo mori zyrtarisht pasditen e sotme detyrën si kryeministre e Mbretërisë së Bashkuar.

Ish-sekretarja e Punëve të Brendshme shkoi në Pallatin Buckingham, ku pranoi zyrtarisht ftesën e mbretëreshës për të formuar qeverinë e re. Ajo bëhet kështu kryeministrja e dytë grua në historinë e Britanisë së Madhe, pas Margaret Thatcher.

Zonja May, 59 vjeç, fitoi krejt papritur garën për lidershipin e konservatorëve, pasi kandidati rival Andrea Leadsom u tërhoq ditën e hënë. Një nga detyrat e saj të para do të jetë krijimi i ekipit të ri ministror.

Ajo ka një eksperiencë akademike të shumëllojshme në sektorin publik dhe privat. Ajo ka studiuar në Universitetin e Oksfordit dhe e ka nisur karrierën në Bankën e Anglisë si përgjegjëse e Departamentit të Marrëdhënieve Europiane si edhe si këshilluese e marrëdhënieve me jashtë.

May është përfshirë në politikë në të gjitha nivelet për shumë vite me radhë, si fillim në nivel lokal, si pjesë e Partisë Konservatore përpara se të merrte detyrën si këshilltare e LBM (London Borough of Merton) nga viti 1986 deri në 1994-ën.

Theresa ka qenë anëtare e Parlamentit për Maidenhead në maj të vitit 1997. Gjithashtu, gjatë kësaj kohe ajo ka qenë pjesëmarrëse e rregullt dhe aktiviste e shoqërisë civile në vendin e saj, për të përmirësuar Linjën e Trenave, shërbimin në spitale si edhe për të përmirësuar qendrën e Maidenheadtoën.

May ka mbajtur poste të ndryshme në Parlament që prej vitit 1997. Nga viti 2002 deri në vitin 2003 ajo është Kryetarja e parë grua e Partisë Konservatore. Ajo ka luajtur një rol të rëndësishëm kundër emigracionit dhe për forcimin e mbrojtjen e kufijve nga terrorizmi si edhe si aktiviste e rregullt për mbrojtjen e Të drejtave të Grave dhe Barazisë Gjinore në vitet 2010-2012.

Ajo është e lidhur me imazhin e gruas së hekurt dhe të zgjuar Margaret Thatcher. Një kërkim i shpejt në “Google” të May-t sjell përshkrimin e një gruaje me një vlerësim të qartë për stilimin e përkryer dhe varëset e veçanta.

Ajo mban një stil të qartë të rafinuar, por gjithmonë duke ndjekur trendet më të fundit: flokët e saj bob bionde, dashuria e saj për këpucët, me një takë të vogël, por guxon edhe me çizme. Stili zyrtar është ai që mbizotëron me kostume me pantallona ose funde, por gjithmonë duke mbajtur linjën e saj të dallueshme.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

CLOSE
CLOSE
logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤