Gjithçka që duhet të dini për konturimin e flokëve

floke-konturim-forme-koke

Konturimi paraqet formësim të diçka tjetër. Në aspektin e bukurisë jemi më shumë të familjarizuar me termin në kontekst të përdorimit të grimit për të performuar iluzione optike në fytyrat tona- duke definuar mollëzat e faqeve, qafën dhe hundën. Por, është 2015 dhe konturimi është pjesë e vitit të kaluar. Tani, ekziston një konturim i ri: ajo e flokëve tanë. Po, ne mund mjaftueshëm të gdhendim fytyrën tonë duke nxjerrur në pah pjesët më të mira të saj.

Kemi biseduar me një nga pionierët e trendit, Marc Trinder, në Britani, një nga stilistët e famshëm për të deshifruar teknikën e konturimit të flokëve.

Duke përdorur tone të lehta dheh të errëta për të krijuar hijëzimin dhe theksimin e fytyrës, ashtu aplikojmë edhe ngjyra në pjesë të veçanta të flokëve, ku mund të ndryshoni plotësisht formën e fytyrës suaj, shpjegon Trinder.

Në fakt, kjo është e ngjashme me konturimin e fytyrës. Ne eksperimentojmë me ngjyra të ndryshme për ti dhënë formë të ndryshme fytyrës dhe për të konstatuar se cilat forma mund të krijojnë më shumë formë ovale, psh. në mjekërr. Në vazhdim po ju paraqesim disa nga këshillat për konturim të flokëve.

1. Fytyrë e rrumbullakët

Fytyrat e rrumbullakëta në përgjithësi kanë structure të forte të eshtrave, kështuqë aplikohen tone të lehta në fijet e flokëve, nga veshi në vesh, ndërsa tonet e errëta zbatohen nën veshët dhe skajet e poshtme të flokëve. Kjo formë ndriçon dhe zgjat fyrtyrën duke i dhënë një konturim të mirë fytyrës.

2. Fytyrë ovale

Fytyra ovale konsiderohet si më e përshtatshmja për stilimin dhe ngjyrën e konturimit të flokëve. Për të nxjerr në pah edh emë shumë, gjithmonë shtoni thellësinë e ngjyrave, cilësinë e plotë dhe shkëlqimin e saj.

3. Fytyrë e zgjatur

Tone më të thella aplikohen në rrënjët, përgjatë veshëve e deri në skajet e flokëve, duke krijuar një efekt këndor dhe efekt dobësues të fytyrës.

4. Fytyrë katrore

Forma e fytyrës katrore është karakteristikë e ftyrës së gjërë, kështuqë shtresa me tone të lehta dhe të errëta aplikohen në qoshet e fytyrës dhe rreth qafës, e cila zbut linjat dhe shton më shumë thellësinë.

5. Fytyrë formë zemër

Forma zemër e fytyrës është si një trekëndësh i përmbysur, me fytyrën duke u ngushtuar në mjekërr. Për të krijuar një formë më ovale, hijëzoni me tone të lehta rreth veshëve dhe linjës së nofullës që të zbutni gjysmën e poshtme të fytyrës.

loading...
No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤