Bota

Gjermanët e shqetësuar: ‘Zhduket’ kancelarja Merkel






               Publikuar në : 11:22 - 02/08/18 |
mapo.al

Shumëkush do donte të mësonte se ku është lideri i vendit të tij thuajse në çdo moment.


Por ndodh që edhe ata zhduken për një kohë.



Kështu ka ndodhur edhe me kancelaren gjermane.

Prej një jave, 64-vjeçarja nuk është parë në publik dhe kjo ka shkaktuar shqetësim.

Ajo madje nuk ka udhëtuar për në Tirolin e jugut, ku shkon gjithmonë me të shoqin.

Ai ka udhëtuar vetëm. Ndërkohë deri më 20 gusht nuk ka asnjë takim në kalendarin e kancelares.

Një krizë martesore? Ndonjë problem shëndetësor? Mision sekret?

Një ditë më parë, Merkel thuhet se është parë në Mynih teksa ndiqte një opera.

Një zëdhënës i qeverisë u tha mediave se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Ajo është gjithmonë në kontakt të ngushtë me drejtuesit e tjerë të qeverisë.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas