Gjërat që s’duhet t’ju mungojnë për të qenë një parisiene e vertetë

Xhinset, kudo, kurdo dhe me këdo.Po t’i hiqen nga garderoba një parisieneje do t’i dukej vetja bosh e pa klasin e feminilitetin që e karakterizon.

Këpucë burrash.Thjesht sepse të gjithë thonë se ato këpucë të sheshta shik nuk janë për femra, por ajo ka lindur me shpirtin e kundërshtimit. Në fakt është thelbi i shpirtit të saj .

Çanta. Nuk është një aksesor, por shtëpia jote, një rrëmujë e domosdoshme, ku mumd të gjesh po aq mirë një tërfil të tharë me katër fletë, sa edhe një faturë të vjetër korrenti. Dhe nëse është aq e bukur nga jashtë është vetëm për t’u dukur. Dhe kështu, askush nuk bëhet kureshtar se ç’mund të ketë brenda.

Xhaketa e zezë. Është ajo që i jep stil elegant një palë xhinseve pak të pista dhe që e vesh në ditët që nuk ke dëshirë të bësh asnjë përpjekje për veshjen por,pa dashur ama që kjo të bjerë në sy.

Këpucët balerina. Ose ekuivalenti i shapkave që nuk i blen kurrë.Sepse ti nuk negocion mes rehatisë dhe elegancës. Për ty ose të dyja ose hiç fare.

Shalli i vockël prej mëndafshi. Ai ka më shumë se një funksion.

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤