Gjërat që femrat s’duhet të pranojnë nga partneri

Dashuria nuk duhet të përbëhet nga zënkat, tradhtitë apo mungesa e respektit. Ja cilat janë disa gjëra të cilat një grua s’duhet t’i anashkalojë kurrë.

Ndoshta është momenti i duhur për të reaguar e mos duruar më disa aspekte të partnerit tuaj. Nëse jeni në pikëpyetje për marrëdhënien tuaj e nuk ndiheni më të lumtura, atëherë më gjasa ka diçka që nuk shkon te partneri juaj. Një grua nuk duhet të tolerojë gënjeshtarët, tradhtarët për të mos harruar ata që nuk ju telefonojnë apo ngrenë zërin gjithë kohës.

Mungesa e respektit
“Një mashkull që tregon mungesë respekti kundrejt një femre, nuk e meriton atë”. Ky është rregulli nr. 1 në çdo lloj marrëdhënieje. Nëse ai nuk ju respekton të jeni të sigurta që s’do t’ju vlerësojë kurrë. Pa këtë aspekt themelor, raporti vështirësohet dhe gjërat nuk shkojnë në rrugën e duhur. Ndaj, nëse nuk ka vend për ndryshime, lëreni!

Është një gënjeshtar patologjik
Nëse partneri nuk të telefonon apo nuk i përgjigjet pyetje “Zemër, çfarë po bën/ku je?” do të thotë se fsheh diçka. Nëse nuk është i sinqertë me ty, atëherë tërhiquni sepse ndoshta s’është gati për një marrëdhënie.

Bërtet vazhdimisht
Nëse një mashkull bërtet duhet të ketë një arsye të vërtetë. Nëse jeni duke diskutuar për diçka dhe ju gjithashtu jeni duke bërtitur atëherë është e kuptueshme. Por nëse ai bërtet vazhdimisht ose thjesht sepse i keni bërë një pyetje, atëherë nuk është e drejtë. Çfarë mund të bësh? Këshillojini atij të menaxhojë më mirë zemërimin ose lëre!

Flet fjalë të ndyra
Partneri juaj përdor fjalë të ndyra dhe shpesh me ju? Ndonjëherë këto sharje mund të shpëtojnë nga goja por nuk ka asnjë motiv se përse një mashkull të përdorë të tilla shprehje gjithë ditën.

Zihet lehtë
Partneri çmendet thjesht kur i kërkon të ndryshojë kanalin e televizorit? E humb turuan edhe kur ti nuk je dakord me të për ndonjë gjë? Nëse ai zgjedh zënkat për çfarëdo motivi, edhe ato më të parëndësishmet, atëherë duhet të merrni një vendim? Më e arsyeshmja? Lëreni!

Është tradhtar
Nuk ka asnjë falje për tradhtinë. Asnjë! Nëse marrëdhënia juaj është prekur nga një tradhti, nuk ka zgjidhje. E keni dëgjuar të thotë vazhdimisht “Më fal” ose “Isha i pirë”ose “S’ka qenë e rëndësishme për mua”, kini parasysh se nëse e ka bërë një herë, do ta bëjë sërish. Gjeje fuqinë dhe largohu: Ti meriton më shumë.

Të bën të qash
Askush s’duhet të ketë pranë një person që nuk shqetësohet për ndjenjat e tua. Atëherë harrojeni atë dhe kursejini lotët për diçka më serioze.

Përdor dhunën… vazhdimisht
Të dalësh nga një marrëdhënie me një partner abuziv mund të jetë e vështirë. Shumë herë femrat janë thjesht të frikësuara dhe nuk dinë ku të drejtohen. Ai s’duhet të përdori KURRË dhunë. Nëse lini pas një marrëdhënie kaq të rrezikshme do të rigjeni veten dhe do të jeni në gjendje të rindërtoni një lidhje të shëndetshme më një mashkull tjetër. E sigurt!

Ju kërcënon
Partneri juaj ju ka thënë ndonjëherë “nëse më tradhton, unë do të vras” qoftë edhe me shaka? Atëherë duhet të shqetësoheni. Kërcënimi, i çdo lloji qoftë është një sinjal se partneri juaj mendon që ka pushtet mbi ju, ose më keq akoma se ju posedon!

Të trajton si ‘copë mishi’
Nëse ai flet te miqtë ose shprehet se ai është në gjendje të bëjë çfarë të dojë me ju si të ishin një ‘copë mishi me 2 sy’, është shumë problem. Partneri juaj duhet t’ju respektojë dhe t’ju trajtojë si mbretëreshë.

Nuk të bën kurrë asnjë kompliment
Meshkujt duhet të sforcohen për të bërë komplimente partneres, për tu ndjerë mirë. Jemi në një lidhje edhe për këtë, apo jo? Thonj të kuruara, flokë të rregulluara dhe një veshje seksi dhe në fund asnjë “Sa bukur dukesh”? Epo nëse s’ju vlerëson, atëherë harrojeni!

Nuk të thotë asnjëherë “Ka diçka që nuk shkon”?
Ndodh të jeni e zemëruar, melankolike apo me lot në sy? Dhe ai nuk të pyet se çfarë ke? Atëherë kujdes: një mashkull që nuk i kushton vëmendje këtyre gjërave do të thotë që nuk dëshiron të humbas kohë me shqetësimet e tua. Shenjë e keqe për të ardhmen!

Nuk të ofron kurrë asgjë
Është ditëlindja jote, Shën Valentini, darka e përvjetorit tuaj dhe nuk ofrohet të paguajë darkën? Jeni jashtë në mëngjes dhe nuk bën asnjë përpjekje për të marrë një kafe apo briosh? Eh goca, ka diçka që nuk shkon këtu. Nëse nuk qëndrojnë në mes problemet ekonomike atëherë ka një përgjigje: është koprac dhe nuk mendon se ia vlen të harxhojë para për ty!

Nuk të nxjerr asnjëherë jashtë
Nuk e mban mend herën e fundit kur keni dal bashkë, në kinema apo për të pirë diçka? Shpesh meshkujt i qëndrojnë më shumë idesë së pantoflave të rehatshme përballë televizorit, por më mirë diskutojeni këtë.

“Nuk është e dashura ime”
Kjo është një thënie klasike, mbi të gjitha kur lidhja është në hapat e para. Nëse një mashkull refuzon t’i tregojë miqve të tij që ka një të dashur, atëherë do të thotë që nuk kërkon impenjime. Nëse vazhdon kështu më mirë mbylleni këtë histori para se gjërat të bëhen serioze.

Të kërkon të jesh gjithmonë në dispozicion të tij
Ai ka dal me miqtë ndërsa ti je e ulur në divan. Të telefonon dhe kërkon të shkoni ta merrni ose të jeni gati në shtrat. Epo nuk duheni trajtuar kështu: të jesh skllavja e një mashkulli ose të jesh gjithmonë në dispozicion të tij nuk të ndihmon as ty e as raportin tuaj.

Filtron me vajza të tjera
Nuk jemi të gjithë të pastër: secilit prej nesh mund t’i ndodh të flirtojë me seksin e kundërt. Por kur jeni bashkë gjërat ndryshojnë sidomos përpara partnerit, është mungesë respekti gjithsesi.

Të le e pastaj pendohet
Nëse dëgjoni shpesh partnerin t’ju thotë “Nuk jam gati”, “Nuk jam njësoj si më parë” ose nëse sillet si një idiot i vërtetë, bëji një nder vetes dhe çoji të gjitha në djall. Pjesa më e bukur do të jetë kur të rikthehet duke thënë se gaboi. Shumë i papjekur dhe mbi të gjitha shumë vonë.

Është dembel
Do ta vini re menjëherë nëse ai është dembel. Atëherë mos prisni gjë prej tij.

Nuk thotë kurrë faleminderit
Ke përgatitur tortën për ditëlindjen e tij? Ke organizuar një festë surprizë për të? Asnjë falënderim? Ka disa fjalë në jetë që ndryshojnë gjithçka: “faleminderit”, “më fal” ose “të lutem”. Nëse nuk janë në fjalorin e një mashkulli atëherë më mirë ta humbësh sesa ta kesh.

Nuk merret me ju
Një ndër gjërat që acaron më shumë femrat: asnjë telefonatë në mëngjes, pasdite apo darkë? Gjëja më e keqe? Kur përgjigjen në telefon “Çfarë do?”

Flet gjithmonë për ish-en
Jo, një mashkull nuk duhet të flas për ish-të dashurën e tij dhe ti s’duhet të tolerosh apo ta lejosh të vazhdojë me çdo kusht. E nëse vazhdon sërish? Lëreni!

loading...
No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤