Gjeniu që shpiku WhatsApp-in, lindi në varfëri, në kohën e komunizmit…

Jan Koum është gjeniu që shpiku një nga aplikacionet që te gjithe e përdorim ditet e sotme më së shumti, WhatsApp-in. Ai lindi në varfëri në Europën komuniste dhe me deshiren e mire arriti te mesonte vetë si të punonte në kompjuter.

“Shkolla jonë, as banjë të brendshme nuk kishte”, rrëfen Koum, fëmijë i një muratori dhe një shtëpiakeje, i lindur në një fshat të vogël pranë Kievit.

“Imagjinoni pak dimrin ukrainas ku temperatura mbërrin deri ne minus 20 grade celsius. Mendoni një shoqëri ekstremisht të mbyllur; mund të lexoni për 1984-tën, por të jetoje atje është gjë tjetër. Kompjuter nuk kisha në fëmijërinë time, vetëm një numëruese”.

Në shtetin e mbyllur komunist, e tillë ishte fëmijëria e njeriut që e shiti shpikjen e tij, jo pak por 19 miliardë dollarë.

Programi i mesazheve të shpejta, dërgimit të fotove e të dhënave përmes lidhjes me internet, që Koum krijoi bashkë me ish kolegun e Yahoo-se, Brian Acton ka pasur një sukses marramendës: është në krye të listës së aplikacioneve duke numëruar miliona përdorues në muaj dhe llogaritet që në ditë, të kalojë më shume së 50 miliardë mesazhe.

Dikur i papunë, Jani kishte aplikuar për një vend në kompaninë Facebook dhe kërkesa i ishte refuzuar. Njeriu që kompjuterin e tij të parë e ka marre në moshën 19 vjeçare, tanimë, tek Facebook-kthehet si drejtues dhe anëtar bordi.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

CLOSE
CLOSE
logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤