Gilman Bakalli: Gruaja është përgjigja e shumë pyetjeve *

Pedagogu i Komunikimit zbuloi të fshehtat e tij në lidhje me dashurinë, martesën dhe gruan. Gilman Bakalli sot është në parajsë, por, në kujtim të tij, po ju përcjellim edhe një herë intervistën e tij dhënë kohë më parë për revistën MADAME MAPO.

A mbahet mend dashuria e parë? A kalon më parë nga stomaku? Si ndryshon bota pas martese? Lexoni përgjigjet e Gilman Bakallit

1 – E mbani mend dashurinë e parë? Kur ka ndodhur? Ku është ajo?
Dashuria e parë s’mbahet dot në mend, sepse je i verbër, pa objektiv të veçantë, por me të gjithë botën nën shënjestër.

2- Po të fundit, apo e para është edhe e fundit?
Të fundit e mbaj në mend krejt mirë. Kur hapa sytë, pashë që ishte ajo vajza, e cila është sot gruaja ime.

3- Çfarë kanë biondet që brunet s’e kanë?
Flokët dhe stereotipet.

4- Kur dëgjoni është ‘një grua e mirë’ çfarë u vjen në mend? Një grua, e kuruar apo e duruar?
Mendoj gjëra të ndryshme, si për shembull një gjellë të shijshme, pas së cilës lëpin gishtërinjt.

5- Ç’do të thotë për një burrë “dashuria kalon nga stomaku?
Është ajo ndjesia që kalon nga stomaku dhe të prish oreksin.

6- Martesa, zgjedhje apo zgjidhje?
Problem për zgjidhje në çift ose grup.

7- Tradhtia, pashmangshmëri e natyrshme apo devijim i paparashikueshëm?
Përpjekje për të gjetur vetveten.

8- Divorci, stacion apo ndërprerje e dhimbshme?
Ka divorce që janë më të lumtura se vetë martesat. Ka divorce që parandalojnë katastrofa

9- Kur dëgjoni fjalën ‘grua’, cili është asosacioni i parë: Ajo apo Nëna?
Femra

10- Sikur gruaja të ishte një këngë, cila do të ishte ajo?
Pjesa orkestrale Bolèro e Ravel!

11- Dhurata e fundit që keni bërë për një grua?
Çokollata.

12- Aventura, ka emrin grua apo shkon përtej saj?
Aventura ka emra të ndryshëm. Grua është vetëm njëri prej tyre. Por, e sigurt është që shumë aventura bëhen në emër të gruas.

13- Kur i thoni një gruaje që e doni?
Në liri të plotë dhe pavarësisht gjithçkaje. Shqip: kur të më vijë.

14- Emma Bovary, heroinë apo viktimë? (Flober shkroi në hyrje të romanit të vet: ‘Zonja Bovari jam unë”. A je ti një ‘zonja Bovari?’)
Në kuptimin e empatisë që mund të provoj për një grua që është nën trysninë e moralit social, mund të them që jam edhe “madam Bovarì”.

15- Lady Macbeth, fatalitet apo shans në jetën e një burri? Ose e thënë ndryshe, Lady Macbeth ose gruaja që të shtyn drejt pushtetit apo suksesit absolut, çfarë i bën një burri?
Gruaja që e shtyn burrin drejt suksesit apo pushtetit, ia heq burrit shtysën e brendshme që duhet për të shijuar suksesin dhe pushtetin. Suksesi ndodh. Pushteti fitohet.

16- Po t’ju ndodhte të binit në dashuri me një prostitutë, do të vepronit si Richard Gere tek “Pretty Woman”? A do të braktisnit një biznes, karrierën, një betejë për një dashuri?
Me kaq shumë variabla të panjohura s’mund të ndërtoj një pohim të besueshëm. Duhet të kem të paktën një element të sigurtë në dorë për të deduktuar diçka.

17- Më mirë një shef apo një shefe?
Pushteti nuk njeh gjini. Pushteti është aseksual. Në pushtet rrëzohen kategoritë “grua/burrë”.

18- Bota ndryshohet para apo pas martese? Po një burrë?
Bota ndryshohet para dhe pas martesës. Ka njerëz që e ndryshojnë botën edhe me anë të martesës.

19- Çfarë konsideroni seksi te një grua?
Seksin e saj.

20- Nëse do t’i bënit një gruaje një pyetje të vetme, cila do të ishte?
Çfarë kërkon nga unë?

21- Mendoni se gratë bëjnë shumë pyetje?
Tani, pas 21 pyetjesh, u kujtove ta bësh këtë pyetje?  Gruaja është përgjigja e shumë pyetjeve!

* ARKIV MADAME MAPO

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

CLOSE
CLOSE
logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤