Gabimet që bëjmë çdo ditë me lëkurën tonë

largea_clear-skin-beauty-copy1431972056

Eshtë gjithmonë stresuese kur zgjohesh në mëngjes dhe sheh që lëkura e fytyrës është bërë problematike. Tharja e saj, yndyra e tepërt, puçrat, apo pikat e zeza në lëkurë, apo edhe plasaritje të buzëve ka shumë mundësi që të jemi ne përgjegjësit e përkeqësimit të lëkurës së fytyrës. Ja disa prej gabimeve që bëjmë shpesh dhe nuk e dimë që i bëjmë dëm lëkurës.

Dushi i nxehtë. Duke bërë një dush me ujë të nxehtë ti mendon se po pastrohesh mirë, por në të vërtetë po bëni më shumë dëm. Sipas dermatologëve uji i nxehtë heq shtresat mbrojtëse të lëkurës, duke e bërë atë të thatë dhe pa jetë.

Larja e dhëmbëve. Dhëmbët zakonisht lahen dy herë në ditë, e mund të duket e çuditshme por larja e dhëmbëve sipas dermatologëve shpesh bëhet shkak për irritimin e mishrave të dhëmbëve apo prishjen e lëkurës së buzëve duke e plasaritur. Dermatologët këshillojnë që të përdorni një pastë dhëmbësh pa përmbajtje sodium.

Furça e makeup-it: furçat që përdorni për të aplikuar fondatinën duhet larë shpesh. Nëse ju e përdorni atë pa e larë shpesh kjo do të bëjë që lëkura të irritohet pas çdo aplikimi. Një furçë e tillë përmban shumë baktere, ndaj këshillohet që të lahet një herë në javë

Të flesh me flokët e lëshuara: flokët janë pjesa më e ekspozuar e trupit tonë, ndaj duke qenë se flokët nuk këshillohet të lahen çdo ditë, ato janë të mbushura me baktere. Gjatë natës këshillohet që flokët të kapen për të evituar përhapjen e baktereve nëpër fytyrë.

Celulari: Duke qenë se celulari shpesh kthehet në fole bakteresh duke folur gjatë në telefon, bëjmë që këto baktere të kalojnë në fytyrë. Nëse nuk i evitoni dot telefonatat e gjata, merrni një pecetë antibakeriale dhe pastroni me të celularin herë pas here.

loading...
No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤