Frankfurti, Mainhattan i Gjermanisë

11005986_10152545610571627_1806119821_n

Me flladin nëpër flokë, ndihesh zot i vëzhgimit. Ndryshe nga çdo vend tjetër observacioni, kati i 56 i Kullës Mein është i hapur për elementët.

Afro 200 metra lartësi gjithçka rrethohet me qiejgërvishës që të frymëzojnë nofkën e Frankfurtit si Main-hattan.

Balerini dhe koreografi shqiptar që prej vitesh jeton atje, Brigel Gjoka bën një guidë për ta njohur më mirë qytetin

70652081

Poshtë kullës Main qyteti shtrihet si një hartë 3D: në veri janë malet Taunus, më poshtë, duke ndjekur linjën e fortifikimeve të lashta është një brez i gjerë i gjelbër parku; në jug, përqark lumit Main, është periferia e Sachsenhausen. Frankfurti është kompakt, me shumë rrugë pedonale, kështu që mund të ecet gjithandej, gati për t’u hedhur mbi tramvaj kur këmbët nisin të ankohen. Ndalesa e parë në Frankfurt është patjetër shtëpia e fëmijërisë së Gëtes, me skrivaninë ku ai shkroi “Vuajtjet e Djaloshit Verter” në katër javë, duke qëndruar në këmbë. Por ka më shumë nga Frankfurti përtej Gëtes; qyteti ka luajtur një rol të rëndësishëm në historinë e Gjermanisë. Në Kaidersdom, Katedralja me gurë ranorë të kuq e Shën Bartolomeut, zgjidheshin mbretër dhe kurorëzoheshin perandorë për më se 450 vjet. Aty pranë është Paulskirche; pas Revolucionit të Marsit më 1848- ën, Kisha e Shën Palit mirëpriti Asamblenë e Parë Kombëtare të Gjermanisë, ndërsa vendi hodhi hapat e parë drejt demokracisë. Në mes është Römerberg, sheshi i madh që prej kohërave të mesjetës . Në zemër të qytetit, i shtrirë me restorante është Grosse Bockenheimer Strasse, i njohur rëndom si “Fressgass”, apo Rruga Scoffer.

Vendet për të mos u humbur

o_01_staedel_aussen_0

Vendet për të mos u humbur në Frankfurt janë muzetë. Më të spikaturit janë Städel , Muzeu Gjerman i Arkitekturës, Muzeu Gjerman i Artit Modern, Muzeu i Arteve të Aplikuara, etj. Në brendi të Muzeut të Artit Modern, gjen punët e Warhol, Beuys dhe Lichtenstein.

Städel-Museum06

STAEDEL-6275

Koha më e mirë për ta vizituar

Koha më e mirë është fundi i pranverës ose fillimi i verës , por për të vizituar muzetë nuk ka kohë të caktuar. Mund të shkosh kurdoherë.

Ku të kthesh një gotë

061

“Jimmy’s Bar” është një piano bar e stili amerikan që tërheq klientelë të rregullt drejtuesish biznesi për pijet pas pune dhe socializim. Shumë i frekuentuar në fundjava dhe panaire. “Kleinlaut & Braun”, një vend elefant i fshehtë që tërheq kërcime nën tingujt j pop, funk e tekno të DJ-ve. Shumë modern. “Casablanca Bar”, një vend me karrige lëkure, llamba marokene dhe postera filmash. Mund të kënaqesh nën tingujt e pianos dhe të provosh ndonjë nga pijet e banakierit maroken Ahmet Ayberk. “Club Voltaire”, parajsa e poetëve, muzikantëve, aktivistëve dhe liberalëve. “Dauth Schneider” është taverna 150 vjeçare ku mund të shijosh verë molle. “Strandperle” një nga vendet më popullore gjatë muajve të verës për pasdite ose një pije mbrëmësore. “Luna Bar” është ndoshta bari që bën koktejet më të mirë në të gjithë Gjermaninë.

maxresdefault (1)

Ku ta shijosh kulinarinë vendase

Eberts-Suppenstube-2

Në gjuetinë e drekës frankfurtiane, mund të ndalosh te “Schreiber” një vend i vogël në Kleinmarkthalle, tregun qendror, për të shijuar një pjatë të freskët me salsiçe të ziera. Vende të tjera ku mund të shijosh gatime të shijshme janë “Ebert’s Suppenstube”, “Villa Rothschild” apo Restoranti i Kullës Main. Duhani është i ndaluar thuajse në të gjitha baret e restorantet e Frankfurtit, por lejohet në shumë “beer gardens”
Pjata tipike

672835752_475df73f8d_b

Në qendrën financiare të Europës përfaqësohen thuajse të gjitha kuzhinat e botës. Për vegjetarianët ka gjithnjë një pjatë pa mish në menynë gjermane dhe sallatat e vërteta janë shumë popullore ( megjithëse shpesh të servirura me proshutë). Kontributi më i famshëm i qytetit për dietën e botës është Frankfurter Würstchen; një salsiçe e hollë derri e tymosur, ekuivalente e hotdog-ut. Grüne Sosse është një krem salce erëzash që serviret me patate dhe vezë të ziera. Pjata me emrin e çuditshëm “Handkäs mit Musik” (që fjalë për fjalë do të thotë “djathë duarsh me muzikë”) konsiston në copa djathi të mbuluara me qepë të gjalla, vaj dhe uthull të servirura me bukë dhe gjalpë. Pastaj është “Rippchen” ose copa e derrit e servirur me lakër turshi si edhe Schlachtplatte, një asortiment salsiçesh dhe mishrash të tymosur. Të gjithë këto serviren me pijen e veçantë të Frankfurtit Apfelwein; verë molle.

Frankfurter-rippchen-mit-kraut-kpl.001-1

Gruene_Sosse

wiener-wuerstchen

apfelwein

Ku të hedhësh dy hapa

3

Mund të shëtisësh përgjatë lumit Main, ose në pyjet e qytetit.

Ku të shpenzosh ca para për shopping

topnews1-15566-org

Zgjidh leverdinë, qasjen dhe përzgjedhjen. Këto janë fjalëkyçet e qendrave më të mira tregtare në Frankfurt. Mund të hysh e të dalësh shumë shpejt e të shohësh mijëra gjëra. Edhe pse ofrojnë marka cilësore, “Peek and Cloppenburg” gjithashtu kanë veshje për shtresa të mesme. “Marc O’Polo” ku mund të qeni veshjet moderne të përditshme, me fibra natyrale dhe pamje rinore. “Hallhuber” ku mbizotërojnë trendet me çmimet të mira. Zeilgalerie është një dyqan i madh në qendër të qytetit i njohur sa për arkitekturën aq edhe për shopping-un. “Zeil” ose “Fifth Avenue” e Gjermanisë është shtëpia e një pasurie boutique-sh dhe dyqanet specialitetesh. Hessen Center ofron më shumë se 115 dyqane të ndryshëm “Goethestraße” vendi ku dot ë gjeni veshjet hautecouture. Chanel, Ferragamo, Burberry, Jil Sander, Gucci, Versace, Tiffany, Prada dhe Hermes janë vetëm disa nga stilistët më të mëdhenj që gjenden këtu.

Pak informacion për vendasit
Bërës të parave, bankierë dhe biznesmenë gjithandej 

Qyteti shëtitet më mirë me…
Këmbë ose biçikletë.

frankfurt-roemerberg

Ku të shpengohesh netëve
Për t’u kënaqur mbrëmjeve në Frankfurt mund të zgjidhni “Club Travolta” për ca ritme të këndshme hiphop . Cocoon club me atmosferë Ibize, shkëlqim teknoje dhe glamour.
Gibson Club është aktualisht më i papari, i hapur prej pak vitesh në qendrën e qytetit ai mirëpret muzikë live gjatë javës dhe shndërrohet një ndër klubet më të nxehtë të natës në fundjavë.

Këshilla ekstra
Ejani të shihni “The Forsythe Company” pasi keni shijuar historinë e Frankfurtit. 

maxresdefault

loading...
No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤