Pamjet e fundit të Marilyn Monroe pak para se të ndahej nga jeta

marilyn-monroe-wallpaper-4

Marilyn Monroe u gjet e vdekur në dhomën e gjumit të shtëpisë së saj në Brentwood nga psikiatri i saj, Dr. Ralph Greenson, në orët e para të mëngjesit të 5 gusht 1962.

Greenson ishte thirrur nga shërbetorja e Monroe, Eunice Murray, e cila kishte kuptuar se diçka nuk po shkonte.

Murray kishte parë dritën nën derë e dhomës të Monroe, ndërsa ka tentuar të futej brenda por dera e dhomës së saj ishte e kyçur.

Vdekja u konfirmua zyrtarisht nga mjeku i Monroe, Dr Hyman Engelberg, i cili arriti në shtëpi rreth orës 3:50 të mëngjesit.

Vdekja e papritur  yllit të kinematografisë amerikane ishte një lajm në faqen e parë të gazetave në Shtetet e Bashkuara dhe në Evropë, ndërsa sipas Lois Banner kjo pati një ndikim shumë negativ tek publiku, pasi ne vetëm pak kohë pas vdekjes së saj, numri i vetëvrasjeve në Los Anxhel u dyfishua.

Ndërsa funerali i aktores u mbajt më 8 gusht në ‘Memorial Park’, ku morën morën pjesë miqtë dhe bashkëpuntorët e saj më të afërt, qindra njerëz mbushën rrugët rrugët përreth varrezave.

Popullariteti i qëndrueshëm i Monroe është i lidhur më shumë me imazhin e saj.

Ndërsa kujtojmë se nga njëra anë ajo konsiderohet si një simbol seksi, ikonë e bukurisë dhe një nga yjet më të famshme të kinemasë klasike Hollivudit. Nga ana tjetër, ajo kujtohet edhe për jetën e saj të trazuar private, fëmijërinë e paqëndrueshme, lufta për respektin profesional, si dhe vdekjen e saj dhe teoritë e konspiracionit që rrethojnë atë.

Ky është filmimi i fundit i njohur i Monroe, i bërë pak para se ajo tragjikisht i dha fund jetës.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

CLOSE
CLOSE
logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤