Fotoja që mund t’ju shpëtojë jetën…

Pjesa më e madhe e njerëzve besojnë se një gungë apo një ndryshim i masës dhe formës së gjoksit, janë simptomat që tregojnë kancerin e gjirit. Por kjo foto e postuar nga një vajzë e diagnostikuar me kancer tregon se këto nuk janë shenjat e vetme.

Claire Warner postoi këtë imazh të gjoksit të saj në rrjete sociale. Në foto dallohet një shenjë poshtë gjoksit, si e djegur, që është vendi ku mjekët i bënë biopsinë. Kjo ndodhet pranë një shenje tjetër, gati të padukshme, që tregon kancerin: bëhet fjalë për një gropëz.

Warner e publikoi këtë foto në Facebook sëbashku me një mesazh inkurajues për femrat, që të kontrollojnë anormalitetet në gjoksin e tyre, jo vetëm kur dalloj një gungë, por edhe në rastin kur u shfaqet një shenjë e ngjashme. Postimi i saj është shpërndarë më shumë se 25 mijë herë./Tv Klan/

fotoja-kancerit-933x445

loading...
No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤