Fotografitë e rralla të mbretit Zog dhe mbretëreshës Geraldinë gjatë vizitës në Stamboll

View Gallery
4 Photos
Fotografitë e rralla të mbretit Zog dhe mbretëreshës Geraldinë gjatë vizitës në Stamboll
Geraldine 1

Fotografitë e rralla të mbretit Zog dhe mbretëreshës Geraldinë gjatë vizitës në Stamboll
Geraldine 2

Fotografitë e rralla të mbretit Zog dhe mbretëreshës Geraldinë gjatë vizitës në Stamboll
Geraldine 3

Fotografitë e rralla të mbretit Zog dhe mbretëreshës Geraldinë gjatë vizitës në Stamboll
Geraldine 4

Largimi i familjes mbretërore shqiptare nga atdheu, si arsye e pushtimit fashist, ka ngjallur një interes të veçantë në shtypin francez të kohës.

Gazetat Paris-soir (maj, 1939) dhe L’Intransigeant (korrik, 1939) kanë botuar fotografitë e rralla të Mbretit Zog dhe Mbretëreshës Geraldinë gjatë mbërritjes dhe largimit të tyre nga Stambolli.

Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, i ka sjellë ato për publikun shqiptar:

Asnjë dokument nuk kishte ardhur që nga ngjarjet dramatike në Shqipëri. Mbretëresha Geraldinë, e cila sapo ishte bërë nënë, e sëmurë, u desht të linte me ngut mbretërinë e saj. Mbreti Zog shkoi pranë saj. Sot, ajo është shëruar plotësisht. Së bashku, ata gjenden në vendin e ri të mërgimit të tyre: Stamboll.

Djali i mbretëreshës Geraldinë, ende në gjumë, i bartur nga infermierja e tij, arrin në tokën turke.

Disa momente më vonë, gruaja e re e mban ende nën kujdesin e saj të vëmendshëm.

Mbreti Zog i Shqipërisë dhe Mbretëresha Geraldinë vazhdojnë, gjatë mërgatës së tyre, rrugën drejt Anglisë dhe Francës. Ata po priten në kështjellën e La Maye, në Versajë, ku dhe do të banojnë. Ne i shohim ata, këtu sipër, në Stamboll, duke u ngjitur në anijen « Bessarabia », për të shkuar në Konstancë, në Rumani.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤